Influencerja e njohur Hati Brika, e cila është virale në TikTok në një intervistë për “Pushime on Top”, nga qendra më e re tregtare në jug, tregon se është e apasionuar pas detit. “Kam një lidhje shumë të fortë me detin, më pëlqen dhe e ndiej veten shumë rehat. Jam goce nga Durrësi, këtu do më gjenit patjetër”, u shpreh ajo. E pyetur se kush e solli me makinë, ajo si çdo herë nuk la pa përmendur bashkëshortin e saj, duke thënë: “Me ‘Porsche-in’ që e kam dhuratë nga Jashari i famshëm”. Nga ana tjetër, e shumëkomentuar për jetën e…
Author: tirana
Nga Dashnor Kaloçi Aty nga fundi i vitit 1963 dhe fillimi 1964-ës, disa nga gazetat e revistat më të mëdha të Gjermanisë Perëndimore, si; “Suddetutsche Zeitung”, “Stern” etj., botuan një sërë artikujsh, ku thuhej se; Hajnrih Myler, ish-kreu i Gestapos, Obergruppenfurher-SS dhe Gjeneral i Vaffen-SS, Shef i shërbimit të VI (Gestapos), pranë shërbimeve të sigurimit të Rajhut në Berlin, dhe Shef direkt i Adolf Ajhmanit, nuk kishte vdekur dhe se nga viti 1945 e deri në 1955-ën, jetonte në Moskë, ku kishte punuar nën urdhrat e Stalinit, Berias, dhe Malenkovit. Ndërsa nga viti 1955 e, deri në 1956-ën, ai kishte…
Opozita nesër do të mbajë protestën e radhës te Bashkia e Tiranës, dhe disa rrugë do të bllokohen. Policia njofton se duke nisur nga ora 09:30 e deri në përfundim të protestës, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit të mjeteve, në bulevardin kryesor pranë Bashkisë së Tiranës. “Në kuadër të një tubimi që do të zhvillohet ditën e nesërme, në orën 11:00, përpara Bashkisë Tiranë, do të ketë bllokime të disa segmenteve rrugore, si dhe bllokime të pjesshme të disa segmenteve të tjera në varësi të lëvizjes së tubuesve. Njoftojmë qytetarët se duke filluar nga nesër, prej orës…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla zhvilloi një takim homologun nga Kosova, Xhelal Sveçla. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ministri Balla deklaron se gjatë takimit me homologun Sveçla kanë disktutuar lidhur me vijimin e marrëveshjeve mes dy vendeve për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit. “Pas marrëveshjeve për lehtësimin e lëvizjes mes dy vendeve tona, do të vijojmë me marrëveshje për bashkëpunimin policor dhe ekipe të përbashkëta në luftën kundër krimit”, shkruan ministri Balla.
Disa ditë pas përpjekjes për vrasjen e ish Presidentit Donald Trump autori i atentatit, Thomas Mathew Crooks mbetet enigmë për autoritetet që po hetojnë çështjen. Ata që e kanë njohur njëzet vjeçarin e përshkruajnë atë si një individ inteligjent që nuk kishte shumë miq. Atij i janë gjetur shumë pak publikime në rrjete sociale dhe autoritetet që po hetojnë rastin nuk kanë arritur të kuptojnë qartë as bindjet e tij politike, duke e vështirësuar që të kuptohet edhe motivi për atentatin. FBI arriti të analizojë telefonin celular dhe kompjuterin e autorit. Autoritetet tanimë e kanë bastisur makinën dhe shtëpinë e…
Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, në një intervistë televizive ka folur edhe për rastin e eurodeputetit Fredi Beleri, ajo tha se nuk ishte në dijeni të detajave të çështjes, por shtoi se ekipi që merret me çështjet ligjore në PE do të shoh rastin dhe nëse përfiton imunitet. “Nuk jam në dijeni ,por Parlamenti Europian do të merret me këtë çështje. Do të shohim me imtësi këtë çështje në lidhje me imunitetin”, tha ajo.
Me qëllim zhvillimin teknologjik të vendit dhe parandalimin e prekjes nga sulmet, në Sauk të Tiranës do të ndërtohet Poli i ri të Teknologjisë së Informacionit dhe Sigurisë Kibernetike. Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka hapur tenderin me vlerë mbi 673 milionë lekë apo me kursin aktual të këmbimit rreth 6.7 milionë euro për realizimin e këtij projekti. Sipas dokumenteve që shoqërojnë tenderin e depozituar në Agjencinë e Prokurimit Publik, Poli i Ri që do të zhvillohet përgjatë unazës së Tiranës, në rreth-rrotullimin që lidh zonën e Saukut dhe Liqenin Artificial do të ndërtohet brenda 18 muajve. Projekti fokusohet në zhvillimin…
Akulloret e importuara nga Franca në Shqipëri, gjatë periudhës mars-maj të vitit 2021 për të cilat u zbulua se kishin prani të oksid etilenit, i cili shkakton kancer dhe leucemi, vijojnë që të diskutohen. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka reaguar pas shqetësimeve lidhur importin e akulloreve nga Franca, ku përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AKU informon mbi procedurat që janë ndjekur dhe masat e marra në kuadër të garantimit të sigurisë ushqimore me qëllim mbrojtjen e shëndetit të konsumatorëve. AKU bën të ditur se më datë 30.07.2021 ora 11.49 PM nga sistemi RASFF informohet se Shqipëria është në listën…
27-vjeçarja e cila tentoi të hidhej nga Ura e Bunës, së bashku me katër fëmijët e saj të mitur, dyshohet se ka lajmëruar dikë para. Ajo ka telefonuar një familjarin e saj për t’i dhënë lamtumirën. Kjo e fundit ka lajmëruar menjëherë policinë, ku patrulla fatmirësisht ka qenë shumë afër dhe kanë ndërhyrë disa policë duke e ndaluar gruan. Nëna e re ishte ndarë nga bashkëshorti prej pak kohësh dhe se jetonte te prindërit së bashku me fëmijët 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. Në muajt e fundit 27-vjeçarja ka shfaqur një gjendje shumë të renduar psikologjike. Ata u shoqëruan…
Adele thotë do të marrë një pauzë të gjatë, duke u shprehur se nuk ka fare plane për muzikë të re. “Dua një pushim të gjatë pas gjithë kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera kreative. E dini, unë as në shtëpi nuk këndoj fare. Sa e çuditshme është kjo?”, tha këngëtarja britanike. Adele publikoi albumin e saj të fundit më 30 në nëntor 2021, pas divorcit nga Simon Konecki, duke shënuar një rikthim pas pesë vitesh. Hera e fundit që ajo performoi në Mbretërinë e Bashkuar ishte në korrik 2022 në Festivalin Britanik Summer Time në…
Temperaturat e larta kanë mbërthyer vendin, por në Elbasan janë regjistruar reshje të dendura shiu. Sipas raportimeve bëhet fjalë për një zonë në lindje të qarkut. Reshje të dendura breshri pati në Elbasan edhe dy ditë më parë, ku u shkaktuan dëme të shumta në kulturat bujqësore.
Një tjetër tragjedi do të ishte shënuar në Shkodër. Një nënë 27-vjeçare, ajo tentoi të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj të mitur. Ngjarja u parandalua falë ndërhyrjes së shpejtë nga patrulla e përgjithshme që patrullonte në zonë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit, rreth orës 14:15, se një shtetase po tentonte të hidhej në lumin Buna, bashkë me 4 fëmijët e saj, shërbimet e Policisë që patrullonin në zonë, kanë ndërhyrë duke penguar 27-vjeçaren, e cila po tentonte të hidhej në lumë, bashkë me 4 fëmijët e saj 7, 5, 3 dhe 1 vjeç. 27-vjeçarja dhe…