Një sherr mes dy shqiptarëvë në Greqi ka agravuar deri në plagosje. Mësohet se një person i plagosur nga mbetur nga sherri në ishullin Kos të Greqisë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e rrugës “Porphyriou” e cila është e mbushur plot me biznese dhe restorante turistike. Sipas raportimeve dy shqiptarë janë konfliktuar për një klient. Mësohet se menaxheri i një restoranti ka tentuar të “bindë” turistët kalimtarë të vizitojnë lokalin ku ai punonte, gjë që shkaktoi shpërthimin e pronarit të një biznesi fqinj. Dy burrat u përplasën me njëri-tjetrin ndërsa menaxheri 31-vjeçar me origjinë shqiptare dhunoi brutalisht kolegun e tij…
Author: tirana
Në Tiranë u mbajt takimi i radhës tripalësh, i Komitetit Mbikëqyrës të Task Forcës së përbashkët mes Shqipërisë, Britanisë së Madhe dhe Kosovës, kundër migracionit të parregullt dhe bashkëpunimit në luftën kundër krimit të organizuar. Në të morën pjesë ministri i Brendshëm Shqiptar Taulant Balla, ministri Punëve të Brendshme të Kosovës Xhelal Sveçla, si dhe përfaqësues të agjencive ligjzbatuese nga Republika e Kosovës, nga Britania e Madhe dhe Shqipëria. “Shqipëria dhe Britania e Madhe kanë një marrëdhënie të shkëlqyer dhe punojnë çdo ditë së bashku për të arritur objektivat e përbashkëta me synimin promovimin dhe mbrojtjen e sigurisë për qytetarët…
Përfshihet nga flakët landfilli pranë inceneratorit të Elbasanit. Zjarri është shfaqur mëngjesin e sotëm. I gjithë ekipi i zjarrfikëses së Elbasanit është angazhuar për shuarjen e flakëve. Nuk dihet ende shkaku i rënies së zjarrit.
U shty seanca ndaj ish-ministrit Fatmir Mediu për në datë 31 korrik. Ishte i pranishëm avokati Henrik Ligori. Mungonte ish ministri i Mbrojtjes dhe eksperti Ymer Stafa. Në sekretarinë e gjykatës ishin paraqitur 114 pyetje me shkrim, pasi gjykata vendosi në seancën e kaluar që mbrojtja t’i paraqesë pyetjet për ekspertët.
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar projektin fitues të konkursit ndërkombëtar “Rozafa e re e Shkodrës”. Rama shprehet se këtë projekt e ka realizuar studio prestigjoze spanjolle Selgascano Architects. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me projektin fitues të konkursit ndërkombëtar, “Rozafa e Re e Shkodrës”, e studios prestigjioze spanjolle Selgascano Architects, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar janë arrestuar në Itali dhe Spanjë. Policia e Shtetit njofton se në bashkëpunim me homologët në Spanjë dhe në Itali kanë finalizuar dy operacione, “The Zone” dhe “Gain”. Në kuadër të “The Zone” u arrestua një 29-vjeçar që në vitin 2022, së bashku me babanë dhe vëllanë e tij, kishte përshtatur një ambient në Shkodër, për tharje dhe prodhim të cannabisit. Ndërsa në kuadër të operacionit “Gain” u arrestua në Itali, një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krujës, për mashtrim. “Pas informacioneve të siguruara nga Policia e Shtetit dhe të shkëmbyera…
Një 45-vjeçar ka gjetur vdekjen mesditën e së martës në Larisa të Greqisë. Fillimisht për ngjarjen është njoftuar ambulanca e EKAB, për të shkuar në një njësi blegtorale që ndodhet në Karya Olympos. Ekipet e shpëtimit mbërritën në vendngjarje, por gjetën të vdekur një 45-vjeçar me origjinë shqiptare, trupin e të cilit e morën dhe e transportuan në Spitalin Universitar të Larisës. Burime paraprake bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur pas një goditje elektrike nga një makineri krasitjeje. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Duke nisur nga sot, për Administratën Publike do të ketë ndryshime të orarit të punës. Vendimi në fjalë u mor dje nga qeveria, në kuadër të masave për shkak të motit me temperatura ekstreme. Kujtojmë se dje Ministria e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin reagoi pas lajmeve se nga dita e mërkurë do të shkurtohet orari i punës për punonjësit e administratës publike, për shkak të të nxehtit afrikan. Në fakt, sipas sqarimit, nuk kemi të bëjmë me reduktim të orarit, por ndryshimi lidhet me një VKM për rregullat e reja të kohëzgjatjes në punë, duke përfshirë konceptin e…
Kryeministri Edi Rama do të mbledhë ditën e sotme në kryeministri kryebashkiakët e vendit. Mësohet se mbledhja pritet të mbahet në orën 11:00 dhe në fokus të takimit do të jetë sezoni turistik. Gjithashtu do të diskutohet çështja e pronave dhe legalizimet, për të cilën kryeministri ka kërkuar t’i jepet fund njëherë e mire. Të pranishëm do të jenë edhe kryebashkiakët demokratë, të cilët edhe hërën e parë në takimin e Shkodrës, iu përgjigjën pozitivisht ftesës së kryeministrit. Pas këtij takimi me krerët e pushtetit vendor kryeministri pritet të udhëtojë drejt Britanisë, në mbledhjen e Komunitetit Politik.
Dita e mërkurë do të vijojë të jetë në ndikim të masave ajrore të nxehta. Moti fillimisht pritet të jetë i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht përgjatë relieveve malore aty ku dhe pritet të pasohen me reshje të dobta e lokale shiu të cilat do të shoqërohen hera-herës me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër. Në mbrëmje mot i kthjellët e vranësira të izoluara në relievet malore në juglindje e lindje të territorit. Era do të fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era…
DASHI Në dashuri duhet t’i rregulloni gjërat me partnerin tuaj, veçanërisht nëse ka pakënaqësi. Në punë ka shumë gjëra për të bërë, por kënaqësitë janë afër. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e mërkurë 17 korrik 2024), së shpejti do të keni një hënë të favorshme, por tani për tani ju duhet të keni pak durim. Në punë do të filloni një bashkëpunim të ri. Vetëm kushtojini vëmendje parave. Kohët e fundit keni shpenzuar përtej mundësive tuaja dhe tani “xhepi” juaj po qan. BINJAKËT Është një ditë paksa e qetë për dashurinë. Do të shihni që nuk do të ketë…
Tajlanda hap “dyert” për Shqipërinë. Shteti aziatik ka zgjeruar skemën e saj të hyrjes pa viza në 93 vende dhe territore, ndërsa kërkon të rigjallërojë industrinë e saj të turizmit. Vizitorët mund të qëndrojnë në vendin e Azisë Juglindore deri në 60 ditë sipas skemës së re që hyri në fuqi të hënën. Më parë, mbajtësit e pasaportave nga 57 vende lejoheshin të hynin pa vizë. Turizmi është një shtyllë kryesore e ekonomisë tajlandeze, por nuk është rikuperuar plotësisht nga pandemia.