Drejtoresha e Shërbimit Sekret amerikan, Kimberly Cheatle tha se atentati ndaj ish-presidentit Donald Trump, ishte “dështimi më i madh operacional” i agjencisë në dekada. Kimberly Cheatle u tha ligjvënësve amerikanë gjatë një seance dëgjimore në Kongres të hënën se “më 13 korrik ne dështuam”. Cheatle tha se ajo merr përgjegjësinë e plotë për gabimet e agjencisë në lidhje me sulmin në tubimin e Trumpit të mbajtur në Pensilvani më 13 korrik. Cheatle po dëshmon para një komiteti të Kongresit, ndërsa po shtohen thirrjet që ajo të japë dorëheqje për shkak të dështimeve të sigurisë në tubimin, ku një 20-vjeçar i…
Author: tirana
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali priti sot kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, ambasadorin Michel Tarran. Spiropali i uroi ambasadorit Tarran suksese në misionin e tij në Shqipëri. Sipas saj, shumica parlamentare ka mirëpritur që në fillim çdo ide për votimin në Kuvend të reformës zgjedhore. “Diskutuam për reformën zgjedhore për të cilën, shumica jonë parlamentare ka mirëpritur që në fillim çdo ide, angazhim në lidhje me përshpejtimin e punës përmbajtësore dhe votimin në Kuvend, si dhe vijimin e bashkëpunimit në kuadër të projektit PACEP e specifikisht për sistemin e-Legjislacioni”, theksoi Spiropali. Në vijim të…
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu është intervistuar nga Prokuroria Speciale e Kosovës lidhur me deklaratat e saj për arratisjet nga burgjet e Kosovës dhe për një deklaratë të dhënë në një nga mediat e Kosovës. ”Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, njofton opinionin publik se me autorizim të Prokurorisë Speciale, sot është intervistuar Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, me qëllim të sqarimit të deklaratës së saj të dhënë në mediumin TV Dukagjini, në emisionin “Debat Plus’’ më datë 02 Korrik 2024, lidhur me takimet dhe diskutimet e mundshme me prokurorë dhe gjyqtarë për raste të caktuara, si dhe postimin e…
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka reaguar në platformën X, pasi Tedi Blushi goditi Halit Valterin në mbledhjen e Këshillit Bashkiak këtë të hënë. Ndërsa e konsideron sjelljen vandale, Veliaj thekson se kjo është shenjë dëshpërimi, jo force nga ana e Tedi Blushit. “Sot Këshilli Bashkiak kishte për të votuar hapjen e 2 çerdheve të reja, abonetë falas për studentët, miratimin e shkollës Ecole 42 për të rinjtë, zonën e lirë ekonomike TEDA për 5 mijë vende pune të reja dhe grantin e Katarit për sheshin fundor tek Bulevardi i Ri. Por Ilir Meta dhe rrugaçi i fundit që i…
Nga 26 korriku deri më 11 gusht në Paris do zhvillohen Lojërat Olimpike. Në këtë garë botërore, Shqipëria do të përfaqësohet me 8 sportistë, teksa do kërkohet medalja e parë e cila do ishte historike për vendin tonë. Katër janë sportistë të kualifikuar në këtë turne, me shpresën e madhe që është te atletika dhe mundja. Atletja Luiza Gega do të garojë në 3000 m me pengesa, ndërkohë mundësit e stilit të lirë Zelimkhan Abakarov (pesha 57 kg), Islam Dudaev (pesha deri në 65 kg) dhe Chermen Valiev (pesha 74 kg) kanë pritshmëri. Kurse 4 sportistë të tjerë e kanë…
Situatë kaotike dhe plot tension, është ajo që po ndodh në mbledhjen e sotme të Këshillit Bashkiak të Tiranës. Një debat është zhvilluar mes këshilltarit të Partisë së Lirisë, Tedi Blushit dhe kryebashkiakut Erion Veliaj. Gjatë debatit, Blushi i ka hedhur dosjen Veliajt, ndërsa ka ndërhyrë në konflikt menjëherë edhe këshilltari socialist, Halit Valteri, i cili duke i dalë në mbrojtje kryebashkiakut ka shtyrë Sekretarin e Përgjithshëm të PL-së. Në këtë moment Blushi i është kundërpërgjigjur Valterit duke e gjuajtur me grusht. Pas këtij debati të ashpër, kryetarja e këshillit ka kërkuar ndërhyrjen policisë bashkiake. Mbledhja u ndërpre pas incidentit…
Sipas një raporti të fundit, në Shqipëri punohet mesatarisht rreth 44 orë në javë, gati 8 orë më shumë sesa në vendet e BE-së. Shqipëria renditet kështu i dyti në Europë pas Turqisë për orët më të gjata të punonjësve në punë. “Shqipëria është një vend ku punonjësi vlerësohet për nga orët e gjata të punës. Një punonjës sot duhet të vlerësohet në bazë të produktivitetit. Produktiviteti është rritur nëse punojnë më pak”, thotë eksperti Erion Muça. Orët më të pakta të punës në Shqipëri i kanë punonjësit e administrimit publik apo shërbimeve sociale me 40 orë në javë. Nismën…
Alexander “Sasha” Kasanof ka marrë detyrën e zëvendësndihmës sekretarit për Ballkanin Perëndimor, ka njoftuar Departamenti amerikan i Shtetit. Këtë post paraprakisht e kishte mbajtur Gabriel Escobar, mandati i të cilit përfundoi në maj të këtij viti. Kasanof që nga 19 korriku, sipas ueb-faqes së DASH-it, është edhe zëvendës ndihmës i sekretarit për Media dhe Diplomaci Publike në Byronë për Çështje Evropiane dhe Euroazi të DASH-it. Kasanof kishte shërbyer si asistent ekzekutiv nën ish-nënsekretaren për Çështje Politike, Victoria Nuland, dhe gjatë mandatit të ushtruesit të detyrës së nënsekretarit për Çështje Politike, John Bass. Kasanof ka shërbyer në Irlandë, Turkmenistan, Kili dhe…
Masakra me 3 të vrarë dhe 2 të plagosur në Memaliaj, e gjeti ministrin e Brendshëm, Taulant Balla përballë deputetëve në komisionet parlamentare. Për Ballën, ngjarja e Memaliajt nuk mund të jetë njësi matëse për të vlerësuar punën e policisë, ndonëse pranoi se ka përgjegjësi për situatën mes forcave blu. ”Vlerësimi i performancës së policisë nuk mund të bëhet mbi ngjarje të caktuara. Unë jam po aq zemërthyer edhe ngjarjes së fundit në Memaliaj. Padyshim që policia duhet të marrë përgjegjësinë për çdo jetë të humbur”, tha ministri Balla. Në Komisionin e Ekonomisë, ku prezantoi projektligjin për Policinë e Shtetit,…
Rreth 800 të dënuar në burgjet greke, mes tyre edhe shumë shqiptarë kanë hyrë në një grevë urie. Ata ankohen se janë shkelur të drejtat me ndryshimet e shpeshta që i janë bërë kodit penal në Greqi. Të burgosurit pretendojnë se drejtësia greke nuk u njeh të drejtën e lirimit me kusht dhe po i mban në burg në mënyrë të paligjshme. Nëpërmjet kësaj greve ata kërkojnë që të trajtohen me kodin e vjetër penal me të cilin janë dënuar me formë të prerë dhe jo sipas ndryshimeve të fundit që u rrit vitet e dënimit dhe u shtyn lirimin…
Kamala Harris raportohet se ka folur me ish-presidentët Barack Obama dhe Bill Klinton, si dhe me ish-sekretaren e shtetit, Hillary Clinton. CNN shkruan se Harris kaloi 10 orë në telefonata të dielën pasdite dhe në mbrëmje për të mbledhur mbështetjen e liderëve demokratë pas tërheqjes së Biden nga gara e nëntorit. Në deklaratën e tij publike, Obama ende nuk e ka shprehur mbështetjen e tij për Harris, duke mbetur po aq neutral sa në 2020. Nga ana tjetër, Klintonët shprehën mbështetjen e tyre për zv.presidenten.
UEFA ka hedhur këtë të hënë (22 korrik) në Nion të Zvicrës shortin për turin e tretë kualifikues të Conference League, teksa dy skuadrat shqiptare Egnatia dhe Partizani janë njohur me rivalët e mundshëm në rast kalimi të turit të dytë. Egnatia nëse do të arrijë të kualifikohet ndaj Vikingur Reykjavik (Islandë), do të përballet me fituesin e duelit Virtus A.C. 1964 (San Marino)- FC Flora Tallinn (Estoni). Partizani ka përballë skuadrën Iberia 1999 (Gjeorgji) në fazën e dytë dhe në rast kualifikimi do të ketë përballë në turin e tretë fituesin e sfidës Istanbul Başakşehir (Turqi)-La Fiorita 1967 (San…