Një qytetare ka denoncuar në policinë e Fier largimin nga banesa të nuses së djalit. Policia e Fierit njofton se në komisariat është paraqitur shtetasja H. M., e cila ka kallëzuar se është larguar nga banesa bashkëshortja e djalit të saj, 27 vjeçe. Policia shton se po punohet për gjetjen e saj. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Author: tirana
Jemi në mesin e muajt korrik dhe natyrisht që gjithkush meriton disa ditë pushimesh. Por si çdo sezon, të parët që e nisin plazhin janë VIP-at tanë. Këtë fundjavë, të gjithë kanë publikuar në rrjetet e tyre sociale copëza nga ditët e pushimit. Disa me familjen, disa ‘single’ e disa më të dashuruara se kurrë, janë këto vetëm disa nga detajet e pushimeve të vajzave të ekranit, që edhe këtë fundjavë kanë ngritur temperaturat në rrjetet sociale. Nora Istrefi Prej disa kohësh i mungon tregut muzikor dhe në rrjetet sociale nuk është edhe aq aktive. Nëse do ta krahasonim me…
Policia Kufitare ka bllokuar gjatë kësaj jave nga Ksamili në Velipojë 34 mjete lundruese. Sipas policisë 10 prej mjeteve lundruese të bllokuara janë konstatuar nga shërbimet e Policisë Kufitare dhe ato të Njësisë Policore Detare duke lundruar brenda perimetrit të sigurisë, shkelje e cila rrezikonte jetën e pushuesve. Drejtuesit e këtyre mjeteve janë ndëshkuar secili me masë administrative 100 000 lekë. Ndërkohë drejtuesit e 24 mjeteve të tjera lundruese, krahas masës së bllokimit të mjeteve, u ndëshkuan secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni. Njoftimi i policisë: Policia e Shtetit/ Kontrolle intensive në kuadër të operacionit “SIGURIA…
Kreu i PD-së, Sali Berisha ka dënuar atentatin ndaj Donald Trump, duke thënë se një dorë kriminale kishte për qëllim vrasjen e ish presidentit. Sali Berisha me anë të një postimi në Facebook thote se me vrasje politike në fushatë elektorale kërkohet të përcaktojnë e të mposhtin vullnetin e lirë të qytetarëve të SHBA. Reagimi i plotë i Sali Berishës: “Atentat kundër Presidentit Donald Trump. Të dashur miq, një dorë kriminale shkrepi mbrëmë një seri të shtënash në një atentat me qëllim vrasjen e Presidentit Donald Trump. Ky akt i shëmtuar kriminal, ndodhi gjatë fjalës të Presidentit Trump në një…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në plazhin e Velipojës. Mësohet se një 61-vjeçar ka pësuar arrest kardiak sapo është futur në det. Si pasojë ka humbur jetën. Njoftimi i Policisë: Rreth orës 10:30, shtetasi 61 vjeç, banues në Krujë, dyshohet se në momentin që është futur në det ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
Opinioni publik dhe botëror janë tronditur nga tentativa për vrasje ndaj Donald Trump, nga 20-vjeçari Thomas Matthew Crooks. Motivi i sulmit mbetet i panjohur, pasi as babai i tij nuk e di se çfarë e ka shtyrë të bëjë një gjë të tillë. FBI ka identifikuar 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks nga Bethel Park, Pensilvani si autorin e atentatit ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. FBI tha se po punonte për të përcaktuar motivin e sulmit. Sipas të dhënave, Crooks ishte një republikan. Zgjedhjet e ardhshme presidenciale të 5 nëntorit do të ishin zgjedhjet e para në të cilat Crooks do të…
Policia ka zbuluar në Thumanë të Krujës, një ambient të përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike, ndërsa arrestoi një 50-vjeçar. Sipas një njoftimi zyrtar, Komisariati i Policisë Krujë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike dhe në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional “Territor i pastër”, ka vijuar kontrollet në terren. Gjatë kontrolleve, u zbulua 1 ambient i përshtatur për kultivim, në fshatin Thumanë, në të cilin u gjetën të kultivuara bimë të dyshuara narkotike kanabis, të cilat u…
Një aksident me pasojë me vdekjen ka ndodhur në rrugën dytësore të fshatit Kastriot në Dibër. Mësohet se një shofer ka përplasur një këmbësor, i cili ka ndërruar jetë në spita; Ndërkohë, shoferi është shoqëruar në Komisariatin e Dibrës. Njoftimi i Policisë: Në rrugën dytësore të fshatit Kastriot, shtetasi 29 vjeç, duke drejtuar automjetin tip ‘Ford’, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe ka aksidentuar këmbësorin shtetasin ku për pasojë ka humbur jetën në spital. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat, ndërkohë grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Katër persona, duke përfshirë edhe sulmuesin, u vranë të shtunën vonë, pasi një person hapi zjarr në një festë ditëlindjeje në një fshat në Francë, thanë autoritetet, raporton AFP. Sulmuesi iu afrua shtëpisë ku një 20-vjeçar po festonte ditëlindjen me familjen e tij në Espinase-Vozelle. Ky fshat me rreth 1.000 banorë gjendet rreth 60 kilometra në veri të Klermont-Ferrand. Ai hapi zjarrin ndaj personave që po merrnin pjesë në festë, duke vrarë tre prej tyre. Ai më pas vrau veten, thanë autoritetet lokale. Në mesin e të vrarëve është i riu që po festonte ditëlindjen dhe babai i tij. Policia…
Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump është qëlluar me armë gjatë një mitingu në Pensilvani. Pas ngjarjes, Shërbimi Sekret tha se ekzekutoi autorin e dyshuar, 20-vjeçarin e identifikuar si Thomas Matthew Crooks. Ndërkohë mediat amerikane dhe në rrjetet sociale është publikuar një video e autorit, i cili shfaqet në rrjetet sociale duke shprehur urrejtjen ndaj Trump dhe republikanëve. “Unë jam Thomas Mathew Crooks! I urrej republikanët e urrej Trump dhe gjejeni çfarë ju po ngatërroheni me djalin e gabuar!’, tha ai.
Një 26-vjeçar ka mbetur i plagosur si pasojë e shpërthimit të një sasie lënde plasëse që ishte vendosur në derën e një apartamenti në një pallat në Elbasan. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:30 në lagjen “Haxhias” në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59 vjeç, në të cilën jetonin me qira dy shtetase ka shpërthyer një sasi lënde e dyshuar plasëse. “Rreth orës 02:30, në lagjen “Haxhias”, në koridorin e katit të 4-t të një pallati në derën e hyrjes në pronësi të shtetasit B. B., 59…
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka reaguar në lidhje me atentatin ndaj ish presidentit Donald Trump, në Pensilvani. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Begaj tha se dënon sulmin ndaj Trump. Kreu i Shtetit u shpreh se dhuna politika nuk ka vend në demokraci. “I trishtuar për atentatin ndaj Presidentit Donald Trump. I uroj Presidentit Trump një shërim të shpejtë dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të thella për humbjen e një jete të pafajshme Gjithashtu dënojmë sulmin dhe të gjitha format e dhunës politike, të cilat nuk kanë vend në demokraci.”, shkruan Begaj në X.