Author: tirana

Senatori James David Vance nga Ohio është zgjedhur zyrtarisht nga Donald Trump, si kandidati i tij për zv/president nëse ai fiton zgjedhjet. Kjo zgjedhje përfaqëson një farë surprize, pasi Vance ka shkuar aq larg sa në të shkuarën e ka cilësuar Trump si “Hitleri i Amerikës”. “J.D Vance i njeh shumë mirë sfidat me të cilat përballet Ballkani dhe Europa”, shkruan deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, duke rrëfyer dhe një bisedë të zhvilluar me 39-vjeçarin në Konferencën e Sigurisë në Mynih, i cili tashmë është shpallur si bashkëkandidati i Donald Trump për presidencialet amerikane. “I ngazëllyer kur…

Read More

Deputeti i PD-së Kreshnik Çollaku, teksa flet për atentatin ndaj Trump, thotë se kemi një riciklim të ngjarjeve të rënda që i ndodhin SHBA. Çollaku tha se në të paktën 80 vitet e fundit janë kryer disa ngjarje të rënda, që vërtet janë kryer nga aktorë amerikanë, por lidhen me konflikte ndërkombëtare. Nga ana tjetër, Çollaku tha se atentati ndaj Kennedy, Reagan apo Bush, kemi atentate që ndodhin në kohën e konflikteve të mëdha globale, ku padyshim që SHBA ka pasur rolin e saj. ”Nuk shoh ndonjë llogari politike për ta goditur Trump. SHBA do të ishin futur në një…

Read More

Shqipëria do të nisë rrugëtimin në UEFA Nations League në muajin shtator të këtij viti, aty ku kuqezinjtë ndodhet në grupin B1 së bashku me Çekinë, Ukrainën dhe Gjeorgjinë. Ndeshjen e parë Shqipëria do ta luajë në transfertë më datë 7 shtator ndaj Ukrainës. Ndërsa më datë 10 shtator kuqezinjtë do të luajnë takimin e dytë në këtë kompeticion ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Air Albania”, në ora 20:45. Federata Shqiptare e Futbollit njofton të gjithë futbolldashësit dhe tifozët e Kombëtares se nga sot do të kenë mundësi që të blejnë biletat e tyre për sfidë Shqipëri – Gjeorgji në linkun:…

Read More

Autoritetet amerikane morën informacione nga një burim javët e fundit mbi një komplot nga Irani për të tentuar vrasjen e Donald Trump, një zhvillim që çoi në rritjen e sigurisë së Shërbimit Sekret rreth ish-presidentit javët e fundit, sipas CNN. Nuk ka asnjë tregues se Thomas Matthew Crooks, atentatori që tentoi të vriste ish-presidentin të shtunën, ishte i lidhur me komplotin, thanë burimet. Ekzistenca e kërcënimit të inteligjencës nga një agjenci e huaj armiqësore- dhe siguria e shtuar për Trump – ngre pyetje të reja në lidhje me gabimet e sigurisë në tubimin e së shtunës në Butler, Pensilvani dhe…

Read More

Nesër, e mërkurë, kryeministri Edi Rama pritet të mbledhë të gjithë kryebashkiakët e vendit. Ky takim pritet të mbahet në Kryeministri, në sallën COD. Sezoni turistik do të jetë në fokus të takimit, por gjithashtu do të flitet për ligjin për legalizimet, ku një pjesë e procedurave do t’ju kalojë bashkive. Edhe vitet e shkuara, gjatë muajit korrik, kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime të ngjashme.

Read More

Lulzim Basha ka uruar presidenten e Parlamentit Europian, Roberta Metsola. Ai shkruan se rizgjedhja e saj është një ogur i mirë për Rajonin dhe Shqipërinë, me shpresën e madhe që me një angazhim të përbashkët t’i bashkohemi familjes evropiane brenda këtij mandati. “Urime Roberta Metsola për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Shumica dërrmuese e votave që ajo mori është tregues i lidershipit dhe punës së shkëlqyer që ka bërë më parë, si dhe besimit që ajo frymëzon për këtë mandat të ri plot sfida dhe pritshmëri të mëdha”, u shpreh Basha. “Rizgjedhja e saj është një ogur…

Read More

Një turiste sllovake ka humbur jetën në Golem të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së martës, ndërsa turistja po lahej në det. ”Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes”.

Read More

Amarildo Pajtoni u nda nga jeta një ditë më parë si pasojë e një aksidenti rrugor me motor, pas qëndrimit disa ditë në koma. Vëllai i tij, Redion Pajtoni ka bërë një dedikim prekës për ikjen e 27-vjeçarit. Duke ndarë një foto me të vëllanë, i riu i ka falenderuar të gjithë ata që i shkruan për ta ngushëlluar. I riu që humbi jetën është djali i sipërmarrësit Mentor Pajtoni dhe nipi i biznesmenit tjetër të suksesshëm Armando Pajtoni. 27 vjeçari, i angazhuar në biznes si administrator i kompanive të familjes, por dhe drejtues i bizneseve të vogla që kishte…

Read More

Një raport i Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, tregon se nga pak më shumë se 1.7 trilionë lekë që ekonomia prodhoi në total gjatë vitit 2020, rreth 329 miliardë apo 20 për qind e totalit ishin nga burime të kriminale. Gjatë vitit 2022 rreth 445 miliardë lekë u prodhuan nga burime pa panjohura. “Ekonomia e errët në Shqipëri është e madhe dhe aktiviteti ekonomik informal llogaritet të përbëjë rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto me një të tretën e punonjësve që punojnë “në të zezë”. Në përgjithësi, merr jetë nga një mjedis institucional dhe rregullator i dobët.…

Read More

Duket se situata e zjarrit në Madhesh të Matit vijon që të jetë problematike. Krahas ndërhyrjes me helikopter nga ajri po shtohen dhe forca të tjera tokësore në terren, me qëllim që vatrat e zjarrit të mbahen nën kontroll dhe mos të përhapen në fshatrat e tjerë përreth. Në terren ndodhet dhe kreu i shërbimit zjarrfikës të Shqipërisë Arben Cara, sipas të cilit janë shpëtuar disa banesa dhe zjarri po mbahet nën kontroll. Ai theksoi se do të ketë një shtim të forcave zjarrfikëse në terren. “Prej disa orësh po luftohet me vatrat e zjarrit, për vënien në kontroll të…

Read More

Ballkani është eliminuar nga Champions League që në fazën e parë nga ekipi modest i UE Santa Coloma nga Andorra, të cilët kaluan në fazën tjetër pas penalltive. Edhe pse e fituan ndeshjen e parë në transfertë 2-1, kampionët e Kosovës e nisën takimin e kthimit keq pasi sulmuesi i tyre kryesor Adetunji u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë pasi goditi kundërshtarin me bërryl. Te penalltitë, lojtarët e Santa Coloma u treguan më të saktë duke fituar ata biletën për fazën e ardhshme të Championa League.

Read More

Kryeministri francez Gabriel Attal, dha dorëheqjen të martën, por do të mbetet në post për të kryesuar një qeveri të përkohshme. Attal ofroi të jepte dorëheqjen javën e kaluar pasi aleanca centriste e Ansamblit të Presidentit Emmanuel Macron u mund në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë, por presidenti refuzoi, duke i kërkuar atij të qëndronte për një kohë të shkurtër për të ruajtur stabilitetin. Tetë ditë më vonë, Macron ka pranuar dorëheqjen e Attalit gjatë një takimi në Elysee në Paris, por edhe një herë i ka kërkuar që të qëndrojë në post deri në…

Read More