Author: tirana

Të shtëna me armë zjarri në lagjen 15 të qytetit. Një person ka qëlluar me armë zjarri, nga raportimet e para nuk ka njerëz të plagosur. Policia në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave. Policia po negocion që 60-vjeçari të dorëzohet. Ka qëlluar 3 herë me armë, jeton i vetëm. Ka qëlluar nga ballkoni i banesës që ndodhet në katin e parë.

Read More

Një sherr i ashpër shpërtheu në një plazh në Itali për shezlongët, sipas një video të publikuar nga një parlamentar italian. Në videon e postuar në Facebook nga deputeti Francisco Emilio Borelli, shihen gra që konfliktohen fizikisht me njëra-tjetrën, pasi njëra prej tyre kërkonte shezlongët buzë detit. Sipas informacioneve, në përleshje janë përfshirë edhe rojet e plazhit, të cilët kanë tentuar të ndalojnë konfliktin. Përleshja ka ndodhur në resortin Varcaturo, pranë Napolit. Në postimin e tij, deputeti italian akuzon gratë se me sjelljet e tyre rrezikojnë sigurinë publike. “Kërkojmë që gratë që morën pjesë në përleshje të identifikohen, të vihen…

Read More

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka nisur procedim penal për dosjen e 21 janarit, ku gjatë protestës së asaj kohe u vranë 4 qytetarë. SPAK njofton se procedimi ka nisur për vrasjen e Aleks Nikës si dhe plagosjen e shtetasve Artes Dybeli, Ilia Qesko dhe Ilia Papa. SPAK thotë se ka regjistruar procedimin penal për “vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e kryer në bashkëpunim, “shpërdorim detyre” dhe “Kryerja e veprimeve që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Njoftimi i SPAK Nisur nga interesimi i vazhduar i medias dhe publikut njofotjmë se, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit…

Read More

Rreth 1200 pasagjerë dhe 300 automjete kanë mbërritur sot në orët e para të ditës me dy tragetet e linjës Brindisi-Vlorë. Ndërkohë që në portin e Vlorës janë marrë masat që të mos ketë vonesa në kontrollin e dokumentacionit. Për policinë kufitare dhe kontrrollin e dokumentacionit janë vënë në dispozicion 12 sportele, 8 për kontrollin e pasagjerve dhe 4 për ata që janë më automjete. Dita e sotme tregon dhe nisjen e fluksit të ardhjes së emigantëve, por dhe të pushuesve të huaj në portin e Vlorës. Po ashtu të shumtë kanë qenë dhe pushuesit nga Italia që vijnë për…

Read More

Erzen Braçani është liruar dhe do të qëndrojë në arrest shtëpie pas arrestimit të tij gjatë një operacioni të SPAK, i cili synonte trafikun e drogës dhe pastrimin e parave. Ndërkohë, autoritetet janë ende në kërkim të djalit të tij, Eralbi Bracani, raporton gazetari Elton Qyno. Aplikacioni SKY ECC luajti një rol kyç në zbërthimin e një grupi kriminal të përfshirë në trafikun e drogës nga Amerika Latine në Europë dhe në krime të tjera të ndodhura në Shqipëri, ku dyshohet se janë të përfshirë zyrtarë dhe ish-zyrtarë policie. Nga 11 personat ndaj të cilëve ishin lëshuar urdhra arresti, vetëm…

Read More

Gjykata e Vlorës ka vendosur masën e sigurisë” arrest në burg” për shtetasit Rudi Pashaj dhe Klaudio Pashaj (vëllezër). Të dy shtetasit u konfliktuan me punonjësit e policisë në zonën e Lungomares, më 13 korrik. Seanca është drejtuar nga gjyqtar Artan Ciraga. Prokuroria ka kërkuar arrest në burg , kërkesë e cila është pranuar nga Gjykata e Vlorës. Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin e Vlorës në mesin e sezonit turistik dhe në zonën më të frekuentuar, atë të Lungomares. Sipas policisë, efektivët kanë ndaluar një qytetar me monopatinë pasi nuk kishte vendosur skafandër. Ky i fundit sapo e kishte…

Read More

Kryeministri Edi Rama tregoi disa prej projekteve në vend, ndërsa ishte i pranishëm në konkursin ndërkombëtar, ku 5 studio europiane paraqesin projekt-idetë për Rozafën e re në Shkodër. Rama: Një gjurmë që do t’i shtohet kësaj trashëgimie të Shkodrës për brezat që do të vijnë, pjesë e një vizioni të gjerë që për Shkodrën dhe gjithë këtë territor që shkon deri lart në Thethin e mrekullueshme po shtrihet deri në Mal të Zi po shtohet dita ditës, duke konsideruar domosdoshmërinë e një lidhje shumë të shpejtë dhe të sigurt të Shkodrës, kryesore mbetet sfida për ndërtimin deri në Muriqan të koridorit…

Read More

Një vatër aktive zjarri që më datën 11 në në vendin e quajtur Buza Dede mbi fshatin Gur Lurë në afërsi të grykës së setës në Bashkinë e Dibrës janë djegur rreth 35 hektarë pyll, kullotë e pishë. Aktualisht janë 2 vatra aktive zjarri. Në të dyja vatrat e zjarrit po punojnë 8 forca të zjarrfikëses 8 punonjës të A.D.Z.M., 6 punonjës të Njësisë Administrative Lurë. 7 vullnetar dhe 7 punonjës të Drejtorisë së Bujqësisë mes tyre dhe shefi sektorit të ndërhyrjes së zjarreve. Teksa në Lurë bëhet me dije se po pritet helikopter, raporton gazetari Enver Doçi.

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5 arrestuan shtetasit B. Sh., 39 vjeç, dhe M. N., 26 vjeç, të dy banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal. Ditën e djeshme, rreth orës 13:00, në Kamëz, në një objekt që po ndërtohet nga firma ku këta dy shtetas punojnë si inxhinierë, janë rrëzuar nga lartësia dy punëtorë, shtetasit B. B., 58 vjeç, dhe Q. K., 48 vjeç, të cilët si pasojë janë dëmtuar dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Read More

Ish Presidenti Donald Trump përzgjodhi të hënën Senatorin J.D. Vance si zëvendës kandidatin e tij për Shtëpinë e Bardhë, ndërsa Partia Republikane hapi kuvendin kombëtar ku do të emërojë zyrtarisht zotin Trump si kandidatin e saj në zgjedhjet e nëntorit. “Në postin e nënpresidentit, J.D. do të vazhdojë të luftojë për Kushtetutën tonë, do të mbështesë trupat dhe do të bëjë gjithçka që mundet për të më ndihmuar që ta BËJMË AMERIKËN MADHËSHTORE SËRISH”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”. Përzgjedhja e Senatorit James David Vance, autor i librit të suksesshëm “Hillbilly Elegy”, mund të rrisë shanset e pjesëmarrjes…

Read More

Presidenti Joe Biden ka dhënë një intervistë me NBC të hënën, intervista e tij e parë që nga tentativa për vrasjen e rivalit të tij politik, ish-presidentit Donald Trump. Duke folur me Lester Holt, Biden përsëriti se ai ishte i lumtur që Trump i mbijetoi të shtënave, por gjithashtu vuri në dukje rolin e kundërshtarit të tij në ngritjen e temperaturës së retorikës politike bashkëkohore amerikane. Ai gjithashtu ofroi mendimet e tij për zgjedhjen e senatorit të Ohajos, JD Vance nga Trump si kandidat dhe vazhdoi të minimizonte shqetësimet për performancën e tij në debatin e CNN muajin e kaluar,…

Read More

Parlamenti Evropian do të mblidhet sot për herë të parë që nga zgjedhjet e qershorit, me një të djathtë ekstreme të përforcuar që kërkon më shumë ndikim në asamble. Fredi Beleri doli mëngjesin e djeshëm nga burgu i Fierit pasi mori leje për tu betuar si eurodeputet. Ai u nis drejt Athinës fillimisht, për të vijuar më pas udhëtimin në Strasburg. Jashtë burgut, Beleri u prit nga bashkëshortja dhe djali si dhe nga një makinë e ambasadës greke. “Dua t’ju falënderoj për mbështetjen gjatë gjithë këtyre muajve, jam i emocionuar, i lumtur, për pjesën tjetër do flasim në Athinë. Faleminderit…

Read More