Author: tirana

80 mijë tifozë ishin të pranishëm në “Bernabeu” për prezantimin e Kylian Mbappe te Real Madrid. Mbappe “kopjoi” edhe formën e prezantimit të Cristiano Ronaldos në 2009. Video e ngjashme po bën xhiron në rrjetet sociale, teksa madrilenët kanë shumë besim se Mbappe do jetë ylli i ardhshëm i “Galaktikëve”. “Një, dy, tre… Hala Madrid”, thoshte Cristiano më parë, teksa të njëjtën gjë e ka bërë edhe Mbappe.

Read More

Shqipëria dhe Sllovenia janë angazhuar për të forcuar marrëdhëniet në fushën policore dhe për forcimin e masave kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm. Drejtori i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku priti në një takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Sllovene, Senad Jusiç. Rrumbullaku vlerësoi bashkëpunimin shumë të mirë mes dy policive, mbështetur në tre marrëveshje bazë, të nënshkruara nga Qeveritë e Shqipërisë dhe Sllovenisë. Ky bashkëpunim ka qenë efektiv, veçanërisht në kuadër të INTERPOL-it dhe EUROPOL-it. ”Sfidat e reja të sigurisë, angazhimi i përbashkët kundër krimit të organizuar dhe migracionit të paligjshëm, krahas numrit të shtuar të turistëve…

Read More

Vendi është në ditët më të nxehta, por cilat janë disa nga këshillat që duhet të ndjekim për të përballuar këtë valë të nxehti dhe cilat kategori duhet që të shmangin ekspozimin në diell në këto ditë të nxehti ekstrem? Drejtoresha e ISHP, Eugena Tomini teksa dha disa këshilla për qytetarët, theksoi se moshat e treta, gratë shtatëzëna dhe moshat e reja duhet që të shmangin daljen në oraret e pikut. “Duhet vendosur kapelja, një çadër dielli nëse duhet që të lëvizin gjatë orareve ekstreme, një shishe me ujë është domosdoshmëri. Duhet që të hidratohemi nëpërmjet pirjes së ujit dhe…

Read More

Ekipi Olimpik Shqiptar është gati për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike, që këtë herë mbahen në Paris. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ceremonia e dorëzimit të flamurit, teksa u shpreh krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar. “Krenar për Ekipin Olimpik Shqiptar që do të na përfaqësojë në Lojërat Olimpike”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale. Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, i dorëzoi dje flamurin sportistëve Luiza Gega dhe Zelimkhan Abakarov. 8 sportisët e “Team Albania” janë pritur në mënyrë madhështore, përmes një spektakli shumë emocionues me lojëra sportive nga fëmijët dhe video promovuese për…

Read More

Nga Agron Gjekmarkaj Kongresi i datës 27 pritet si vaki. Pamja e gezuar e Ermos fliste vetë çi pret evleterit. Qederi i të tjerëve qejfi i saj. Ndihej kudo nëpër fytyrat e vëngërta e kokat e ulura rrafsh me tavolinën, terezia e prishur. Lajmi se pesë ministra që janë nën hetim nga Spak do shkarkohen po aq pezem e turbulli kishte hedhur mbi banken e qeverisë. Mamica e veshur me të zeza dukej si sjellësja e fatkeqësise paçka se shikimi mbi të binte gjithsesi. Ajo e para mandatën pat leshuar. E pyesnin me rradhë, “hë e ha unë? E kaloj…

Read More

Këtë të martë, Roberta Metsola u rizgjodh presidente e Parlamentit Evropian. Teksa e ka uruar, kryeministri Edi Rama thotë se ripërtëritja e besimit me 562 vota është një dëshmi e lidershipit, energjisë dhe vizionit të saj të besueshëm në krye të një prej institucioneve kyçe të Bashkimit Evropian në kohët aktuale sfiduese për të gjithë. Postimi i plotë Urime të ngrohta për Roberta Metsola, për rizgjedhjen e saj si Presidente e Parlamentit Evropian. Rikonfirmimi i besimit nga Shtëpia Evropiane e Demokracisë me një votim të jashtëzakonshëm prej 562 votash është një dëshmi e lidershipit të saj të besueshëm, energjisë dhe vizionit…

Read More

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vijojnë që të qëndrojnë me vendosmëri në krah të institucioneve të pavarura shqiptare të drejtësisë në përpjekjet e tyre për të luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe pandëshkueshmërinë. OPDAT zhvilloi një seminar koordinues për strukturën e Prokurorisë së Posaçme të Shqipërisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) në Shkodër. Së bashku me përfaqësues nga Zyra për Zhvillimin, Ndihmën dhe Trajnimin e Prokurorisë jashtë Shtetit (OPDAT), Programi Ndërkombëtar i Ndihmës për Trajnimin për Hetimet Penale (ICITAP) dhe FBI, prokurorët e SPAK, përfshirë kreun e SPAK, Altin Dumani, u mblodhën për të diskutuar përparësitë kryesore të…

Read More

Në sikron me njëri-tjetrin, Sali Berisha dhe Ilir Meta janë bërë bashkë kundër Altin Dumanit. Një ditë pas raportimit disa orësh të kreut të SPAK në Kuvend, Berisha dhe Meta e lexojnë qëndrimin e mbajtur prej tij para deputetëve, si një përpjekje për të amnistuar zyrtarët e korruptuar të qeverisë Rama. Lideri demokrat e konsideron Dumanin si armik të opozitarëve. “Amnistimi nga Dumani si armik i egër opozitës dhe votës së lirë të shqiptarëve i krimit elektoral të qeveritarëve. Kjo amnisti është një krim monstruoz kundër votës së lirë dhe opozitës. Për çdo njeri që ndjen veten opozitar, Altin Dumani,…

Read More

Gjykata Kushtetuese vendosi të rrëzojë kërkesën nga Shoqata e Prodhuesve dhe Tregtuesve të Pijeve Alkoolike Vendase. Kjo shoqatë kërkoi shfuqizimin e pjesshëm të ligjit për akcizat, por Gjykata Kushtetuese në njoftimin për këtë situatë, argumenton se “nuk cenohet thelbi i lirisë se veprimtarisë ekonomike”. Por cilat janë efektet ekonomike dhe sociale nga rritja e akcizës për birrën në 34%, masë të cilën Kushtetuesja e la në fuqi? Nga 1 janari 2023 kompanitë shqiptare po paguajnë dyfish të vlerës së taksës. Nga Shoqata e Prodhuesve të Birrës Vendase u theksua se rritja e akcizës vijon të japë efekte negative te kompanitë…

Read More

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Mjedë në Vaun e Dejës. Një 13-vjeç është mbytur aksidentalisht në ujërat e lumit Drin, teksa ishte duke u larë. ”Rreth orës 13:35, në fshatin Mjedë, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Drin, shtetasi D. P., rreth 13 vjeç, banues në fshatin Mjedë. Grupi hetimor vijon punën për të dokumentuar me prova ligjore rrethanat e këtij rasti”,-njofton policia.

Read More

17-vjeçari Lamine Yamal është konsideruar si sensacion i këtij Kampionati Evropian. Ylli i Spanjës ka një të dashur, e cila bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjet. E dashura e përfolur e Lamine Yamal thuhet se është Alex Padilla. Ajo ndoqi ndeshjet e Spanjës gjatë EURO 2024 në shoqërinë e familjes së Lamine. 1-Alex Padilla është një studente me bazë në Barcelonë. 2-Sipas burimeve, Padilla besohet të jetë në të njëjtën moshë me të dashurin e saj Lamine Yamal, në kundërshtim me thashethemet e rreme se ajo është shumë më e madhe se futbollisti. 3-Alex është e pranishme…

Read More

Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se këto 3 vite drejtësia shqiptare është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me peshkaqenët. Gjatë një interviste televizive, ai shtoi se po veprohet me dy standarde nga ana e SPAK. Për zyrtarët e vegjël aplikohet arresti në burg, ndërsa për ata që akuzohen për para të pista apo kulla nuk aplikohet kjo masë arresti. ”Drejtësia është një peshore. Sot drejtësia shqiptare dhe SPAK kanë përgjegjësi dhe pabarazinë para ligjit. Këto 3 vite është arrestuar një zyrtare për një arkë peshk dhe 4 peshkaqenët janë të lirë. Të cilët akuzohen për kulla, para të pista…

Read More