Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak në Tiranë, këtë të hënë degradoi në përplasje fizike mes këshilltarit socialist Halit Valteri dhe atij të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit. Të dy pretendojnë për dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Këshilltari socialist, Halit Valteri ka depozituar një kallëzim në polici, ku pretendon se është goditur me grusht dhe objekte nga Tedi Blushi. ”Erdha për të dhënë sqarim për këtë ngjarje të shëmtuar për këtë provokim që m’u bë në Këshillin Bashkiak, ku rrugaçëria dhe dhuna e narkoshtetit mori përgjigjen e merituar, siç e mori në dyert e komisariatit dhe në çdo strofull të krimit…
Author: tirana
Pano Soko, Kryetar i kryesisë “Nisma Thurje”, flet për atentatin me 3 viktima dhe 1 të plagosur në Memaliaj, ku thotë se grupet kriminale po tentojnë të përdorin të gjithë vendin në funksion të ekonomisë së tyre. Ai tha se janë jo pak, por 4.8 mld euro, që kjo ekonomi e krimit, që është shumë më e madhe se çdo industri tjetër në vend, do të krijojë përplasje. ”Këtu qarkullojnë paratë, këtu lahen edhe hesapet. Nëse në këtë vend qarkullojnë 4.8 mld euro, që kalon çdo shumë të ekonomisë shqiptare, natyrisht që do të kemi përplasje të tilla. Kush e…
Sali Berisha ka reaguar në lidhje me përplasjen fizike në Këshillin Bashkiak të Tiranës mes Tedi Blushit dhe Halit Valterit. Sipas Berishës, sulmi ndaj Tedi Blushit është një akt rrugaçërie, ndërsa ftoi të gjithë qytetarët që ti bashkohen protestës para bashkisë te enjten në orën 11:00. “Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt rrugaçërie të tij dhe këshilltarëve të tij dhe i them se personalisht do bëhesh përgjegjës për aktin më të vogël të dhunës dhe rrugaçërive ndaj këshilltarëve”, tha Berisha. Mësohet se Valteri ka kallëzuar në polici për dhunë sekretarin e Përgjithshëm të PL-së, Tedi Blushin. Incidenti solli…
Ish-kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi mbështet Kamala Harris për të siguruar nominimin e partisë për zgjedhjet presidenciale të nëntorit. Ajo është një prej figurave më të larta që kanë ofruar mbështetje për nënpresidentin amerikane, Kamala Harris, pasi presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për rizgjedhje në mes të shqetësimeve nga figura brenda Partisë Demokratike se ai nuk do të mund të mposhte republikanin Donald Trump. Pelosi tha se ajo i ofron “mbështetje entuziaste” përpjekjeve të Harrisit që të fitojë nominimin e partisë për të garuar në zgjedhjet e nëntorit. Pas tërheqjes së Bidenit, shumë zyrtarë të lartë…
Kryeministri Edi Rama ka shprehur mirënjohjen për punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët në këto ditë të nxehta kanë ofruar ujë të freskët për qytetarët dhe turistët në Durrës. Veprimi i tyre është postuar në Facebook-un e kreut të qeverisë, përmes një video. Turizimi vijon që të jetë kryefjalë e qeverisë Rama, ku promovimi nuk ka munguar për asnjë vend të Shqipërisë.
Ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç vijon me teori konspiracioni, me synimin për ta kthyer një krim në çështje politike. Ai thotë se vrasja e policit në Llozhnicë nga Faton Hajrizi ishte me paramendim dhe pretendon se në atë ngjarje janë të përfshira dhe disa qendra të ndryshme pushteti në Kosovë. Duke i kthyer përgjigje thirrjeve të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, Daçiç vijon me gjuhën e urrejtjes duke akuzuar qeverinë në Prishtinë se vrasjen e kryer nga Hajrizi e lidh me krimin dhe jo me terrorizmin. “Ata tani po përpiqen të dalin nga ajo situatë, ai u arratis nga…
Bebe Rexha do të performojë në ngjarjen më të madhe kulturore në Kosovë, në festivalin ”Sunny Hill” që organizohet nga Dua Lipa. Përpara se të shkojë në Kosovë, ajo duket se po shijon disa ditë pushimi në Greqi. Këngëtarja shqiptare është shoqëruar në këto pushime nga motra e artistes tjetër shqiptare, Rit Orës, Elena. Ata duket se ruajnë një miqësi të mirë me njëra-tjetrën, pasi janë parë bashkë edhe në evente të tjera. View this post on Instagram A post shared by Bebe Rexha (@beberexha)
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, thotë se Serbia ka dërguar shenjat e gishtërinjve të personit të vrarë më Serbi, si i dyshuar për vrasjen e policit në kufi. Sipas njoftimin, ato shenja janë krahasur me shenjat e gishtërinjve të Faton Hajrizit dhe të njëjtat janë përputhur. ”Lidhur me rastin e pretenduar nga ana e Serbisë të vrasjes së qytetarit të Kosovës në Serbi, informojmë opinionin publik që sapo jemi njoftuar nga Drejtoria e Bashkëpunimit Ndërkombëtar Polico- ILECU e Policisë së Kosovës se autoritetet serbe, më datë 22/07/2024, kanë dërguar shenjat e gishtërinjve të një personi dhe…
Deputeti i PS-së, Erion Braçe ka komentuar gjobitjen e fermerëve në Maliq duke kundërshtuar veprimet e Policisë së Shtetit. Ai thekson se kjo situatë nuk zgjidhet përmes gjobave, por përmes zgjidhjes së problemeve të fermerëve. Sipas deputetit socialist, për shkak të monitorimit të disa baktereve nga Universiteti Bujqësor që merr fonde publike, patatja e Divjakës, e Korçës dhe e Kukësit nuk tregtohet dot në vendet e Bashkimit Evropian. Dhjetëra fermerë në Maliq u gjobitën me 100 mijë lekë të reja gjatë protestës për mungesën e tregut. Shkak sipas policisë edhe në arsyetimin e gjobave është zënia e sipërfaqes rrugore të…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të hënë në Kolsh të Lezhës, ku një adoleshent është rrëmbyer nga dy 19-vjeçarë të cilët më pas e kanë ngacmuar seksualisht dhe e kanë nxjerrë live në rrjetin social TikTok. Njoftimi i Policisë Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Gj., 19 vjeç, dhe A. Ll., 19 vjeç, të dy banues Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë. Arrestimi i tyre u bë pasi një 17-vjeçar bëri kallëzim në Komisariatin e Policisë Lezhë, duke treguar se më datë 21.07.2022, rreth orës 22:30, është marrë…
Sulmuesi shqiptar, Mirlind Daku ka gjetur golin, që në ndeshjen e parë të kampionatit rus. Sulmuesi kuqezi shfrytëzoi në maksimum një asist të Vadës, për të ndëshkuar portën e skuadrës së Parit që në minutën e pestë. Ylli kuqezi bëri rolin e “kamarierit” edhe në minutën e 33-të, duke shërbyer për Zotov. Një nisje e mbarë për Dakun, i cili vjen në këtë sezon, pas shumë polemikave të shkaktuara për Europianin.
Me 140 vota në vitin 2016 në Kuvendin e Shqipërisë u votua Reforma në Drejtësi, dhe për këtë moment Ambasada e SHBA-së në Tiranë, përgëzon popullin shqiptar për mbështetjen e tij në zbatimin e saj të pakthyeshëm. ”Ne jemi krenarë që kemi qëndruar me popullin e Shqipërisë në këtë përpjekje të vështirë dhe të guximshme. Do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë institucioneve të drejtësisë dhe qytetarëve të Shqipërisë, teksa ata vazhdojnë të bëjnë përparim në luftën kundër korrupsionit dhe sjelljen e Shqipërisë më pranë bashkësisë euro-atlantike të kombeve”, thuhet në deklaratë. Deklarata e plotë Në këtë përvjetor të tetë të…