Policia e Pogradecit po vijon hetimet në lidhje me ngjarjen e ndodhur këtë mëngjes, ku një sasi tritoli shpërtheu në një pallat në lagjen numër 2. Sipas burimeve të siguruara pranë policisë deri tani janë shoqëruar 3 persona si të dyshuar mbi ngjarjen, që janë duke u pyetur. Ndërkohë ende nga kamerat e sigurisë nuk është nxjerrë diçka konkrete për të shkuar tek autori i vërtetë i ngjarjes. Sasia e tritolit shpërtheu rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së Meardi Berberit. Mësohet…
Author: tirana
Një banesë është përfshirë nga flakët në lagjen Sheq i Madh në Fier. Kanë qenë fqinjët që kanë parë të dalë tym nga banesa dhe kanë njoftuar repartin zjarrfikës. Falë ndërhyrjes së shpejtë të tyre, është bërë e mundur neutralizimi i flakëve. Në momentin kur ka rënë zjarri, në banesë nuk ndodheshin njerëz. Nga zjarri ka pasur dëme të shumta materiale. Shkaku i zjarrit dyshohet të jetë një ventilator që ishte lënë në punë. Në vendngjarje ka mbërritur edhe policia për zbardhjen e shkaqeve.
Një anije ka shkaktuar trazira mesditën e së shtunës (20/7) në plazhin e Agios Stefanos në Mykonos me dallgët që ka ngritur. Sipas njoftimit të rojes bregdetare, vala e madhe ka marrë me vete dy pushues, të cilët u plagosën. Në të njëjtën kohë u zhdukën shezlongët, si dhe sendet personale të personave që po laheshin në plazhin e Agios Stefanos. Me ankorimin e anijes në portin e Rafinës, zyrtarët e Autoritetit Portual të Rafinës proceduan në arrestimin e kapitenit për shkelje të neneve 291 par. nga pakujdesia”. Një hetim paraprak po kryhet nga Autoriteti Portual i Mikonos.
Saranda, një nga perlat e bregdetit jugor të Shqipërisë, është destinacioni perfekt për pushime verore, shkruan Francesco Giuliani në të përditshmen italiane “Gaeta.it”. Me klimën e saj mesdhetare, ujërat e kristalta të detit Jon dhe pasurinë e vendeve historike, Saranda ofron një eksperiencë të paharrueshme për vizitorët në gusht. Më poshtë vijon një udhëzues se çfarë duhet të vizitoni dhe të bëni në këtë qytet magjepsës shqiptar. Plazhet dhe deti Plazhet me rërë dhe limanet e fshehura ofrojnë një mjedis ideal për relaks dhe not. Në gusht, temperaturat e larta e bëjnë atë vendin ideal për të shijuar detin. I…
Një sasi lënde plasëse u vendos në orët e para të mëngjesit në shtëpinë e një personi me precedent kriminal, të identifikuar si Meardi Berberi. Në pamjet shihet se si muri në pjesën e përparme të pallatit ku ndodhi shpërthimi është shembur. Ndër të tjera dëmet shihen edhe në mure dhe xhama, të cilët janë thyer nga forca e shpërthimit.
Do të dëshmojnë sot në SPAK bashkëshortja e Aleks Nikës dhe xhaxhai i të ndjerit! Bashkëshortja e Nikës, Rajmonda Nika dp të paraqitet në orën 10:00, ndërsa xhaxhai i viktimës, Mark Nika në orën 12:00, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha. Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin, pas rihapjes së hetimit për 21 Janarin. Pas një viti kundërshtish gjyqësore nga Rajmonda Nika, bashkëshortja e të ndjerit Aleks Nika, SPAK iu bind Gjykatës së Lartë dhe regjistroi “21 janarin” një ditë më parë. Pavarësisht se në denoncim përmendet ish-kryeministri Sali Berisha, ish-ministri…
Është ndarë papritur nga jeta TikTok-eri i famshëm grek, në moshën 26 vjeçare. Ky lajm ka qenë mjaft i trishtë për përdoruesit e rrjeteve sociale që kanë hasur Manolis Vavourakis. Manolo ishte bërë viral përmes rrjeteve sociale sepse i pëlqente të këndonte acapella. Në fakt, Alexandros Kopsialis e kishte vënë në kontakt me Eleni Foureira dhe kishin kënduar së bashku “Aeraki” që ishte kënga e preferuar e Manolos. Ai kishte marrë pjesë edhe në audicionet e X-Factor. Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur në Instagram Alexandros Kopsialis dhe Super Kiki. “Nuk e prisja kurrë që do…
Javën që vjen vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme dhe pak më të freskëta, për shkak të tërheqjes së Anticiklonit Afrikan dhe ai i Azoreve. Orët me diell nuk do të mungojnë. Moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët si dhe vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdites kryesisht në relievet kodrinore – malore të vendit. Vranësirat do të pasohen nga reshje shiu të cilat pritet të jenë në formën e shtrëngatave afatshkurtra të shoqëruara me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Përjashtim bën dita e premte ku moti pritet të jetë i kthjellët…
Mësohen detaje të reja nga shpërthimi me tritol në Pogradec, rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Sasia e lëndës plasëse është hedhur afër hyrjes së banesës së shtetasit Meardi Berberi. Berberi rezulton person me precedent te theksuar kriminal dhe ka përfituar së fundmi nga amistia. “…i dënuar për veprat penale: 08.08. 2020″ Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake”. 10.02.2019″ Kundërshtim i punonjësit të policisë”, “Prishje e rendit dhe qetësis publike” 20.06.2008″ Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Armbajtje pa leje”. 24.02.2018 Kanosje ,Prishje e qetësis publike. 24.04.2011 plagosje e rëndë me dashje” “Rreth…
Një shpërthim me tritol ka ndodhur rreth orës 02:30 të mëngjesit të sotëm. Mësohet se lënda plasëse ishte vendosur në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B. Si pasojë e shpërthimit ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Dashi Dashë, ju po tregoheni të pavendosur. Kushtojini vëmendje të veçantë atyre që janë të rëndësishme për shtëpinë dhe familjen tuaj. Shmangni zënkat për këtë javë kështu nuk do zhgënjeheni. Zbuteni zemrën! Demi Këto ditë do të bëni një bisedë të rëndësishme, ose do të merrni një vendim për ndryshimin e shtëpisë. Gëzojuni kësaj periudhe që po ju përkëdhel, periudha në vazhdim duket e luhatshme. Prindërit do vihen para përgjegjesive të reja. Profesionalisht keni ende për të përmirësuar. Binjakët Gjatë këtyre ditëve, do të rifilloni marrëdhëniet tuaja falë kthimit në vendin e vjetër të punës. Dashuria do ju marrë shumë…
Ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e Shtetit Hillary Clinton, iu bashkuan Presidentit Joe Biden në miratimin e Zëvendës Presidentes Kamala Harris si kandidate në garën për president. “Ne jemi të nderuar të bashkohemi me Presidentin në miratimin e Zëvendës Presidentit Harris dhe do të bëjmë gjithçka që mundemi për ta mbështetur atë”, thanë Clintons në një deklaratë të përbashkët . Kujtojmë se pasi njoftoi tërheqjen e tij nga gara, Biden bëri më dije se ka caktuar Zëvendës presidenten Kamala Harris si kandidate të demokratëve në zgjedhjet e nëntorit përballë Donald Trump. Në një postim në “X”, Biden ai shprehu mbështetjen e…