Author: tirana

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata foli për “Sky” pas takimit me drejtorin ekzekutiv të Milanit, Giorgio Furlani për të përcaktuar detajet përfundimtare të kontratës me klubin kuqezi. Futbollisti i lindur në vitin 1992 është gati për aventurën e tretë në Serie A, pas atyre me Juventusin. “Arsyeja është e thjeshtë, besimi i Zlatan Ibrahimovic, ekipit dhe trajnerit. Pres me padurim të filloj. Tani po shkoj me pushime sepse duhet të jem me familjen time që më kanë ndihmuar shumë, përndryshe do të isha stërvitur që nesër. Më keni trajtuar me respekt të jashtëzakonshëm dhe mezi pres të shkoj me pushime në…

Read More

47 liderë evropianë do të takohen nesër (enjte 18 korrik) në Pallatin Blenheim, për samitin e katërt të Komunitetit Politik Evropian. Drejt Britanisë ka udhëtuar pas mesdite dhe kryeministri Edi Rama. Mes të tjerave, udhëheqësit do të diskutojnë në këtë takim të 4 të këtij komunitetit dhe për migrimin. Do të jenë 2 tryezat e rrumbullakëta që do të mbahen në këtë takim; një për emigracionin e paligjshëm që do të bashkëdrejtohet nga Giorgia Meloni dhe Kryeministri Rama; dhe një tjetër për mbrojtjen dhe sigurimin e demokracisë që do të bashkëkryesohet nga Presidenti Charles Michel dhe Presidenti malazez Jakov Milatoviç.…

Read More

Gjykata e Lartë rrëzoi kërkesën e bërë nga Edlira Mara dhe Alba Ahmetaj, të cilat kërkuan që t’i regjistronin dy fëmijët me të drejta mëmësie të barabarta. Të dyja zonjat të cilat u kurorëzuan martesë në taracën e bashkisë së Tiranës, kishin paditur zyrën e gjendjes civile pranë njësisë administrative numër dy dhe i kërkuan gjykatës së lartë që ta detyrojë ti regjistrojë dy binjakët me nëna paditëset. Gjatë seancës avokatja kërkoi që çështja të përcillej për kontroll incidental në gjykatën kushtetuese, ndërsa kjo çështje është shqyrtuar edhe nga shkallët e tjera të gjykatave administrative. Gjykata e Lartë tha se…

Read More

Dita e dytë e Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane solli në qendër të vëmendjes disa nga ish-rivalët brenda partisë të ish-presidentit Donald Trump. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Steve Herman mbuloi Kuvendin dhe sjell hollësitë nga Miluoki. Çështja kryesore në ditën e dytë të Kuvendit Kombëtar Republikan ishte “rikthimi i sigurisë në Amerikë”. Por, ajo mund të përkufizohet edhe si nata “kur republikanët zbutën tonet mes tyre”. Ish-rivalët e ish-Presidentit Trump në zgjedhjet paraprake të Partisë Republikane, u ngjitën në skenë duke përcjellë mesazhe uniteti. “Nëse doni të siguroni kufirin, votoni Trumpin. Nëse doni rikthimin e ligjit dhe rendit në…

Read More

Tefik Tashi i cili vrau me sëpatë motrën e bashkëshortes, është dënuar me burgim të përjetshëm. 59-vjeçari u shpall fajtor për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”. Viktima ishte 44-vjeçarja Alma Qevani, motra e bashkëshortes së tij. Ngjarja e rëndë ndodhi në 17 maj 2023 në fshatin Kusarth, ku ajo u godit për vdekje nga kunati, i cili jetonte në shtëpinë e familjarëve të bashkëshortes. Konflikti mes tyre nisi kur viktima e ofendoi me fjalën “kollovar”, pasi jetonte në shtëpinë e gruas së tij. Më pas, sikurse u raportua viktima nuk i bëri drekën dhe 55-vjeçari e ekzekutoi…

Read More

Zgjedhjet parlamentae të 2025 po afrojnë dhe grupi parlamentar i Partisë Demokratike, ka miratuar nismën që kanë për votën e emigranteve. ”Grupi parlamentar ka miratuar propozimet e kolegëve që janë pjesë, përfaqësues të opozitës në grupin e dialogut sa i takon reformës zgjedhore. Në fokus diskutimet ishte pa diskutim depozitimi i propozimeve tona ligjore sa i takon zbatimit të vendimit të Gjykatës Kushtetues për votën e shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë. Ajo ka mbështetjen e grupit parlamentar të PD dhe besojmë që zgjidhja që kanë dhënë përfaqësuesit tanë ëshë më e mira dhe që siguron votë për secilin shqiptar që…

Read More

Deputetja e PD-së, Zheni Gjergji, thotë se në fushën e Elbasanit ka pasur zjarr të qëllimshëm. Gjatë një deklarate për mediat nga selia blu, Gjergji theksoi se zjarri është vënë, me qëllim për të ulur malin e mbeturinave dhe për të fshehur krimin. “Fusha e mbetjeve e inceneratorit të qytetit është në flakë duke rrezikuar seriozisht shëndetin e qytetarëve. Ndërkohë që kërkohen shkaqet e zjarrit ato janë aty para syve: mbeturinat që nuk i djeg inceneratori, për të cilin taksapagueseve u janë grabitur miliona euro, i djeg zjarri i vënë me qëllim për të ulur malin e mbeturinave”, tha Gjergji.…

Read More

Ish-ministri i Mbrojtjes, kreu i PR-së, Fatmir Mediu ka folur për gjyqin për Gërdecin, dhe thotë se përgjegjësitë e veta për tragjedinë i ka marrë. Për Mediun, gjyqi ndaj tij ngjan me gjyqet popullore të kohës së diktaturës. ”Gjyqi është i paligjshëm dhe absurd, se nuk ka akuzë. Nuk mund të akuzosh ministrin e Mbrojtjes se përse ka zgjedhur një kompani ose për disa procedura të tjera që nuk janë përgjegjësi e tij, kjo është tejkalim i proceseve juridike. Unë nuk jam në akuzë për Gërdecin, jam në akuzë për shpërdorim detyre. Kjo që po bëhet për Gërdecin është që…

Read More

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu ka raportuar sot në Komisionin për Punën, Çështjet Sociale dhe Shëndetësinë lidhur me situatën e ndodhur në Spitalin Onkologjik në QSUNT, si dhe me gjetjet e Raportit të KLSH-së të vitit 2022 për sëmundjet tumorale.Ministrja Koçiu që në fillim të fjalës së saj u shpreh se “është pretendim i pavërtetë dhe dashakeqës se aparaturat e pajisura me substancë radioaktive si kobalti janë lënë korridoreve të spitalit, duke dëmtuar shëndetin e qytetarëve dhe mjekëve nga rrezatimet. Aparatura ka qenë gjithmonë brenda kapsulës së saj mbrojtëse, duke bërë të pamundur përhapjen e rrezatimit”.Ajo theksoi…

Read More

Tatimi i reduktuar në rivlerësimin e pasurive të paluajtshme do të jetë gati jo më herët se fundi i shtatorit. Edhe pritshmëritë për një normë prej 3% duket se do të zhgënjehen, pasi kryeministri Edi Rama ka në mend një shifër më të lartë se propozimi i dërguar në Parlament. ”Duhet të ndërtojmë një proces që rivlerësimi të jetë i hapur një vit, fundshtatori me fundshtatori. Rivlerësimi i parë me 1% i dyti me 3% dhe i fundit me 5%. Kështu që për këtë është e rëndësishme për të gjithë ju dhe bashkitë të komunikojmë me qytetarët që është e…

Read More

Mbreti Charles theu rregullin e mbretërisë, dhe kjo për të marrë një puthje. Edhe pse monarkia britanike njihet për rregullat striktë, kjo s’e ka ndaluar Charles që gjatë vizitës së tij në Channel Island, të bisedonte me një grua 91-vjeçare, të quajtur Kathleen Moriarty dhe më pas, ta lejonte atë ta puthte në faqe. Në një video, tashmë virale në X, Charles shihet duke biseduar me një grua nga turma. Më pas, me një veprim surprizues, Charles lëviz qafën dhe i afron faqen gruas së moshuar, e cila e puth në faqe. “Të lutem, mund të të jap një puthje?”…

Read More