Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Mati thesar i bimëve endemike, botanistët vënë në dukje pasurinë e zonës me bimë të rralla

17:58 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
mat
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Krahina e Matit ka vlera të jashtëzakonshme natyrore jo vetëm në aspektin turistik por edhe atë botanik. Në zona të ndryshme gjenden bimë të rralla të cilat kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve.

Profesori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Lulëzim Shuka i cili prej më shumë se një dekade merret me studimin e bimëve, është ndalur në zonën e Matit. Dhe jo pa qëllim, pasi aty ndodhen disa bimë endemike të cilat deri sot nuk janë gjetur jo vetëm në vende të tjera të Shqipërisë por as në Ballkan e në botë.

“Këtu ku jemi është një nga kanisonet aspak të studiuara, por mjaft interesante. Në biologji kjo konsiderohet si një mjedis i vogël frigoriferik, ku freskia e ujit, ngushtësia e kanionit ka mundësuar që të konservohen një sërë bimësh me rëndësi, jo vetëm shqiptare”, tha Lulzim Shuka.

Një tjetër zonë e cila mbart vlera të mëdha bimore është kanioni i Gjabzës në Xibër, ku gjendet një tjetër bimë endemike që quhet Atamatadensa.

“Është një bimë e cila quhet Atamatadensa, e cila ka vetëm një raportim të 130 vjetëve më parë. Nuk është gjetur më që atëherë dhe ndodhet vetëm në një zonë të ngushtë në Greqi. Fatmirësisht para dy javëvë ne e kemi gjetur mbi Xibër, në shpatet shkëmbore”, tha Shuka.

Në këtë kanion shtrihet masivisht si askund tjetër, Gështenja e Kalit apo Gështenja e egër e cila përdoret në të gjithë botën për dekor qytetesh në formën hibride, ndërsa këtu është në formën e egër.

Për inxhinierin e pyjeve, Abdulla Diku, po bëhet shumë pak në lidhje me evidentimin dhe mbrojtjen e bimëve të rralla.

“Ka nevojë për mbështetje. Nëse njerëzit duan të eksplorojnë në natyrë, duhet të dinë se ku po shkojnë dhe çfarë do shohin. Gjithë këto eksplorime që ne bëjmë mund të kthehen në paketa turistike”, tha Diku.

Një pjesë e bimëve endemike në Mat janë regjistruar ndërsa një pjesë tjetër janë në studim dhe pritet të publikohen në vazhdim.

bime mat
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kroçiera luksoze “Le Boréal” në portin e Sarandës, mbërrijnë 200 turistë

12:42 / May 30, 2026

Revista spanjolle: Shqipëria në qendër të udhëtimit magjepsës në Ballkan

08:44 / May 30, 2026

”El Pais”: Sharmi i përjetshëm i Shqipërisë turistike

09:17 / May 29, 2026

MSN: Shqipëria mes destinacioneve më të mira “të fshehura” në Evropë

09:28 / May 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.