Author: tirana

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ndodhet i shtruar në gjendje kritike për jetën në një spital të Kretës, pas një aksidenti të rëndë trafiku të ndodhur pasditen e djeshme në Mesohori të Komunës Arhana Asterousia në Kretë. Sipas informacioneve të para, mjeti bujqësor i drejtuar nga 42-vjeçari ka dalë nga rruga në rrethana ende të panjohura dhe është përplasur me një pemë ulliri. Nga përplasja ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV, e cila ka marrë të plagosurin dhe e ka dërguar në spital ku po trajtohet.

Read More

Shërbimi Sekret i Shteteve të Bashkuara po heton se si autori i atentatit ndaj ish-Presidentit Donald Trump arriti të afrohej aq pranë saqë arriti të hapë zjarr dhe ta plagosë atë me një armë të stilit AR të shtunën në Pensilvani. Ngjarja po konsiderohet si një dështim i thellë i agjencisë. FBI-ja identifikoi të dielën 20 vjeçarin Thomas Matthew Crooks si “subjektin e përfshirë” në atentatin e së shtunës ndaj ish presidentit Trump, një nga aktet e profilit më të lartë të dhunës politike në disa dekada. Agjencia tha se Crooks ishte nga Bethel Park i Pensilvanisë, rreth një orë…

Read More

Xhovana Nikolli ishte shenjestra e atentatit me eksploziv në Elbasan, që rezultoi në plagosjen aksidentale të një qytetari të pafajshëm. Nikolli, se bashku me nënën e saj, ishte larguar nga Lezha dhe ishte vendosur në Elbasan. Dyshohet se incidenti ka ndodhur, pasi Xhovana Nikolli publikoi nje video diten e djeshme. Nikolli në video përmend Nuredin Dumanindhe i bente thirrje që ta ‘mbante’ dashnoren e tij, duke thenë se kishte probleme serioze me të. Por kush është Xhovana? Xhovana është e dashura e Amarildo Nikollit, shumë e njohur në rrjetet sociale dhe shpesh ka tërhequr vëmendjen per jetën e saj luksoze. Ndërsa i dashuri i sa Amarildo…

Read More

Fredi Beleri ka dalë nga porta kryesore e Burgut të Fierit ku është pritur nga familjarë dhe makina e ambasadës. Për median greke ka pohuar se “jam i lumtur dhe ju falënderoj për mbështetjen që më keni dhënë për kaq muaj, të tjerat do i them në Athinë”. Pasi të betohet si eurodeputet, Beleri do të rikthehet sërish aty më datë 20 korrik, të shtunën, për të vazhduar kryerjen e dënimit.

Read More

Për javën që presim përpara vendi ynë pritet të përjetojë “ferrin mbi tokë” me temperatura tepër të larta si në vlerat maksimale ashtu dhe ato minimale dhe të zgjatura në kohë (ditë), sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak. Kjo situatë vjen si pasojë e ndikimit të theksuar të Anticiklonit Afrikan (dhe jo vetëm pasi gradualisht bashkohet edhe me Anticiklonin e Azoreve) shoqëruar me masa ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut (shkretëtira e Sahara-së). Moti parashikohet kryesisht i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit por përgjatë relieveve kodrinore -malore në orët e mesditës dhe pasdites nuk do të…

Read More

Dashi Do përballeni me një të papritur të cilën me zor do e zgjidhni. Në raportin dashuror mos jini negativ, pasi ky është një moment i rëndësishëm, për të rindezur pasionin. Demi Mundohuni të jeni më të përqendruar në punën tuaj, sidomos nëse po punoni për realizimin e një projekti që kërkon bashkëpunim. Diplomacia dhe vetëkontrolli, duhet të jenë aleatët tuaj kryesorë. Binjakët Kjo e hënë do të jetë një ditë mjaft pozitive sa i takon sferës së ndjenjave. Më në fund do të keni mundësi që të përforconi një raport. Gaforrja Është duke nisur një javë e cila do…

Read More

Spanja ka hyrë në histori dhe është shpallur për herë të katërt Kampione e Europës. Iberikët fituan 2-1 ndaj Anglisë, të cilët humbën finalen e dytë radhazi, pas asaj me Italinë 3 vjet më parë. Të parët që kaluan në avantazh ishin spanjollët me Nico Williams, falë një asisti të Lamine Yamal. Megjithatë anglezët nuk u dorëzuan dhe barazuan shifrat në pjesën e dytë me Cole Palmer, i cili hyri si zëvendësues. Goli i dytë dhe i fitores për Spanjën u shënua pak para përfundimit të 90 minutave me Oyarzabal,i cili po ashtu hyri si zëvendësues. Kështu, Spanja e ngre…

Read More

Anglia ka barazuar shifrat në finale e madhe të Berlinit, pasi Spanja kaloi fillimisht në avantazh. Southgate bëri zgjedhjen e duhur kur kreu një nga zëvendësimet dhe futi Cole Palmer në fushë. Ishte pikërisht ai që shënoi golin e barazimit dhe I dha shpresë Anglisë.

Read More

Një 73-vjeçar është gjetur i vdekur mëngjesin e kësaj të diele në lagjen nr.4 të Sarandës. Vasillaq Rubati është gjetur në gropën e lavazhit privat të familjarët e tij. Menjëherë, ai është transportuar drejt spitalit të Sarandës dhe më pas në morgun e spitalit, ku paraprakisht nga ekzaminimet e para dyshohet për vdekje natyrale. Megjithatë me urdhër të Prokurores, trupi i viktimës është nisur drejt Tiranës për një ekspertizë më specializuar mjeko-ligjore. Policia e Sarandës ndërkohë ka nisur hetimet për ngjarjen edhe pse paraprakisht dyshohet për vdekje natyrale pasi viktima nuk kishte dëmtime të jashtme

Read More

Pakica shqiptare në jug të Serbisë është nën presion. Autoritetet e vendit po fshijnë shqiptarët që ndodhen jashtë vendit nga regjistrat e popullsisë. Mijëra prej tyre po mbeten kështu pa shtetësi. Kur Safet Demiri, në gusht të vitit 2019, deshi të rinovonte regjistrimin e makinave të tij të biznesit, i thanë: “Ju nuk jeni më në regjistrin e adresave.” Demiri është lindur në Medvegjë (Serbi) dhe familja e tij ka 200 vjet që jeton aty. Demiri ka disa prona në vendin e lindjes, ndër to një hotel turistik dhe një kompani telekomunikacioni. Por jeton edhe në Vjenë të Austrisë, ku…

Read More

Familja Ejlli prej ditësh janë duke i shijuar këto ditë të nxehta vere në Turqi. Pamjet nga vendi ku po pushon familja Ejlli nuk kanë munguar, teksa herë pas here çifti Lui dhe Kiara kanë ndarë nëpër rrjetet e tyre sociale. Dhe mëngjesin e djeshëm Kiara Tito ka bërë një postim në llogarinë personale të Instagram-it për gjithë ndjekësit e saj. View this post on Instagram A post shared by Kiara Tito (@kiaratito)

Read More