Author: tirana

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, thotë se disa nga zgjidhjet politike të qeverisë së kryeministrit Albin Kurti, e kanë bërë më të vështirë përmbushjen e synimeve të përbashkëta. Ai i bëri këto komente gjatë një vizite në komunën e Gjakovës në perëndim të vendit, i pyetur nga gazetarët rreth marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Kosovën. “Siç e kam thënë shpesh, ne kemi qenë me popullin e Kosovës, jemi dhe do të jemi me popullin e Kosovës. Kjo nuk nënkupton që ne do të pajtohemi me çdo zgjidhje nga çdo qeveri e Kosovës. Qeveria amerikane dhe të gjithë partnerët…

Read More

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani, ka raportuar në Kuvend mbi aktivitetin vjetor të institucionit që drejton. Në fjalën e tij, Metani theksoi ndërhyrjet e jashtme që tentojnë të komentojnë dhe të kritikojnë vendimet gjyqësore, duke përfshirë edhe anatemimin e punës së gjyqtarëve dhe prokurorëve. “Ka pasur raste kur vendimet gjyqësore janë komentuar, kritikuar dhe madje janë anatemuar, si nga opinioni publik ashtu edhe nga politika. Kjo situatë paraqet sfida për magjistratët, por është një proces që ata duhet ta përballojnë, duke mbajtur në qendër të vëmendjes të drejtën e publikut për të mbikëqyrur punën e tyre dhe për…

Read More

Më shumë se 20 mijë pushues vendas dhe të huaj kanë marrë shërbim në qendrat shëndetësore verore nga veriu në jug të vendit, që nga hapja e tyre në 1 qershor. Të dhënat i bëri të ditura ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu. Sipas ministres, pjesa më e madhe e pushuesve që kanë marrë ndihmë mjekësore, nuk kanë pasur nevojë të transferohen drejt spitaleve, pasi kanë marrë shërbimin e duhur në qendrat shëndetësore pranë vendpushimit. Koçiu përmes një postimi në rrjetet sociale u shprehu mirënjohje mjekëve dhe infermierëve të 34 qendrave shëndetësore verore dhe ekipeve të urgjencës kombëtare…

Read More

Dhoma e famshme e ballkonit të Pallatit mbretëror Buckingham, ku monarku dhe anëtarët e tjerë të familjes mbretërore mblidhen në raste të veçanta dhe përshëndesin turmat, do të hapet për publikun për herë të parë. Vizitorët nuk do të jenë në gjendje të dalin në ballkon, por do të mjaftohen me një vështrim përmes perdeve. Shumica e vizitave 45-minutëshe me guidë, tashmë janë shitur. Një biletë e tillë për momentin kushton 75 paundë.

Read More

Presidenti Bajram Begaj i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Konispolit, Ergest Dule, vendosi një kurorë me lule në Varrezën Monumentale “Trëndafilat e Çamërisë” në Kllogjer. Memorial i kushtohet viktimave të eksodit të çamëve gjatë viteve 1944-1945. Kjo vizitë e Kreut të Shtetit u përshëndet nga Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe Shoqata Patriotike “Çamëria”. Përmes një reagimi të shpërndarë në rrjetet sociale, PDIU shkruan se Begaj është Presidenti i parë që nderon kujtimin e 2900 viktimave të gjenocidit dhe spastrimit etnik grek mbi shqiptarët e Çamërisë. “Akti i sotëm është një shembull i mirë për të gjitha institucionet dhe…

Read More

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka ekzekutuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë ndaj ish-oficerit të policisë Klisman Nikolli, 29 vjeç, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”. Dy vite më parë ish-oficeri Klisman Nikolli u shpall në kërkim nga AMP, pasi dyshohej se gjatë ushtrimit të detyrës në Komisariatin e Lezhës, ka lejuar kultivimin e kanabisit në zonën e Njësisë Administrative Ungrej. Lufta kundër kultivimit të kanabisit, parandalimi dhe goditja e paligjshmërive në rradhët e policisë së shtetit vazhdon në mënyrë sistematike, intensive, me…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani gjatë raportimit në Kuvend, u pyet nga deputeti Agron Shehaj nëse ai dhe institucioni që drejton kanë ndonjë vijë të kuqe pëtej së cilës nuk mund të kalojnë. Shehaj mendon se Dumani dhe SPAK nuk mund të shkojnë përtej në hetimin e kryeministrit dhe krybashkiakut të Tiranës. Por Dumani u përgjigj se vija e kuqe për të dhe prokurorë të tjerë është ligji dhe kushtetuta. Sipas tij çdo gjë lidhet me provueshmërinë e kallëzimeve. ”Nuk kam nevojë për mbrojtjen e askujt zoti deputet. Mbrojtja ime e vetme janë ligji, kushtetuta dhe personaliteti dhe karakteri im.…

Read More

Kreu i SPAK-ut, Altin Dumani po vijon raportin në Kuvend dhe po i përgjigjet pyetjeve të deputetëve. Mes debateve, kryesisht me deputetë të opozitës, mnistri i Brendshëm, Taulant Balla i ka kërkuar drejtueses së seancës, Ermonela Felaj që të respektojë nenin 103 të rregullores së Kuvendit, e cila përcakton vijimit e debatit të sotëm, ku po raportojnë institucionet e pavarura. Ai shtoi se seanca është e disbalancuar, pasi mazhoraca ka shkuar për të bërë diskutime dhe jo vetëm pyetje. ”Zonja drejtuese e seancës do t’ju kërkoja që t’i referohemi saktësisht nenit. Ka mundësi të ketë një pyetje për raportin? Dhe…

Read More

Kongresi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka filluar hetimin për përgjegjësinë e Shërbimit Serket të cilët dështuan në sigurimin e ish-Presidentit Amerikan, Donald Trump. Si Dhoma e Përfaqësuesve ashtu edhe Senati kanë filluar të mbledhin informacione, dokumente dhe dëshmi për atë që ndodhi të shtunën në Pensilvani, për shkeljet e sigurisë dhe për masat që duhet të merren në të ardhmen për të garantuar sigurinë e kandidatëve në zgjedhjet presidenciale. Udhëheqësit demokratë dhe republikanë në Kongres po pyesin se si një person i armatosur mund të kishte hapur zjarr ndaj një personi nën mbrojtjen e Shërbimit Sekret. Kryetari i…

Read More

Një ditë para betimit në Strasburg si eurodeputet, Fredi Beleri i cili sot doli me leje nga burgu, u takua me kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis u takua në Athinë. ”Shpresoj që shumë shpejt të dilni përgjithmonë nga burgu, që ky kapitull i dhimbshëm të mbyllet për të gjithë ne, që të vazhdojmë përpara, të shohim përpara”,-tha Mitsotakis. Nga ana tjetër, Mitsotakis vuri në dukje se ka çdo arsye për të kërkuar një Shqipëri që të përparojë në çështjen e pakicave, që të afrohet më shumë me Evropën, duke iu përmbajtur rreptësisht angazhimeve të saj evropiane. Nga ana e tij,…

Read More

Shqiptarja Bebe Rexha është në mesin e yjeve kryesorë që do të performojnë në edicionin e këtij viti të ”Sunny Hill Festival”, festival që organizohet nga Dua Lipa në Kosovë. “Jemi shumë të lumtur që këtë vit në mesin e shumë artistëve me nam kemi edhe këngëtaren Bebe Rexha. Talenti i saj i jashtëzakonshëm dhe energjia që Bebe Rexha sjellë në skenë, do e ngjallin edhe më shumë atmosferën e këtij edicionin”, shkruhet në komunikatën e lëshuar nga “Sunny Hill”. Paraqitja e Bebe Rexhës në festival është një moment specifik për skenën vendore muzikore pasi që thekson edhe një herë…

Read More

Tirana ka njoftuar nisjen e shitjes së biletave, për ndeshjen kundër Torpedo Kutaisit. Ky takim do marrë jetë më 18 korrik në “Elbasan Arena” prej orës 20:00. Postimi i plotë KF Tirana pret në datë 18 Korrik, ekipin e Torpedo Kutaisi. Klubi lajmëron se kanë dal në shitje biletat e takimit që do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”.Biletat në Tribunën: VIP do të kushtojnë 2 000 lekëBiletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 lekëBiletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 lekëBiletat mund t’i siguroni nga sot online në al.ebileta.alKF…

Read More