Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Greqi, ku një 23-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë për shkak të temperaturave të larta. Mediat greke bëjnë të ditur se i riu shqiptar ishte me nevoja të veçanta dhe jetonte me familjen në Amarynthos të Evias. Ai është dërguar në spitalin e Kalkidës, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për ta mbajtur në jetë, i riu ka ndërruar jetë mbrëmjen e së dielës. Nuk dihet se në çfarë rrethanash 23-vjeçari ka pësuar goditje nga nxehtësia, megjithatë prindërit e tij janë arrestuar.
Author: tirana
Kryeprokurori Olsian Çela ka prezantuar këtë të hënë në Kuvend raportin për vitin 2023. Çela theksoi se kriminaliteti më i lartë është regjistruar në qarkun e Vlorës. Sipas tij, gjatë vitit që lamë pas, ka tendenca të ashpërsimit të masave të sigurisë. “Edhe më 2023, kemi probleme me vakancat. Problemet me vakancat janë shkaktuar nga vettingu. Përqindjen e kriminalitetit më të lartë e ka pasur qarku Vlorë, ndërsa atë me kriminalitetin më të ulët e ka pasur qarku Dibër. Gjatë 2024, janë regjistruar mbi 23 mijë vepra penale. Ka tendencë ashpërsimi të masave të sigurimit”, tha Çela. RAPORTI PËRMBLEDHËS I…
SPAK dhe BKH i kërkojnë Ministrisë së Financave të vendosë në dispozicion paga edhe për 40 hetues të tjerë. Duke iu referuar një shkrese të firmosur dhe të dorëzuar Ministrisë së Financave , gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se SPAK e ka kërkuar shtimin e 40 hetuesve me argumentin se është rritur puna.
Policia ka vënë në pranga një 20-vjeçar të shpallur në kërkim, në kuadër të operacionit “Summer”. I riu akuzohet për prodhim dhe shitjesh lëndësh narkotike, ndërsa arrestimi i tij u bë nga uniformat blu në Durrës. “Si rezultat i kontrolleve që po kryhen në vijim të operacionit “Summer”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët nuk u gjetën në banesat e tyre gjatë operacionit, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Sektorin e Narkotikëve, bazuar në inteligjencën policore, kanë lokalizuar dhe arrestuar njërin prej shtetasve të shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni,…
Një çift shqiptarë janë vënë në pranga nga autoritetet greke, pasi akuzohen për grabitje. Mediat vendase shkruajnë se autorët, të dy 34 vjeç, kanë grabitur në një qendër tregtare në Selanik, duke marrë rroba, parfume dhe produkte të tjera me vlerën e mallit të vjedhur që arrin në 12 mijë euro. Policia gjeti në automjetin e 34-vjeçarit shqiptar produktet e vjedhura, duke rënë kështu në gjurmët e tyre.Gjithashtu, të arrestuarit iu gjet dhe sekuestrua shuma totale prej 2205 euro, si dhe automjeti, që përdorej si mjet për transportimin e mallit të vjedhur dhe arratisjen.
Një 42-vjeçar është gjetur i shtrirë në rrugë nga kalimtarët mëngjesin e sotëm në rrugën “Sokrat Miho”. 42-vjeçari R.K., banues në Bilisht është dhunuar nga persona ende të paidentefikuar. Ai është dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Deputetet e Partisë Demokratike Albana Vokshi dhe Dhurata Çupi, kanë dalë sot në një deklaratë për mediat, ku u kërkua reagimi i qeverisë në mënyrë që të mbrohen qytetarët për shkak të situatës së vështirë që është krijuar nga temperaturat e larta që kanë mbërthyer vendin. Deputetja Albana Vokshi ka renditur gjashtë propozime në mënyrë që tu vihet në ndihmë qytetarëve, duke nisur nga shkurtimi i orarit të punës te mbyllja e kopështeve dhe çerdheve. “Në këto ditë shumë të shumë të nxehta, jo të zakonshme, të vështira e të papërballueshme për çdo familje shqiptare, duke pasur parasysh temperaturat shumë…
Pushimet në Jug këtë vit janë më të shtrenjta se asnjëherë. Vlora, Saranda dhe zonat përreth tyre po përballen me një rritje të ndjeshme si te strukturat akomoduese ashtu dhe baret e restorantet. Sipas një vëzhgimi nga Revista Monitor, çmimet në strukturat akomoduese si shtëpitë me qira ditore dhe hotelet janë rritur me 25-30%. Kjo rritje është konfirmuar edhe nga operatorët e tregut, të cilët deklarojnë se të gjitha çmimet, si të akomodimit ashtu dhe të ushqimeve e bar-restoranteve janë së paku 20% më të shtrenjta se një vit më parë. Operatorët turistikë shpjegojnë se në fillim të sezonit, kërkesa…
Një 29-vjeçar është plagosur gjatë një konflkti në Malësinë e Madhe. Ngjarja është regjistruar në fshatin Vukpalaj, ku një 69-vjeçar ka goditur me kmesë bashkëfshatarin e tij. Sipas policisë, shkak është bërë një konflikt për motive të dobëta. Autori është identifikuar si Gjok Popaj. “Ky shtetas dyshohet se më datë 14.07.2024, rreth orës 21:30, në fshatin Vukpalaj, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (kmesë), shtetasin A. P., 29 vjeç, banues në fshatin Vukpalaj, i cili është jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Tjetër vatër zjarri shfaqet në territorin e bashkisë Klos në malin e Balgjajt. Zjarri është shfaqur që në orët e vona të pasdites, ndërsa raportohet se po digjen pisha shumëvjeçare dhe ahe. Punonjësit e zjarrfikëses dhe punonjësit e bashkisë Klos po luftojnë me flakët. Kjo është hera e dytë që në këtë zonë shfaqen vatra zjarri. Dyshohet që zjarri mund të jetë i qëllimshëm. Terreni është shumë i vështirë për të ndërhyrë zjarrfikësja.
Fluks udhëtarësh janë regjistruar në fundjavë në pikat kufitare të Kapshticës dhe Qafë Thanës. Për datën 14 Korrik, në Kapshticë kishte 3429 shtetas në hyrje dhe 3581 shtetas në dalje. Në Qafë Thanë, 4466 shtetas janë regjistruar në hyrje dhe 3654 shtetas në dalje.
Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë. Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.