Teksa kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton në Kuvend, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi deklaroi se u ndoqën dy standarde për çështjen ndaj Arben Ahmetajt dhe Sali Berishës. Korreshi theksoi se edhe për çështjen e inceneratorëve nuk është marrë asnjë masë. Sakaq, Dumani theksoi se këto janë çështje nën hetim. Korreshi: Nga SPAK është mbajtur dy standarde. Për zotin Ahmetaj janë dërguar një dokumentacion në Këshillin e Mandateve dhe më pas është hequr imuniteti. Gjatë seancës me dyer të mbyllura kemi kërkuar të merrej masa, pasi zoti Ahmetaj po çante ferrën. Për Berishën nuk u mbajt ky standard. Për…
Author: tirana
Në Gjykatën e Elbasanit mbahet seanca në lidhje me kërkesën e Dritan Dajtit, i cili pretendon se duhet të lirohet me pretendimin se ka përfunduar dënimin. Seanca e mëparshme u shty për shkak se nuk u arrit të mundësohej lidhje online. Drejtoria e Burgjeve nuk pranon të shoqërojë në gjykatë Dritan Dajtin pasi ka dyshime të bazuar në informacione se ai mund të arratiset. Për këtë shkak edhe seanca e sotme do të zhvillohet me video konferencë nga ambientet e burgut të Peqinit. Ndërkohë, avokati i tij është shprehur se mos realizimi i prezencës fizike të Dajtit në seancë, është…
Përkeqësohet gjendja shëndetësore e 42-vjeçarit nga Bilishti, Rigels Kaso. Burime pranë spitalit të Traumës bëjnë me dije se gjendja shëndetësore e Kasos është përkeqësuar dhe ndodhet i intibuar me plagë të shumta në kokë. 42-vjeçari ka plagë të shumta edhe në trup ndaj mjekët vendosen që ta fusin në intubim në sallën e reaminacionit pasi gjendja e tij është kritike për jetën. Kaso u gjet mëngjesin e sotëm nga kalimtarët i shtrirë në rrugën “Sokrat Miho” në kryeqytet. Policia nuk dha më tepër detaje për ngjarjen, ndërkohë nuk dihet asgjë së për autorin apo autorët.
6 mujori i parë i këtij viti ka shënuar një numë rekord të regjistrimit të mjeteve. Të dhënat tregojnë se në këtë pjesë të parë të vitit janë shënuar 50 mijë makina nga 34 mijë që ishte kjo shifër një vit më parë. Rritja është 47%. Kjo rritje e makinave në qarkullim po ndikon edhe në uljen e moshës mesatare, e cila sipas të dhënave ka arritur në 12-vjeçare. “Për në muajt maj-qershori kanë qenë muaj që kanë shënuar rekorde në historikun tonë, sidomos maji me gati 10 mijë mjete të regjistruara vetëm në një muaj. Shohim që flota gradualisht…
Shqipëria dhe Gjermania do të forcojnë bashkëpunimin për menaxhimin e rreziqeve nga ndryshimet klimatike përmes një programi që ka si synim zhvillimin urban rezistent ndaj ndryshimeve të klimës në vendin tonë. Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro dhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, Karl Bergner nënshkruan marrëveshjen “ALBAdapt” me qëllimin përmirësimin e sistemit të informacionit për shërbimin meeterologjik dhe klimën përmes krijimit të një sistemi për paralajmërimet e hershme sipas standardeve ndërkombëtare. “Masat që duhen marrë nuk janë thjesht teorike. Bashkitë, komuniteti, institucionet, agjencitë dhe qeveria duhet të kemi shumë aksione përpara që këto të mos ndodhin dhe t’i…
Kreu i SPAK, Altin Dumani po raporton raportin vjetor të Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion për vitin 2023. “Hetimet e 2023 grupet janë sofistikuar dhe përfshirë në trafikun e drogave të forta, duke pasur pozicion dominues në vendet e origjinës duhet cilësuar si shqetësim edhe veprimtaria e sofistikuar të cilët operojnë përmes call center, dëmin që u shkaktohet viktimave shkon në milionë euro”, tha Dumani.
Një magazinë e cila në brendësi të saj kishte orendi shtëpiake ka rënë në flakë. Ngjarja ka ndodhur pak minuta më parë në lagjen “1 Maji” në zonën e plazhit të vjetër. Administratorët e objektit kanë qenë duke punuar në brendësi të godinës në atë kohë, teksa shkak i zjarrit mësohet të jetë një shkëndijë elektrike. Shkëndijë e ardhur nga linjat elektrike që ka përfshirë më pas në flak gjithë godinën. Ndërhyrja e zjarrfikëses ka qenë e menjëhershme duke fikur zjarrin pasi rrezikoheshin dhe banesa të tjera aty pranë. Si rrjedhojë e flakëve siç tregojnë dhe banorët e zonës janë…
Kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas, dha dorëheqje nga kjo pozitë, për t’u bërë shefe e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian në fund të vitit. Kallas, kryeministrja e parë grua e Estonisë, i dorëzoi dorëheqjen zyrtare presidentit Alar Karis, gjatë një takimi në Pallatin Presidencial në Talin, të hënën. Duke folur për kohën e Kallasit si kryeministre, për plot tre vjet e gjysmë, Karis tha se “ishte një kohë me plot kriza, si: koronavirusi, recesioni ekonomik dhe lufta në Evropë, kur Rusia shkatërroi tablonë e mëparshme të sigurisë me agresionin e saj në Ukrainë”. Dorëheqja e Kallasit shkaktoi automatikisht dorëheqjen…
Policia Rrugore e Shkodrës raporton se ka proceduar penalisht 3 adoleshentë. Tre adoleshentët, të moshave 17, 16 dhe 14 vjeç po ngisnin makinën, pa leje drejtimi. “Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për 3 shtetas të mitur (17 vjeç, 16 vjeç dhe 14 vjeç), pasi u kapën ne akse të ndryshme rrugore, duke drejtuar automjetet, pa leje drejtimi”, njofton policia.
Një 23 vjeçar shqiptar, i diagnostikuar me autizëm, ka ndërruar jetë pasi është gjetur pa ndjenja brenda një makine ku kishte qëndruar për orë të tëra nën temperatura të larta. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në Amarinthos të Evias në Greqi. Petrit dhe Vezire Elezi 56 dhe 48 vjeç nga Durrësi, kanë gjetur brenda automjetit të tyre, të lënë të parkuar dhe të pasiguruar jashtë banesës, djalin e tyre Skerdi Elezi 23 vjec, i cili ishte pa ndjenja. Ai është transportuar në spital rreth orës 12.00 dhe në orën 23:37 ka ndërruar jetë. Në orët e para të mëngjesit…
Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, ku një 69-vjeçar duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Policia bën me dije se 69-vjeçari me iniciale K. F. është dërguar në spital, për mjekim, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Pogradec/Informacion paraprak Mëngjesin e sotëm, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në Qafë Plloçë, shtetasi K. F., 69 vjeç, duke drejtuar motomjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë motomjeti ka dalë nga rruga. Shtetasi K. F. është dërguar…
Me votat e Partisë Socialiste, projektligji për tregtimin e armëve u fut me procedurë të përshpejtuar, për t’u shqyrtuar në seancë plenare më 25 korrik. Pavarësisht kundërshtimeve nga opozita, maxhoranca kaloi me votat e saj kërkesën e Këshillit të Ministrave. Deputetja demokrate, Jorida Tabaku kërkoi sqarime se çfarë ka urgjente për këtë projektligj, teksa tha se para dy muajsh u bë një ndryshim me kërkesë të një operatori për të futur dy municione të tjera. “Një operator që merrej me shpërndarjen e armëve kërkoi të futeshin 2 armë dhe u ndryshua vetëm para dy muajsh vetëm për këtë. Çfarë është…