Author: tirana

Një vaksinë e përgjithshme, që mbron nga çdo formë e gripave, mund të jetë në dispozicion brenda pesë vjetëve, thonë shkencëtarët raporton “The Sun’. Virusi i influencës vazhdimisht evoluon, kështu që duhen vaksina të reja çdo vit për t’u mbrojtur. Por, shkencëtarët në SHBA thonë se qasja e tyre “inovatore” shënjestron një pjesë të virusit që nuk pëson mutacion. Një testim fillestar te majmunët ka treguar se teknologjia e vaksinave, që është krijuar duke u bazuar në një virus të vjetër 100-vjeçar, ka një “përgjigje të fortë imune” kundër një varianti modern të virusit. Studiuesit thonë se puna e tyre…

Read More

Një atentat i trefishtë ndodhi në orët e vona të mbrëmjes së të shtunës, më 20 korrik, në qytetin e Memaliajt ku viktima mbetën Shyqo Kalemi, babai 74 vjeçar i Andrea Kalemit. Atentat nuk kurseu as njerëzit e pafajshëm, pasi fatkeqësisht plumbat i morën jetën kamarierit dhe klientit të lokalit ku ndodhej Shyqo Kalemi. Sipas News24, një shtetas tjetër ka mbetur i plagosur dhe raportohet se është në gjendje kritike për jetën. Shyqo Kalemi, babai i Andrea KalemitNjë grup hetimor i posaçëm është ngritur për zbardhjen e ngjarjes dhe mësohet se një nga pistat e hetimit është saga e vrasjeve…

Read More

Rivlerësimi i pasurive të paluajtshme dhe përshpejtimi i afateve të legalizimit dominuan debatin ekonomik të javës që lamë pas. Por teksa bisedohej për nivelin e rivlerësimit të pronave me 3 apo me 5% deputetët në Kuvend dhanë dhe ide të tjera. “Bën sens që ne të bëjmë një diferencim ndërmjet shtëpisë së parë të dytë të tretë, katërt apo pestë..,” u shpreh deputeti socialist Erjon Braçe. “Mbështet qëndrimin e Z.Braçe në lidhje me biznesin,” shtoi deputeti demokrat Edmond Spaho. Aktualisht, por edhe me nismën e depozituar në Kuvend, pavarësisht numrit të pronave që ke, tatimi është i njëjtë për secilën…

Read More

Detaje të reja janë bërë të njohura lidhur me ngjarjen e regjistruar në zonën e Tales, ku nga një konflikt i çastit mbeti i plagosur një person. Policia bën me dije se ngjarja është regjistruar rreth orës 13:30 në Tale, kur dy shtetas janë konfliktuar për motive xhelozie. “Pse më sheh gruan’’, raportohet se ka qenë fjalia e cila nisi dhe konfliktin mes të plagosurit dhe autorit të ngjarjes. Sipas bluve, ka mbetur i plagosur shtetasi me iniciale A.M., banues në Zejman, i cili është dërguar në spital, ku raportohet se është jashtë rrezikut për jetën. Autori i ngjarjes pasi…

Read More

Të qëndruarit aktiv gjatë periudhës së shtatzanisë është një nga këshillat më të vlefshme si për shëndetin e nënës, ashtu edhe për foshnjën që do të vijë në jetë. Megjithatë, jo të gjitha gratë shtatzëna mund të ushtrohen apo të qëndrojnë aktive siç do të dëshironin. Për këtë aryse, ecja mbetet alternativa më e mirë për të qëndruar aktive, por njëkohësisht edhe të sigurta. Por sa rekomandohet të ecë një grua shtatzanë në varësi të fazës në të cilën gjendet? Shembull për rutinën e ecjes në shtatzani: Tremujori 1 (deri në 13 javë) Afrohuni këtij programi gradualisht dhe përqendrohuni kryesisht…

Read More

Dy vite më parë, ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari kondirmoi divorcin me partnerin e saj, Muçjo Demiraj. Por duket se prindërit e Sihanës i kanë dhënë edhe një shans njëri-tjetrit. Së fundmi Rudina Hajdari ka treguar se po shijon pushimet në jug të Shqipërisë në krahët e partnerit të saj, duke konfirmuar kështu edhe rikthimin me të. E ulur në prehrin e tij dhe të dy shumë të qeshur, Rudina shkruan: E bekuar. Ata të dy janë njohur kur Rudina ishte vetëm 16 vjeçe, e Muçjoni 18. Dasma e tyre është zhvilluar në New York. Divorci i tyre erdhi…

Read More

MEMALIAJ- Një atentat i rëndë tronditi mbrëmjen e djeshme Memaliajn. Tre persona gjetën vdekjen pas breshërisë së plumbave të cilat u qëlluan në drejtim të tyre. Shënjestër e ketij atentati ishte viktima Shyqyri Kalemi ndërsa dy viktimat e tjera morën plumba pasi ndodheshin pranë shënjestrës në momentin kur autorët qëlluan në drejtim të 73-vjeçarit. Viktimat ishin kamarieri dhe një klient në lokalin në lagjen nr 3, para godinës së bashkisë së këtij qyteti. Ndërkohë ditën e sotme janë publikuar fotot e dy viktimave. 36-vjeçari, kamarier i lokalit Gledio Muka dhe 37-vjeçari, klienti Marsel Çela ndodheshin në momentin “e gabuar” pranë shënjestrës. Ndërkohë…

Read More

Një 56-vjeçare me origjinë shqiptare është nxjerrë pa ndjenja nga zona detare e plazhit të Artemisë pasditen e së shtunës. Për ngjarjen është njoftuar Autoriteti Portual i Rafinës. 56-vjeçares i është dhënë ndihma e parë nga një roje plazhi dhe më pas është dërguar me ambulancë në Spitalin e Përgjithshëm të Athinës, ku është konstatuar vdekja. Autoriteti Qendror Portual i Rafinës, që kryen hetimet paraprake, ka urdhëruar kryerjen e autopsisë në Laboratorin e Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë të Universitetit të Athinës.

Read More

SHBA- Donald Trump mbajti të shtunën tubim në Miçigan, një nga shtetet që pritet të jenë vendimtare për të përcaktuar fatin e zgjedhjeve të nëntorit, së bashku me kandidatin e tij të sapo emëruar për postin e nënpresidentit. Ky ishte tubimi i parë i fushatës që kur ai i mbijetoi një atentati. “Ishte saktësisht një javë më parë, madje në këtë orë, madje edhe në këtë minutë”, tha zoti Trump duke kujtuar të shtënat e 13 korrikut në Pensilvani që e lanë atë me një vesh të gjakosur, vranë një nga mbështetësit e tij dhe lanë pas vetes dy të tjerë…

Read More

Në kuadër të operacionit “Siguria detare” janë bllokuar 40 mjete lundruese nga Ksamili e deri në Velipojë. Po ashtu janë gjobitur drejtuesit e mjeteve me vlerën 100,000 lekë. Njoftimi i policisë: Gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë, Policia Kufitare ka bllokuar 40 mjete lundruese. Mjetet e bllokuara: 30 jet ski, 5 skafë dhe 5 gomone. 26 mjete lundruese janë bllokuar nga Ksamili në Vlorë. 10 mjete lundruese janë bllokuar nga Durrësi në Shëngjin. 4 mjete lundruese janë bllokuar në Velipojë. 13 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare,…

Read More

TIRANË- Bumi turistik që përjetoi Shqipëria një vit më parë, e rriti pritshmërinë që këtë sezon të ketë edhe më shumë turistë. Sipas të dhënave të fundit të publikuara nga Qeveria shqiptare, nga janari i këtij viti deri në qershor, këtë vend e vizituan 4.5 milionë turistë, ose 34 për qind më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen kohëve të fundit, ishte publikimi i disa fotografive dhe videove në rrjetet sociale, që, sipas atyre që i shpërndanë, ishin të plazheve shqiptare me shumë pak njerëz ose të boshatisura. Për kryeministrin e…

Read More