Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Mashtrim 115 mijë euro për mobilimin e shtëpisë së prindërve të këngëtares Qerreti, në fund të muajit pritet rihapja e hetimeve

12:01 / July 23, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Bleona
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Elton Qyno

Një kompani private që merret me arredimin e zyrave, banesave, ka mashtruar këngëtaren e njohur Bleona Qereti, duke i marrë kësaj të fundit një shumë prej 115 mijë euro.
Këngëtarja kishte lidhur një kontratë me kompaninë e arredimit, ku qëllimi ishte mobilimi I plotë i shtëpisë së prindërve në Tiranë.


Vetë këngëtarja jetonte në Amerikë, duke ndjekur kryerjen e punimeve dhe mobilimin e shtëpisë, përmes fotove dhe videove që i dërgonin arkitektët e kompanisë ë ajo kishte zgjedhur për mobilim.
Por kur arredimi është kryer dhe këngëtarja ka paguar një shumë prej gati 115 mijë euro, kjo e fundit është kthyer në Shqipëri, duke monitoruar mobilimin, cilësinë e tij dhe aksesorëve të tjerë elektrikë.
Këngëtarja Qerreti ka vënë re se mobilimi nuk ishte i cilësisë së dakordësuar në kontratë dhe për më tepër nuk ishin kryer një seri punimesh në shtëpi.


Bleona Qerreti, ka kërkuar shpjegime nga kompania e arkitektimit për cilësinë e dobët të mobilimit dhe mos kryerjen e punimeve, por kompania nuk ka pranuar të përmbushë kontratën duke e cilësuar të mbyllur shërbimin për mobilimin e shtëpisë.


Nisur nga lindja e këtij konflikt mes dy palëve, Bleona Qereti, i është drejtuar me një kallëzim penal prokurorisë së Tiranës, duke kërkuar ndjekjen penale për drejtuesit e kompanisë së arkitektimit.
Çështja është regjistruar në prokurorinë e Tiranës, por shumë shpejt dosja është çuar në gjykatë për pushim.


Ditën e djeshme ishte seanca e parë në Dhomën Penale të Gjykatës së Tiranës, ku gjyqtari Kujtim Vranici, kishte thirrur këngëtaren e njohur për të dhënë pretendimet e saj.


Ndërkohë si përfaqësues i akuzës në gjyq nuk ishte prokurorja që kishte bërë kërkesën për pushimin e dosjes, pasi ajo tashmë është shkarkuar nga “Vettingu”, por akuza në këtë proces përfaqësohej nga prokurori tjetër Bledar Valikaj.


Ky i fundit i ka kërkuar gjyqtarit Kujtim Vranici, të kthente dosjen për rihetim pasi çështja kishte nevojë për një rimedinsionim të hetimeve, pasi shumë verifikime nuk janë kryer.


Edhe këngëtarja Bleona Qereti, i ka kërkuar gjyqtarit Kujtim Vranici, që çështja e iniciuar prej saj, të rikthehet për rihetim.


Pritet që në fund të këtij muaji gjyqtari Kujtim Vranici, të marrë vendim lidhur me këtë çështje, ku gjasat janë që dosja të kthehet sërish për rihetim.

Bleona Qerreti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti pas përmbysjes së motorit

22:18 / July 18, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

U fut për t’u larë në det, humb jetën i moshuari në Shkëmbin e Kavajës/ Detajet e para

21:36 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.