SPAK vendosi të thërrasë më 22 korrik bashkëshorten dhe xhaxhanë e njërit prej viktimave të 21 Janarit, Aleks Nikës. Bashkëshortja e Aleks Nikës, Rajmonda Nika duhet të paraqitet në orën 10:00, kurse xhaxhai i viktimës, Mark Nika në orën 12:00. Ata thirren si persona që kanë dijeni dhe për të dhënë detaje për hetimin. Më herët, Mark Nika ka lajmëruar se tashmë që nisin hetimet nga SPAK do të dorëzojë edhe një audiokasetë me prova sipas tij të vrasjes shtetërore.
Author: tirana
Zgjedhja e JD Vance si kandidat për zv.president nga Donald Trump, ka shtuar edhe më shumë pasiguritë e politikanëve dhe diplomatëve europian. Një kritik i zëshëm i ndihmave në Ukrainë, Vance deklaroi gjatë konferencës së sigurisë në Mynih të këtij viti, tha se Europa duhet të zgjohet pasi SHBA të devijojë fokusin e vet tek Azia lindore. ”Mburoja e sigurisë amerikane ka lejuar atrofizimin e sigurisë europiane”. Disa ditë para nisjes së luftës ruse në shkurt të 2022, Vance tha në një podcast se nuk i interesonte ajo që ndodhte në këtë vend. Ai po ashtu ka pasur një rol…
Nëse po kërkoni të gjeni paqe në një destinacion bregdetar, mos kërkoni më larg se Shqipëria – vendi më i nxehtë i pushimeve të këtij viti, shkruan Stuart Butler në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “TimeOut”. Vija bregdetare e Shqipërisë shtrihet në Mesdhe – ku do të gjeni qetësi në plazhe, edhe gjatë pikut të sezonit në gusht. Disa nga plazhet e Shqipërisë janë po aq të zënë sa edhe plazhet e tjera të mëdha në Mesdhe – por duke ndjekur rrugën gjarpëruese nëpër ullishte, mund të gjendeni në një liman të veçuar – ku gjurmët e…
Një 40 vjeçar është arrestuar nga policia në kryeqytet pasi kishte krijuar një llogari false në rrjetet sociale ku denigronte ish të dashurën e tij. Erion Troka, banues në Tiranë për një periudhë prej 7 muajsh përdorte gjeneralitetet e ish të dashurës së tij, me anë të së cilës kishte një profil në rrjete sociale ku publikonte foto të ndryshme të saj për ta denigruar. Si rezultat i veprimeve policore, u identifikuar se kush fshihej pas këtij profili fals dhe u bë e mundur arresti i 40 vjeçarit që akuzohet për ‘Falsifikim kompjuterik; dhe ‘Ndërhyrje në të dhënat kompjuterike’.
Kanosjet e vazhdueshme ndaj të atit, dhuna e ushtruar ndaj bashkëshortes dhe grabitja e një banese, i kanë kushtuar shtrenjtë një 41-vjeçari nga Korça. Policia njofton arrestimin e ti, ndërsa sqaron se të gjitha ngjarjet për të cilat akuzohet kanë ndodhur gjatë 10 ditëve të fundit. “Komisariati i Policisë Korçë, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të masave të planit operacional “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim, kapi dhe ndaloi shtetasin Z. G., 41 vjeç, banues në Korçë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi dyshohet se: -më datë 07.07.2024, në lokalin e tij, në…
Drejtoresha e SHISH-it, Vlora Hyseni, ka raportuar sot në Komisionin e Sigurisë, ndërsa theksoi se ka pasur akuza të pabaza kundrejt SHISH, ndërsa ka shtuar se nuk ka takime të dyshimta të drejtorit të Shërbimit. Hyseni u shpreh se është rritur bashkëpunimi me Prokurorinë e Posaçme dhe Byronë Kombëtare të Hetimit. Kreu i SHISH ka folur edhe në lidhje me aktivitetet e shërbimeve ruse dhe serbe, të cilat sipas saj kanë qëndrim armiqësor ndaj vendit tonë. Ndërkohë ka pasur “përplasje” mes saj dhe deputetëve të opozitës. “Jeni këtu bazuar në përcaktimin që ju jep Kushtetuta si krye e SHISH apo…
Xhovana Nikolli ka reaguar në rrjete sociale, pasi iu vu tritol në derën e banesës. Ajo akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol. “Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bole mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan…
Bashkia e Tiranës nderoi sot, në një ceremoni të posaçme, ish-ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu, me “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij gjatë shërbimit si diplomat në vendin tonë. Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u shpreh i lumtur për rikthimin në kryeqytet të një miku të mirë për shqiptarët. “Ka gjithmonë një arsye për t’u rikthyer në Shqipëri, e veçanërisht nga përtej Oqeanit. Akoma më veçanërisht në Shqipërinë dhe në Tiranën e sotme, e cila është shumë më ndryshe nga ajo që ishte. Kur ambasadori Arvizu u rikthye në Tiranë në vitin 2018, ne e shenjuam atë…
Durrësi mbetet një nga portat hyrëse kryesore drejt vendit tonë. Referuar të dhënave nga autoriteti portual nëpërmjet qytet-portit vetëm në 5 ditët e fundit kanë hyrë në territorin e vendit tonë mbi 10 mijë qytetarë me më shumë se 2 mijë mjete. Për të menaxhuar situatën, duke shmangur radhët e gjata në këtë periudhë porti më i madh në vend punon me 19 sportele. Fluksi i udhëtarëve nisi gjatë fundjavës. Shumica e pasagjerëve janë emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe kthehen për të kaluar pushimet në vendlindje. Por, gjithashtu nuk mungojne edhe turistët italianë, por jo vetëm…
Gjendet i pajetë 79-vjeçari në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin me inicialet N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike. NJOFTIMI I POLICISERreth orës 11:05, në rrugën “Tish Daija”, është gjetur pa shenja jete, në banesën e tij, shtetasi N. A., 79 vjeç, banues në Tiranë. Nga veprimet e para hetimore dyshohet se ky shtetas është vetëvrarë duke lidhur duart me kabllo elektrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.
Një aksident është regjistruar sot në rrugën e Gjirit të Lalzit. Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm. Siç shihet nga pamjet, një automjet thuajse është shkatërruar nga goditja e një tjetër mjeti. Deri më tani nuk dihet nëse ka persona të plagosur nga aksidenti, po ashtu dhe shkaqet e ngjarjes. Njoftimi: Rreth orës 07:30, në aksin rrugor Rubjek-Manëz, shtetasi L. Ll, duke drejtuar automjetin ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe është përplasur me barrierat ansore të rrugës. Si pasojë është lënduar drejtuesi i automjetit shtestasi L. Ll, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Kosovë, ku një vajzë e mitur është përdhunuar dhe ka mbetur shtatzënë. Sipas policisë, vajza është paraqitur në spital, ndërsa autori i dyshuar është arrestuar. “Është marr informata se në QKUK është pranuar viktima femër shtatzënë, ku lidhur me rastin e lartcekur me vendim të prokurorit është arrestuar një i dyshuar mashkull kosovar i cili pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, ka njoftuar policia. “Meqë rasti i takon procedurës për të mitur, nuk mund të japim detaje, derisa ju njoftojmë se ndaj të dyshuarit do të ndërmerren veprimet e mëtejme ligjore”,…