Author: tirana

Një person ka humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, në një aksident në Paris. Mediat e huaja bëjnë me dije se një automjet përfundoi në ambientet e jashtme të një lokali në Paris, duke marrë para tavolinat.Tre prej personave të aksidentuar janë në gjendje të rëndë. Ndërkohë drejtuesi i automjetit është larguar nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Autoritetet kanë arrestuar pasagjerin që ndodhej gjithashtu në makinë. Sipas informacioneve rezulton se ishin në gjendje të dehur.

Read More

Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç, janë lënë të lirë nga Gjykata e Halkidws, pasi u arrestuan nëm akuzën se kishin lënë në makinë nën temperatura të larta djalin e tyre me spektrin e autizmit, i cili ndërroi jetë. Në seancën e zhvilluar, Gjykata vendosi për ta masën sigurisë “detyrim paraqitje” një herë në muaj. Çifti u mbrojt nga avokatja Vasilea Oikonomou. Dy prindërit thanë se janë të shkatërruar nga ngjarja tragjike, ndërsa theksuan se 23-vjeçarit i pëlqente të kalonte kohë në makinë dhe i kishte gjithmonë dritaret të hapura, ndërsa i çonin ujë dhe ushqim. Sipas burimeve…

Read More

Kongresi i socialistëve është shtyrë disa herë, ndërkohë që shkaqet nuk bëhen të ditura. Fillimisht ishte menduar të mbahej në përvjetorin e PS, me 12 Qershor 2024, pastaj u shty për datën 27 Korrik. Së fundmi shtyrja nuk është e gjatë. Kësaj here është shtyrë vetëm 24 orë. Me 28 Korrik në Pallatin e Kongreseve socialistët do të mbajnë kuvendin e tyre. Strukturat lokale janë njoftuar të marrin masa për informimin e delegateve

Read More

Zëvendëskryeministri i Serbisë, njëherësh ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq, ka thënë se një zyrtar policor është vrarë në qytetin perëndimor Loznicë në orët e para të së enjtes, ndërsa një tjetër është plagosur rëndë. Ministria e Brendshme e Serbisë ka thënë se në vendngjarje është gjetur një pasaportë e të dyshuarit, e lëshuar nga autoritetet e Kosovës, me emrin e Artan Hajzirit, dhe një dokument tjetër gjerman identifikimi. Sipas saj, policia është në kërkim të sulmuesit. Sipas një deklarate të lëshuar nga Ministria e Brendshme, Daçiq ka thënë se rasti ka ndodhur rreth orës 00:55, kur zyrtarët policorë, teksa kanë…

Read More

Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një videoje në Facebook ka sjellë përshtypjet e turistëve të huaj dhe vendas të cilët kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar. Turistët e huaj shprehen të mahnitur nga bukuritë e Shqipërisë, uji, klima, dielli dhe çmimet, të cilat duke i krahasuar me vendet e tyre të origjinës, thonë se janë tepër të arsyeshme. “Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë!” “Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur s’ka në botë.” “Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur.…

Read More

Autoritetet në SHBA zbuluan fotografi të presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Donald Trump në telefonin e atentatorit të mundshëm, sipas tre zyrtarëve amerikanë. Historia e kërkimit të pajisjeve të Thomas Matthew Crooks përfshin datën e Konventës Kombëtare Demokratike dhe ngjarjet e Trump. Përveç fotove të Trump dhe Biden, burime të zbatimit të ligjit të informuara për hetimin thanë për CNN se telefoni i sulmuesit përmbante gjithashtu fotografi të liderëve të Kongresit, si udhëheqësi i pakicës së Dhomës Demokratike Hakeem Jeffries dhe kryetari republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson. Kishte gjithashtu fotografi të të tjerëve në të gjithë spektrin politik,…

Read More

Orët e paradites do të dominohen nga kthjellime dhe temperatura të larta në të gjithë vendin. Pas mesditës pritet shtim i vranësirave konvektike duke sjellë rrebeshe shiu si fillim në zonat veriore dhe gradualisht në pjesën më të madhe të territorit. Përjashtim bëjnë zonat bregdetare të cilat mbeten me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Në mbrëmje dhe gjatë natës do të ketë përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore 18°C minimalja deri në…

Read More

Dashi Nuk keni pse i detyroni njerëzit t’ju japin atë që ju duhet, do jua japin me kënaqësi edhe nëse ua kërkoni me mirësjellje. Duhet të jeni më bashkëpunues që të arrini aty ku doni. Hilet dhe pazaret e kohëve të fundit ju kanë futur në grackë. Dashuria po shkon drejt humnerës, paratë nuk po duken në horizont. Demi Çdo njeri bën gabime, kështuqë mos e qortoni veten për faktin se diçka ku keni shpresuar shumë ka përfunduar keq. Pranojeni që nuk ia dolët dhe vazhdoni përpara. Mbahuni fort pas dashurisë, aty do gjeni forca për t’u ringritur. Financat ju…

Read More

Në një kohë që skandali tek Onkologjiku është ende një alarm, shefja e Onkologjikut Silvana Çeliku në komisionin e Shëndetësisë tha se të sëmurët me kancer janë të aftë të shkojnë në punë dhe nuk kanë nevojë që të marrin KEMP. ”Ne jemi i vend i vetëm në botë që nuk kemi radhë pritje, 2-3 javë nuk quhet radhë! A ka mungesa? Po ka, dhe do të këtë nuk e fshehim. Problemi i KEMPI-t unë kam opsionin tim, të sëmuresh me kancer nuk do të thotë je e paaftë për punë. Asss kur je duke vdekur këtu pastaj ndryshon”,-tha Çeliku.…

Read More

Artisti Bardhi dhe menaxheri i tij Jetmir Agaj kanë ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin e tyre. Këtë e bëri të ditur vetë këngëtari përmes një postimi në Instagram, përmes secilit njoftoi gjithashtu se do të vazhdojë rrugën si artist i pavarur. “Përshëndetje miq, mbështetës e dashamirë! Prej sot deshta t’ju lajmëroj se unë nuk jam më nën menaxhimin e SBS dhe Jetmir Agaj. Si artist, dua t’i falënderoj për kontributin e tyre në karrierën time prej ditës të parë”, shkruan Bardhi në postimin e tij në InstaStory. Krijuesi i hitit “Betohemi” siç duket ka ndarë paqësisht rrugët me menaxherin e tij Jetmir…

Read More

Sipërmarrësja me origjinë shqiptare, Erjola Braha po sjell biznesin e saj italian të verërave në Shqipëri. Në një intervistë për ”Forbes Italia”, Erjola ka treguar se ka promovuar një sërë Masterclassesh në vendet më të mira në Tiranë, Vlorë dhe në pjesën tjetër të vendit për të përhapur kulturën e verës dhe ndërgjegjësimin se i ashtuquajturi “stili italian” mbetet një filozofi me vlerë të madhe. Ajo ka treguar se një ëndërr e saj po realizohet tashmë, pasi është pranë hapjes së një akademie për trajnimin e të rinjve në sektorin e verërave. Ky projekt synon të edukojë dhe trajnojë brezat…

Read More

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden thotë se ikën nga gara presidenciale 2024 nëse diagnostikohej me “gjendje mjekësore” nga doktorët. Zhvillimi vjen mes rritjes së presionit edhe nga vetë demokratët për largimin e tij. Kur u pyet për arsyet që do ta bënin të tërhiqej nga gara, Biden tha: “Sikur të kisha ndonjë sëmundje apo gjendje mjekësore, doktorët do të më kishin thënë, ke këtë apo atë problem”, kishte thënë Biden, sipas përmbledhjeve të publikuara. Por ai duket i vendosur të mos tërhiqet teksa dje në Michigan fliste me besim për mbështetësit: “Unë po kandidoj dhe ne do të fitojmë”, madje…

Read More