Kombëtarja spanjolle ka dërguar në shtëpi trofeun e ”EURO 2024”. Lojtarët e “La Roja” u kthyen në tokën vendase të hënën pasdite, më pak se 24 orë pasi mposhtën Anglinë në finale. Ndalesa e parë ishte në aeroportin Adolfo Suarez Madrid–Barajas ku kapiteni i ekipit Alvaro Morata dhe presidenti i federatës spanjolle të futbollit Pedro Rocha u fotografuan te dera e avionit duke ngritur trofeun. E gjithë skuadra më pas pozoi për një foto pranë avionit, ku nuk mund të mungonte dhe kupa. Pas largimit nga aeroporti, ekipi shkoi për të takuar kryeministrin e Spanjës, dhe më pas festa vijoi…
Author: tirana
Melania dhe Donald Trump u martuan në vitin 2005 në shtetin amerikan të Floridës, por gjërat duken ndryshe në kandidaturën e tij të tretë për presidencën amerikane. Ish-Zonja e Parë po tërhiqet gjithnjë e më shumë nga publiku dhe pothuajse nuk merr pjesë në evente. Edhe pasi Donald Trump u qëllua në një tubim të fushatës në Pensilvani të shtunën, Melania nuk u shfaq fillimisht. Vetëm një ditë më pas ajo publikoi një deklaratë me shkrim në të cilën mbështeti bashkëshortin e saj dhe dënoi krimin. Këtë javë Melania pritet në konventën e nominimit të republikanëve në Milwaukee. Megjithatë, ajo…
Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani u përball sot për rreth 4 orë me akuza, kritika dhe ironi të shumta nga deputetët e PD-së, teksa ndodhej në Parlament për të prezantuar raportin vjetor të punës së institucionit që drejton, për vitin 2023. Tritan Shehu, Flamur Noka, Elda Hoti, Edi Paloka dhe Albana Vokshi nuk i ndalën akuzat ndaj kreut të SPAK-ut të cilin e shohin si autorin e burgosjes së ish-kryeministrit Sali Berisha. Drejtuesja e seancës, Ermonela Felaj megjithëse iu kujtoi disa herë deputetëve të opozitës që të përqëndroheshin te pyetjet, nuk ua ndërpreu asnjëherë fjalën kur ata çdo pyetje e…
Në vetëm tre muaj, bashkitë zgjeruan detyrimet e prapambetura për investime të kryera apo shërbime të marra me gati 600 milionë lekë. Më pak se 5.5 miliardë lekë në fund të dhjetorit të vitit të shkuar, borxhet e 61 njësive të pushtetit vendor në mars arritën në mbi 5.4 miliardë lekë. Tirana ka nivelin më të lartë të detyrimeve të prapambetura me gati 23 për qind të totalit, por për shkak të financave që zotëron ky stok nuk është problem për bashkinë e kryeqytetit. Lista pasohet nga bashkitë e vogla e të varfra si Kavaja e Vora. Stok të konsiderueshëm…
Xherdan Shaqiri është tërhequr nga Kombëtarja e Zvicrës. Futbollisti është me origjinë shqiptare, por që ka përfaqësuar Zvicrën, Sulmuesi nga Gjilani ka zhvilluar 125 ndeshje me Kombëtaren e Zvicrës me të cilën ka arritur të realizojë 32 gola, duke vendosur edhe një rekord absolut. Shaqiri është i vetmi futbollist, i cili ka realizuar gol në 3 kampionate botërore dhe 3 kampionate europiane radhazi. Pas vendimit ka shkruar në rrjetet sociale duke falënderuar edhe në shqip mbështetësit e tij në këto 14 vite. “Shtatë kompeticione, shumë gola, 14 vite me kombëtaren e Zvicrës dhe momente të paharrueshme. Është koha e lamtumirës…
Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së PD-së, thotë se protesta e 11 korrikut, është e para ku u kërkua jo rrëzimi i Edi Ramës, pasi ai rrëzohet në zgjedhje, por një qeveri teknike, e cila duhet të garantojë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. ”Duhet të kërkojmë këtë me gjithçka, nuk besoj se kjo do të arrihet me një protestë. Pse fqinjët tanë maqedonas e kanë zgjidhur këtë në mënyrë permanente, atëherë pse nuk arrihet këtu? Ne e kërkojmë këtë pasi Edi Rama nuk heq dorë nga manipulimi i zgjedhjeve. Ne po kërkojmë standardet zgjedhore. Ne kemi në dorë të…
Industria e pasurive të patundshme, ose Real Estate është një sektor i rëndësishëm në ekonominë e Shqipërisë për shkaqe të mëdha të cilat e bëjnë atë tërheqëse për investime dhe zhvillim. Eksperti Arsid Rraboshta, thotë se se janë disa arsye kryesore pse industria Real Estate është e rëndësishme në Shqipëri. Rritje e sektorit ndërtimor: “Nga fillimi i viteve 2000, ka pasur një rritje e ndjeshme në sektorin ndërtimor në Shqipëri, me shtimin e numrit të objekteve të reja dhe investimeve të mëdha në projekte të ndryshme.”, tregon Rraboshta. Përmirësim i infrastrukturës: ‘Investimet në infrastrukturë, si rrugët, urat, dhe infrastruktura urbane,…
Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga nisja e Lojërave Olimpike Paris 2024, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti 6 nga sportistët e skuadrës Olimpike të Shqipërisë, të cilët janë pjesë e Sport Klub Tiranës. Veliaj u shpreh se investimet në disiplinat sportive po sjellin edhe rezultatet e mira. “Gjashtë sportistëve të Tiranës u uroj vetëm sukses dhe sigurisht, edhe medalje. Jam shumë shpresëplotë për të gjithë investimin që Bashkia e Tiranës ka bërë për forcimin e klubit dhe fakti se 75% e skuadrës olimpike vjen nga Sport Klub Tirana e tregon këtë. Është një investim jo vetëm…
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, thotë se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, e kanë bërë më të vështirë përmbushjen e synimeve të përbashkëta. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Gjakovës në perëndim të vendit, i pyetur nga gazetarët rreth marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën. “Siç e kam thënë shpesh, ne kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që ne do të pajtohemi me çdo zgjidhje nga çdo qeveri e Kosovës. Qeveria amerikane dhe të gjithë partnerët…
Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka raportuar në Kuvend mbi aktivitetin vjetor të institucionit që drejton. Në fjalën e tij, Metani theksoi ndërhyrjet e jashtme që tentojnë të komentojnë dhe të kritikojnë vendimet gjyqësore, duke përfshirë edhe anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ka pasur raste kur vendimet gjyqësore janë komentuar, kritikuar dhe madje janë anatemuar, si nga opinioni publik ashtu edhe nga politika. Kjo situatë paraqet sfida për magjistratët, por është një proces që ata duhet ta përballojnë, duke mbajtur në qendër të vëmendjes të drejtën e publikut për të mbikëqyrur punën e tyre dhe për…
Më shumë se 20 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që nga hapja e tyre në 1 qershor. Të dhënat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Sipas ministres, pjesa më e madhe e pushuesve që kanë marrë ndihmë mjekësore, nuk kanë pasur nevojë të transferohen drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur në qendrat shëndetësore pranë vendpushimit. Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehu mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të 34 qendrave shëndetësore verore dhe ekipeve të urgjencës kombëtare…
Dhoma e famshme e ballkonit të Pallatit mbretëror Buckingham, ku monarku dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore mblidhen në raste të veçanta dhe përshëndesin turmat, do të hapet për publikun për herë të parë. Vizitorët nuk do të jenë në gjendje të dalin në ballkon, por do të mjaftohen me një vështrim përmes perdeve. Shumica e vizitave 45-minutëshe me guidë, tashmë janë shitur. Një biletë e tillë për momentin kushton 75 paundë.