Seanca plenare e Kuvendit ka zgjatur deri në orën 02:00 të 16 korrikut. Në këtë seancë maratonë, institucionet më të rëndësishme të drejtësisë raportuan para ligjvënësve raportet për vitin 2023. Senaca plenare e Kuvendit ka zgjatur deri në orën 02:00 të 16 korrikut. Në këtë seancë maratonë, institucionet më të rëndësishme të drejtësisë raportuan para ligjvënësve raportet për vitin 2023.Më pas seanca ka vijuar me diskutime për javën e gjelbër, por orët e vona duket se kanë lodhur deputetët të cilët kanë braktisur seancën. I fundit që mban fjalën në foltoren e Kuvendit është deputeti Bujar Leskaj, ndërsa salla është…
Author: tirana
Kryeministri Rama ka publikuar pamjet nga një plazh në ishullin e Sazanit, ku shihet i mbushur plot me turistë vendas dhe të huaj. Një plazh ky, ku mesa duket është mjaft i preferuar nga pushuesit. Sipas Ramës ky është një sezon me shumë prurje dhe turistë të shpërndarë në të gjithë hartën e vendit. “Mirëmëngjesi dhe me një tjetër plazh të “sulmuar” nga turistët vendas e të huaj, në ishullin e Sazanit, në një sezon të jashtëzakonshëm prurjesh në Shqipëri, po edhe shpërndarjeje të turistëve në të gjithë hartën e vendit, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar një 26-vjeçare, e cila në gjendje të dehur ka shkaktuar aksident. Sipas policisë ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në rrugën “Anton Lufi”. E reja me inicialet A.B, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një automjet tip “Toyota”. Më pas, nga inercia, automjeti i shtetases A. B., është përplasur nga pas me një automjet tip “Benz”. Nuk raportohet për persona të lënduar.
Fredi Beleri betohet sot si eurodeputet i Parlamentit Europian. Beleri, doli dje nga burgu i Fierit, ku po vuan 2 vite dënim nën akuzën e blerjes së votave në kuadër të zgjedhjeve të 14 majit të vitit të kaluar. Pasi u prit nga familjarët në dalje të burgut, Beleri iu drejtua aeroportit të Rinasit, me një makinë të ambasadës greke.Më pas Beleri udhëtoi drejt Athinës, ku u takua dhe me kryeministrin grek, Mitsotakis dhe më pas u nis drejt Strasburgut. Kujtojmë se Drejtori i Burgjeve miratoi kërkesën 5-ditore për Belerin, në mënyrë që ai të kryejë betimin si deputet i…
I nxehti Afrikan vijon ndikimin e tij edhe gjatë ditës së martë, duke sjellë mot të kthjellët dhe temperatura të larta, ku vlera ekstrem priten në zonat Jugore deri në 42 gradë Celcius. Orët e pasdites sjellin prezencë të vranësirave të pakta në të gjithë territorin e vendit, ku më të dukshme do të jenë në zonat verilindore dhe juglindore por mundësia për reshje është thuajse zero. Rritet ndjeshëm lagështira relative në ajër duke bërë që i nxehti të ndjehet edhe më shumë. Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në mëngjes, por mesdita mbetet me vlera konstante duke u…
Dashi Një refuzim që do të merrni do ju acarojë së tepërmi. Megjithatë bëhet fjalë për një çështje pune, ndaj bëni mirë të merrni masa. Sa i takon sferës së ndjenjave, mbrëmja parashikohet të jetë mjaft e favorshme. Demi Kjo e martë do të jetë mjaft e mbarë dhe relaksuese, e cila do ju lejojë që të vlerësoni me më shumë kujdes, disa propozime që keni marrë së fundmi. Këshillohet të mos nxitoheni në dhënien e një përgjigje. Mbrëmja do të jetë mjaft e mbarë për tu kaluar me njerëzit që doni. Binjakët Mos u tregoni shumë skeptik në raport…
Don Xhoni pak ditë më parë zbuloi se ka shtuar në koleksionin e tij edhe një makinë të re. Ai tregoi se ka blerë një Porsche, gjersa pak muaj më parë bleu një Lamborghini. Reperi nga Drenica gjithashtu posedon një tjetër makinë të tipit Mercedes, që e bleu më parë.
Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja ka reaguar ashpër ndaj deputetëve të opozitës, duke thënë se i hakërrehen SPAK, pasi kanë halle të tjera. Manja tha se as në kohën e Enver Hoxhës, ligjvënësit nuk sulmonin prokurorët e gjykatësit, që sipas tij ata të SPAK kanë sjellë shpresën në vendin tonë. ”Jeni vënë në garë të shfrenuar, kush ngrihet i pari në mëngjes ose bën kallëzime të shfrenuara për këtë krahun këtej, ose i akuzoni prokurorët për organizatë kriminale. I dimë dhe i njohim problemet që ka SPAK sot, e dimë që ka dosje stok, por ka një strategji për eliminimin…
Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka komentuar atentatin ndaj ish-Presidentit amerikan Donald Trump. Boçi tha se atentati ndaj Trump pothuajse pritej, duke pasur parasysh klimën politike. “E majta ekstreme kishte krijuar një marrëdhënie sfiduese me Trump, madje duke bërë çdo përpjekje për ta larguar nga gara si kandidat. Biden, orientoi stafin, që Trump të trajtohej në publik si një i dënuar. U munduan ta përjashtojnë nga gara, kërkuan ta largojnë përmes vendimeve gjyqësore. Tani nuk mund të themi që fajin e kanë demokratët, por nëse ti ndërton një qasje të tillë ndaj një kundërshtari politik, pritet që të ndodhin edhe…
Edhe pse ndodhet në një situatë ku jeta i shpëtoi në pak milimetra lëvizje, Trump ka zgjedhur Senatorin e Ohajos, JD Vance si kandidat për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara të Amerikës nëse ai do të fitojë në garën presidenciale. “Pas diskutimeve dhe analizave të gjata, kam vendosur që personi më i përshtatshëm për të marrë postin e Zëvendës Presidentit të Shteteve të Bashkuara është senatori i Ohajos, JD Vance”, shkroi Trump në rrjetet sociale.
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden ka urdhëruar mbrojtjen e Shërbimit sekret për kandidatin e pavarur Robert F. Kennedy Jr. pas tentativës për vrasjen e Donald Trump, tha shefi i sigurisë së SHBA-së. “Pas ngjarjeve të kësaj fundjave, Presidenti më ka udhëzuar të punoj me Shërbimin Sekret për të siguruar mbrojtje për Robert Kennedy Jr”, u tha Alejandro Mayorkas gazetarëve. Trump kërkoi sot që Shërbimi Sekret të garantojë sigurinë fizike të Kennedy, duke marrë parasysh ngjarjen e fundit, por edhe historinë e familjes së tij, me ish-Presidentin John F. Kennedy, që u vra në një atentat kur ishte në detyrë.
Tre vatra zjarri janë aktive në vendin tonë, sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile. Në Qarkun e Dibrës ka vijuar puna nga terreni dhe ajri për shuarjen e zjarrit të rënë në fshatin Kurdari, bashkia Klos. Vatra e zjarrit në Balgjaj të fshatit Kurdari është zhvilluar në dy vatra, njëra prej të cilave është vënë nën kontroll. Një prej vatrave është zhvilluar në drejtim të liqeneve të Balgjajt, Kurdari në sipërfaqe me filizë pishe e ahu, por është mbajtur pjesërisht nën kontroll. Për fikjen e zjarrit u angazhuan 23 forca dhe helikopteri i FA. Nuk rrezikohen…