17-vjeçari Lamine Yamal është konsideruar si sensacion i këtij Kampionati Evropian. Ylli i Spanjës ka një të dashur, e cila bëri bujë të madhe gjatë këtyre ditëve në rrjet. E dashura e përfolur e Lamine Yamal thuhet se është Alex Padilla. Ajo ndoqi ndeshjet e Spanjës gjatë EURO 2024 në shoqërinë e familjes së Lamine. 1-Alex Padilla është një studente me bazë në Barcelonë. 2-Sipas burimeve, Padilla besohet të jetë në të njëjtën moshë me të dashurin e saj Lamine Yamal, në kundërshtim me thashethemet e rreme se ajo është shumë më e madhe se futbollisti. 3-Alex është e pranishme…
Author: tirana
Juristi Kreshnik Spahiu, thotë se këto 3 vite drejtësia shqiptare është marrë me peshqit e vegjël dhe jo me peshkaqenët. Gjatë një interviste televizive, ai shtoi se po veprohet me dy standarde nga ana e SPAK. Për zyrtarët e vegjël aplikohet arresti në burg, ndërsa për ata që akuzohen për para të pista apo kulla nuk aplikohet kjo masë arresti. ”Drejtësia është një peshore. Sot drejtësia shqiptare dhe SPAK kanë përgjegjësi dhe pabarazinë para ligjit. Këto 3 vite është arrestuar një zyrtare për një arkë peshk dhe 4 peshkaqenët janë të lirë. Të cilët akuzohen për kulla, para të pista…
Uniformat e Mongolisë për ceremoninë e hapjes dhe mbylljes së Lojërave olimpike në Paris, kanë pushtuar mediat sociale. Me jelekë të qëndisur, rroba dhe aksesorë të frymëzuar nga veshjet tradicionale, këto veshje janë një vepër arti. Ato janë vepër e Michel&Amazonka, një shtëpi mode me bazë në Ulaanbaatar, kryeqytetin e Mongolisë. Kompania prodhon veshje që shprehin thelbin e traditës dhe kulturës mongole, duke e ndërthurur me bashkëkohoren. Veshjet e atleteve femra përfshijnë aksesorë si vathë dhe çanta të qëndisura, ndërsa meshkuj do të vendosin një kapelë gjuetie me hark, rrip dhe çizme tradicionale mongole. Dominon ngjyra blu, e kuqe dhe…
42-vjeçari Rigels Kaso nga Bilishti, ditën e hënë, 15 korrik, u gjet i shtrirë në rrugët e Tiranës, pasi ishte dhunuar në mënyrë barbare. Autori është identifikuar si Bajram Gjeleshi. Dyshohet se motivi i konfliktit me Kason ishin disa mesazhe që ai i kishte dërguar bashkëjetueses së tij në rrjetet sociale. Sipas ”Top Channel”, pasi ka lexuar këto mesazhe, Gjeleshi nga profili i bashkëjetueses e ka ftuar 42 vjeçarin për tu takuar pranë pallatit ku jetonte në rrugën në rrugën “Sokrat Miho”. Duke menduar se do të takonte gruan me të cilën po fliste në rrjetet sociale, ai shkoi në…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi sot në Tiranë Konferencën “Transformimi Spitalor-Autonomia Spitalore dhe sfidat e së ardhmes” ku drejtues të Spitaleve që kanë marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, diskutuan për proceset drejt autonomisë së plotë spitalore, hapat që duhen ndjekur për të përmbushur kërkesat e këtij procesi si dhe ndanë eksperiencën dhe praktikat më të mira që implementohen nga vende të ndryshme. Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se autonomia spitalore është distancim i politikës nga menaxhimi spitalor. Ky model menaxhimi, vuri në dukje ministrja,…
Roberta Metsola u rizgjodh presidente e Parlamentit Evropian. Metsola ka marrë gjithsej 562 vota. 699 eurodeputetë votuan, 60 abstenuan, 562 për Roberta Metzola dhe 61 për kundërkandidaturën spanjolle të Irene Monteros. Mandati i Presidentit të Parlamentit Evropian zgjat 2.5 vjet. Pas zgjedhjes së presidentes, eurodeputetët do të duhet të zgjedhin të 14 nënkryetarët e Parlamentit Evropian, ndërsa mesditën e së enjtes do t’u kërkohet të miratojnë ose refuzojnë Ursula von der Leyen si Presidente të Komisionit Evropian.
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën e Sali Berishës dhe të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për heqjen e masës “arrest në shtëpi”. Berisha ndodhet në arrest shtëpie që prej 30 dhjetorit të vitit të kaluar pas vendimit të marrë nga gjyqtarja Irena Gjoka. Ish-kryeministri dhe dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, akuzohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në kohën kur Berisha ishte kryeministër, kanë kryer shkelje në procedurat e privatizimit të ish-kompleksit të klubit “Partizani”.
Blogerja Ditea ka sqaruar raportin me këngëtarin rastësisht me po të njëjtin mbiemër Robert Berishën, pasi thuhet se ky i fundit i ka shprehur asaj pëlqimin pak muaj më parë. Në një intervistë televizive, Ditea sqaroi se nuk ka asgjë mes tyre, përveçse respektit të ndërsjellë. Moderatorja: Kemi parë në rrjetet sociale që ka bërë bujë lajmi me Robert Berishën, Do a vësh pak pikat mbi “i”, çfarë po ndodh. Ditea: Roberti pasi doli i ka vendosur pikat. Nuk kam asgjë për të shtuar, Robertin e kam shumë mik. Pasi dolëm folëm në finale dhe në ‘After Party’, më vonë…
Sa më shumë që Shërbimi Sekret Amerikan shqyrton të kaluarën e 20-vjeçarit Thomas Matthew Crooks për të analizuar sulmin ndaj Donald Trump, aq më shumë ngatërrohet gjithçka. Media ndërkombëtare raportojnë se janë ngritur shumë dyshime se si mundet një i ri i përshkruar si “i ëmbël dhe i qetë” të kthehet në një atentator. Si mundet një djalë i cili u refuzua nga ekipi i tij i qitjes në shkollë për të qenë një “qitës i tmerrshëm” të realizojë një goditje që do të ishte e vështirë edhe për një snajper profesionist? Si mundet një person që përshkruhet si indiferent…
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale organizoi sot në Tiranë Konferencën “Transformimi Spitalor-Autonomia Spitalore dhe sfidat e së ardhmes” ku drejtues të Spitaleve që kanë marrë Kartën e Autonomisë Menaxheriale, mjekë dhe ekspertë të shëndetësisë, diskutuan për proceset drejt autonomisë së plotë spitalore, hapat që duhen ndjekur për të përmbushur kërkesat e këtij procesi si dhe ndanë eksperiencën dhe praktikat më të mira që implementohen nga vende të ndryshme. Në fjalën e saj, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu u shpreh se autonomia spitalore është distancim i politikës nga menaxhimi spitalor.Ky model menaxhimi, vuri në dukje ministrja, kërkon…
Plot simbolikë ishte paraqitja e dytë zyrtare e Kate Middleton , pas shpalljes së diagnozës së saj me kancer. Princesha e Uellsit mori pjesë në turneun e tenisit Wimbledon më 14 korrik, e shoqëruar nga vajza dhe motra e saj. Për pamjen e saj të rrallë, ajo zgjodhi një fustan të bërë me porosi nga marka luksoze me bazë në Londër, Safiyaa. Nuanca e gjallë e vjollcës ishte një shenjë e ngjyrave zyrtare të Klubit të Tenisit dhe Kroketit në Lawn All England, ku ajo është mbrojtëse, dhe një ngjyrë që shpesh lidhet me gjakun blu, dhe shpesh zgjidhej nga…
Për shkak të temperaturave të larta orari i administratës do të jetë nga 9.30 deri 15 .30 të premten 9.30-13:00. Vendi ynë po përballet prej ditësh tashmë nga temperatura ekstreme që shkojnë mbi 40 gradë C.