Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Situata nga zjarret në vend, Ministria e Mbrojtjes bën bilancin: Janë shuar 7 vatra, 4 ende aktive

12:36 / July 21, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
900 0 1721556409xscreenshot 32 887
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministria e Mbrojtjes ka bërë bilancin në lidhje me vatrat aktive të zjarreve në vend. Nga 11 vatra zjarri të evidentuara në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 janë aktive.

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës, i cili ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era flakët përparuan në drejtim të fshatrave Derviçan dhe Goranxi në Dropull të Poshtëm.

Në ndihmë të strukturave operacionale të pushtetit vendor, për shuarjen e zjarrit janë bashkuar dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura.

E plotë:

Situata nga zjarret në vend

Nga 11 vatra zjarri të evidentuara në territorin e vendit gjatë 24 orëve të fundit, 7 prej tyre janë shuar, ndërsa 4 janë aktive. Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile, vijon puna për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës, i cili ndihmuar edhe nga temperaturat e larta dhe era flakët përparuan në drejtim të fshatrave Derviçan dhe Goranxi në Dropull të Poshtëm. Në ndihmë të strukturave operacionale të pushtetit vendor, për shuarjen e zjarrit janë bashkuar dhe 25 efektivë të Forcave të Armatosura.

Puna vijon edhe për izolimin e zjarrit pranë liqeneve të Lurës. Gjatë ditës së sotme janë duke operuar 50 forca nga #FA dhe punonjës të #MZSH nga bashkia Dibër. Aktualisht nuk ka ka asnjë rrezik për zonat e banuara.

Forcat zjarrfikëse janë duke punuar për shuarjen edhe të dy vatrave të regjistruara në Vaun e Dejës, njëra në fshatin Dush dhe tjetra në fshatin Karmë. Të dyja vatrat nuk paraqesin rrezik për banesat.

Mirënjohje për dhjetëra forca operacionale, zjarrfikës, efektivë të Forcave të Armatosura, Policisë, Shërbimit Pyjor, Zonave të Mbrojtura dhe vullnetarë që po sakrifikojnë në këto temperatura të larta!

Ju lutemi banorëve të kontaktojnë pa vonesë strukturat vendore në rast të evidentimit të një vatre zjarri, për të shmangur përhapjen e tyre në territor më të gjerë!

Ministria e Mbrojtjes zjarret
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.