Author: tirana

Duket se situata e zjarrit në Madhesh të Matit vijon që të jetë problematike. Krahas ndërhyrjes me helikopter nga ajri po shtohen dhe forca të tjera tokësore në terren, me qëllim që vatrat e zjarrit të mbahen nën kontroll dhe mos të përhapen në fshatrat e tjerë përreth. Në terren ndodhet dhe kreu i shërbimit zjarrfikës të Shqipërisë Arben Cara, sipas të cilit janë shpëtuar disa banesa dhe zjarri po mbahet nën kontroll. Ai theksoi se do të ketë një shtim të forcave zjarrfikëse në terren. “Prej disa orësh po luftohet me vatrat e zjarrit, për vënien në kontroll të…

Read More

Ballkani është eliminuar nga Champions League që në fazën e parë nga ekipi modest i UE Santa Coloma nga Andorra, të cilët kaluan në fazën tjetër pas penalltive. Edhe pse e fituan ndeshjen e parë në transfertë 2-1, kampionët e Kosovës e nisën takimin e kthimit keq pasi sulmuesi i tyre kryesor Adetunji u ndëshkua me karton të kuq në pjesën e parë pasi goditi kundërshtarin me bërryl. Te penalltitë, lojtarët e Santa Coloma u treguan më të saktë duke fituar ata biletën për fazën e ardhshme të Championa League.

Read More

Kryeministri francez Gabriel Attal, dha dorëheqjen të martën, por do të mbetet në post për të kryesuar një qeveri të përkohshme. Attal ofroi të jepte dorëheqjen javën e kaluar pasi aleanca centriste e Ansamblit të Presidentit Emmanuel Macron u mund në raundin e dytë të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Francë, por presidenti refuzoi, duke i kërkuar atij të qëndronte për një kohë të shkurtër për të ruajtur stabilitetin. Tetë ditë më vonë, Macron ka pranuar dorëheqjen e Attalit gjatë një takimi në Elysee në Paris, por edhe një herë i ka kërkuar që të qëndrojë në post deri në…

Read More

Avokati Spartak Ngjela, thotë se Fredi Beleri nuk do të kthehet më në burg, pas lejes që iu dha për të dalë me kusht. Beleri u betua sot në Strasburg si eurodeputet. ”Po të mos e lejonin normale do ishte, fakti që e lejuan ka brenda një nëntekst. Ç’do bëjë ky do kthehet? Jo, do tallen të gjithë me të”, tha Ngjela. Fredi Beleri u lirua nga burgu ditën e sotme, pak para orës 7:30 të mëngjesit, ku udhëtoi në Athinë dhe takoi kryeministrin Kyriakos Mitsotakis. “Nuk është faji i Belerit, por i psikikës politikës primitive që ka politika greke…

Read More

Analisti Preç Zogaj i ftuar në Top Talk, tha se regjistrimi i çështjes së 21 Janarit nga SPAK është veprimi më i duhur dhe se ka ardhur koha që drejtësia të zbardhë ngjarjen e plotë. “Çështja në tërësi kthehet aty ku duhet në vendin e duhur në SPAK. Janë cilësuar tre vepra penale, nuk është një hetim që SPAK e ka nisur kryesisht apo të një kallëzimi penal, i ka rezistuar kërkesave për t’u marrë me këto çështje. Ka ardhur momenti që të zbardhet dhe ata të ndjerët të gjejnë paqe në amëshimin e tyre. Është filmuar dhe është parë…

Read More

Një video e re nga atentati ndaj Donald Trump, tregon momentin kur këpucët iu hoqën ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret nxituan për ta mbrojtur. Trump tha se agjentët u drejtuan drejt tij menjëherë pas krismave në mitingun e Butler, Pensilvani. Ndërsa agjentët e Shërbimit Sekret nxorën Trump nga skena, ai u dëgjua duke thënë se donte të merrte këpucët e tij.

Read More

Donald Trump dhe Robert F. Kennedy Jr kanë biseduar përmes një telefonate private. Trump tregon se si i mbijetoi atentatit në Pensilvani, duke thënë se plumbi i gjuajtur nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks u ndje si mushkonja më e madhe në botë. ”Diçka më lëndoi”,-tha Trump, sipas asaj që dëgjohet në video. “Ndihej si mushkonja më e madhe në botë”, tha Trump për plumbin që e gërvishti në veshin e djathtë. Videoja e thirrjes u postua fillimisht në X nga djali i Kennedy, Bobby Kennedy III, i cili më vonë fshiu postimin origjinal. Kennedy kërkoi falje për publikimin, duke thënë…

Read More

Presidenti Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Konispol, vend ku nderoi edhe viktimat çame nga gjenocidi grek. Sipas asaj që shkruajnë mediat helene, “gjenocidi çam” ishte përkujtuar më parë vetëm nga përfaqësues partish, por se tashmë gjenocidin çam po e përkujton edhe kreu i shtetit shqiptar. Për mediat greke, kryeministri Edi Rama vazhdon që të provokojë Greqinë, duke përdorur çështjen çame. ”Edi Rama përdor çështjen e çamëve për t’iu përgjigjur zhvillimeve në çështjen Beleri dhe deklaratës eksplicite të Athinës se shkeljet e shtetit të së drejtës dhe të drejtave individuale si dhe ajo që ndodhi në bashkinë e Himarës ndikon…

Read More

Ministri i Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin, Adea Pirdeni ka reaguar pas lajmeve se nga dita e mërkurë do të shkurtohet orari i punës për punonjësit e administratës publike, për shkak të të nxehtit afrikan. Sipas sqarimit nuk kemi të bëjmë me reduktim të orarit, por ndryshimi lidhet me një VKM për rregullat e reja të kohëzgjatjes në punë, duke përfshirë konceptin e orarit ditor fleksibël për çdo punonjës të administratës publike. Projektvendimi propozon që brenda kohëzgjatjes ditore të punës, të punësuarit të kenë mundësinë të zgjedhin oraret kur do të kryejnë orët e plota të ditës së punës,…

Read More

Situata në pyjet e Ulzës është kritike sipas specialistëve të Mbrojtjes Civile pranë Bashkisë Mat. Zjarri është përhapur në një sipërfaqe të madhe, madje po rrezikon banesa të fshatit. Zjarrëfikësit dhe punonjësit e Bashkisë Mat e patën të pamundur të ndërhynin nga toka. Terreni tejet i thyer, tymi dhe flaket pamundësonin shuarjen e zjarreve. Ministria e Mbrojtjes i është përgjigjur pozitivisht shqetësimit të Bashkisë Mat dhe Prefekturës Dibër duke dërguar një helikopter për shuarjen e zjarreve që vazhdojnë përparimin drejt pyjeve të lartë të Trodhës dhe fshatit Stojan.

Read More

Katër vatra zjarri janë aktive aktualisht në vendin tonë. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, forcat operacionale janë në vendngjarje. Në raste të veçanta, kur është dashur ndërhyrja nga ajri, në vendngjarje është nisur helikopteri. ”Problematike mbetet situata e zjarrit në Balgjaj në fshatin Kurdari. Forcat operacionale nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile po vijojnë të mbajnë nën kontroll situatën, për të shmangur rrezikun pranë një stani me bagëti e dhjetëra koshere bletësh. Në fshatin Madhesh, njësia administrative Ulëz në Mat zjarri i rënë ka marrë përmasa të menjëhershme dhe po avancon në drejtim të fshatit Stojan. Veç forcave operacionale në…

Read More

Në bashkinë e Himarës është duke u zbatuar projekti “Furnizimi me ujë i zonave rurale IV” i cili ka për qëllim përmirësimin e infrastrukturës së furnizimit me ujë dhe kanalizimeve. Projekti parashikon sistemimin, grumbullimin dhe trajtimin e ujërave të ndotur duke përfshirë edhe përmirësimin e kapaciteteve menaxhuese. Krahas ndërtimit të impiantit, pjesë e projektit është edhe shtrimi i rrjeti të kanalizimeve të ujërave të ndotur, rreth 15 kilometra, në qytetin e Himarës dhe në Himarë fshat, së bashku me lidhjet nëpër shtëpi dhe pusetat, të cilat përmes disa stacioneve të pompimit do të grumbullohen në impiantin i cili është në…

Read More