Author: tirana

Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në komisionin e Sigurisë. Ajo u shpreh se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit. Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat ipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë. Ndërkohë ka pasur “përplasje” mes saj dhe deputetëve të opozitës. Ferdinand Xhaferri u shpreh se kreu i SHISH po përdoret nga kryeministri Edi…

Read More

Pas përfundimit të Kampionatit Europian, Gjermani 2024 tashmë është momenti i analizave dhe përzgjedhjes së lojtarëve më të mirë të këtij turneu. Por ndoshta 11-ja më e mirë e pritur me padurim ishte ajo zyrtare e përzgjedhur nga paneli teknik i UEFA-s 11-ta dominohet nga Spanja kampione, me Marc Cucurella, Rodri, Fábian Ruiz, Dani Olmo, Nico Williams dhe Lamine Yamal që të gjithë bëjnë pjesë. Franca gjysmëfinaliste kishte dy përfaqësues (Mike Maignan dhe William Saliba), ndërsa çerekfinalistët Zvicra (Manuel Akanji) dhe Gjermania (Jamal Musiala) kishin nga një.Finalistja, Anglia gjithashtu kishte një emër në 11-shen më pjesë. Franca gjysmëfinaliste kishte dy…

Read More

Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 11:40, në rrugen “Filip Shiroka”, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi G. K. ka dëmtuar me mjet prerës (thikë), shtetasit F. G., 51 vjeç dhe K. G., 49 vjeç, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe falë veprimeve të shpejta, kanë bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar, shtetasit G. K., 76 vjeç. Ndërkohë, vijon puna e grupit hetimor, për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Read More

12 persona kanë rënë në prangat e policis♪7 pas një operacioni në Shkodër mes policisë në bashkëpunim me SPAK. Arrest në burg”: Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa. “Arrest në shtëpi”: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni. Sipas njoftimit, Si rezultat i një hetimi të ndjekur me metoda proaktive, për 2 vjet, në bashkëpunim me SPAK dhe me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”. Ekzekutohen 12 masa sigurie: “Arrest në burg”…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka folur edhe për problematikën e ndotjes në Liqenin e Komanit. Rama tha se pastrohet çdo dy javë ku theksoi se do dërgohet për pastrim edhe ushtria. Kryeministri pati kritika për qytetarët që hedhin plehrat rrugëve ku u shpreh se “historia që banorët hidh dhe ushtria pastro nuk mund të vazhdojë në pafundësi.” Ndër të tjera Rama njoftoi se do investohet edhe në rrugën e Komanit. Edi Rama: Tjetra është pastrimi. Është më mirë së sa vjet, por duhet qëndruar mbi kokë. Janë bërë bajat duke sjelle si shembull policinë e Lezhës si bashki, por është fakt. Është pasqyrë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, në mbledhjen me kryebashkiakët e vendit tha se ka ardhur koha të kryehen investime në rrugën e Komanit. Kreu i qeverisë tërhoqi edhe vëmendjen për Liqenin e Komanit, i cili ndotet vazhdimisht nga persona të papërgjegjshëm dhe kjo tha Rama, nuk mund të vazhdojë. “Pastrimi është më mirë se sa vjet, por përsëri duhet bërë më shumë. Jam bërë bajat duke sjellë si shembull bashkinë e Lezhës. Është pasqyrë pastërtie, ndërkohë që është bërë progres gjithandej. Liqeni i Komanit pastrohet çdo dy javë, por kjo histori që banorët hidh dhe ushtria pastro, nuk mund të vazhdojë. Do…

Read More

Ndonëse renditet ndër shtetet që ka pagat më të ulëta në Europë, Shqipëria kryeson në një tjetër tregues, atë të orëve të punës. Punonjësit vendas rrinë gjatë në punë, ndonëse shpërblimi që marrin në fund të muajit mund të mos jetë aq motivues për kohën e shpenzuar. Të dhënat e fundit të INSTAT bëjnë të ditur se në vitin 2023, orët mesatare javore të punës për të punësuarit me pagë ishin 43.7, pa ndryshim nga viti i mëparshëm, ndërsa orët mesatare javore të punës gjithsej në ekonomi ishin 42. Me të dy këta tregues, Shqipëria renditet e dyta në Europë…

Read More

Rama: Ka një rritje shumë të fortë të turistëve turq që do të merren në konsideratë për diçka tjetër, qeveria dhe bashkitë nuk vendosin çmime as të hoteleve as të restoranteve. Janë dy pikat e një rritje absurd të çmimeve është shumë e rëndësishme të flitet me operatorët e hoteleve dhe t’u thuhet që kjo është jo vetëm e padrejtë se mbase në kushtet e kapitalizmit e padrejtë është e paperceptueshme për ata që duan të fitojnë, se perceptojnë, është vetëvrasje për ata vetë, duhet të komunikoni dhe të flitet që rrija e paligjshme e çmimeve vjen me një kosto…

Read More

Deputeti Arbi Agalliu ka njoftuar largimin nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike. Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Agalliu shprehet se dorëhiqet nga grupi i PD pasi “vendimi i fundit i Gjykatës së Apelit fatkeqësisht vendosi që partia më e madhe opozitare ti kalojë Sali Berishës, i cili përfaqëson një politikë që nuk përkon me bindjet e mia”. Deklarata e Abri Agalliut: Të nderuar miq, dashamirës e demokratë! Zhvillimet e fundit politike kanë vendosur në provë secilin prej nesh që jemi pjesë e saj.Në këto tre vite, pavarësisht përplasjeve të brendshme të cilat krijuan vakuum opozitar ndaj kësaj…

Read More

Një 21-vjeçar nga Fieri është arrestuar nga policia në kuadër të operacionit të koduar “Befasia”. Janë sekuestruar 2 armë zjarri pistoleta, municion luftarak, veshje si të Policisë dhe sende të kundërligjshme. Në pranga ra shtetasi M. G., 21 vjeç, banues në fshatin Suk, Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin dhe në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:…

Read More

Në Kryegjyshatën Botërore të Bektashinjve është zhvilluar ceremonia e festës së “Ditës së Hashures”. Kryegjyshi i Bektashinjve, Baba Mondi i është drejtuar pjesëmarrësve në ceremoni me një thirrje, duke kërkuar që të bëhen vepra të mira dhe gjithmonë të ndihmohen të tjerët, sidomos në kohërat e vështira që bota jonë po jeton. ”Të nderuar besimtarë e klerikë, trupi diplomatik, e nderuar deputete e Gjermanisë, vëllezër nga e gjithë bota, Zoti ju nderoftë. I nderuar që sot kremtojmë ditën e Hashurës, pas 10 ditëve agjërim në nder të martirëve.Zoti jua shpërbleftë ju që doni Pejgamerin dhe familjen e tij. Dëshira ime…

Read More