Shqipëria Sipas MeteoAlb: Do të vijojë i nxheti sërish në territorin Shqiptar; për pasojë moti i kthjellët dhe temperaturat shumë të larta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin ku sërish goditen nga vlera ekstreme qarku i Beratit dhe Gjirokastrës me temperatura mbi 40 gradë celcius. Pjesa e dyte e ditës do të sjellë vranësira të herë pas-herëshme për-gjatë gjithë vendit ku më të theksuara vranësirat do të jenë në skajin verior dhe verilindor; duke rrezikuar reshje të izoluara. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të lehtë në vlerat minimale ku zonat malore do të shënojnë deri në 18…
Author: tirana
Berlini është kryeqendra e futbollit të dielën, kur në orën 21:00 dy gjigantët e futbollit botëror përballen me synim fitoren e trofeut. Të dielën Spanja kërkon ndaj Anglisë rekordin pasi mund të shpallet kampione e Europës për herë të katërt në histori më shumë se çdo skuadër tjetër. Anglia që luan finalen e dytë radhazi në Evropian do të bëjë historinë pasi është në kërkim të triumfit të parë në kontinent. Shumë personalitete priten të jenë të pranishëm në stadium, duke përfshirë Princin Uilliam dhe familjen e tij. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri francez, François Letexier, 35 vjeç. Letexier…
Fredi Beleri do të dalë pasnesër nga qelia, ku po vuan dënimin për shit-blerje votash. Burgjet kanë miratuar tashmë lejen për të. Leja për të nis që nga e hëna në orën 10:00. Leja për Belerin do të jetë 5 ditore, teksa pritet që eurodeputeti tashmë të vizitojë Strasburgun. Fredi Beleri do të betohet eurodeputet më datë 15 korrik.
Një postim i kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis ka tërhequr vëmendjen, pasi është retushuar kryeministri Edi Rama. Në foton familjare të shkrepur gjatë samitit të NATO-s, kur shfaqen të gjithë të pranishmit, kryeministri grek ka prerë vendin ku është Rama. Ende nuk dihet se përse është bërë ky veprim nga Mitsotakis. A është një “hakëmarrje” për Fredi Belerin?
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë. Makina e policisë ka shtypur një këmbësor. I plagosuri është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. “Sot, në bulevardin “Ismail Qemali”, punonjësi i patrullës së përgjithshme E. B., duke drejtuar automjetin e Policisë, ka aksidentuar këmbësorin shtetasin F. Sh., i cili u transportua në spital jashtë rrezikut për jetën. Në lidhje me rastin është njoftuar AMP, dhe në bashkëpunim me grupin hetimor po punohet për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, njofton policia.
Një automjet me targa italiane ka dalë nga rruga në kthesën e Barbullinjës në aksin rrugor Berat- Lushnje. Në mjet udhëtonin dy persona dhe një prej tyre është dërguar për kontroll mjekësor në spitalin e Lushnjes. Mjeti tip Toyota yaris me targa DC 411 EG me drejtuese një shtetase shqiptare me banim në Itali, për shkak të shpejtësisë së madhe ka përfunduar në kanalin përgjatë rrugës automobilistike. Në vendngjarje kanë shkuar fillimisht bluzat e bardha të cilët kanë marrë një shtetas për mjekim dhe më pas policia e qarkullimit si dhe zjarrfikësit e Lushnjes. Këta të fundit ktheheshin nga një…
Kandidatët presidencialë në Shtetet e Bashkuara Joe Biden dhe Donald Trump kanë pikëpamje të ndryshme mbi çështjen e imigracionit. Dallimet e tyre mbi këtë çështje u shfaqën në debatin e tyre të parë presidencial. Pas kufizimit të përkohshëm të kërkesave për azil në kufirin SHBA-Meksikë, Presidenti Biden njoftoi masa mbrojtëse për emigrantët pa dokumente të martuar me shtetas amerikanë. Ndërsa, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Aline Barros, zoti Trump thotë se do të nisë dëbimet në shkallë të gjerë, nëse ai i fiton zgjedhjet. Presidenti amerikan Joe Biden thotë se disa emigrantë pa dokumente të martuar me shtetas…
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti dy kampionët e mundjes, Zelimkhan Abakarov dhe Islam Dudaev, të cilët do të garojnë me ngjyrat kuqezi në Lojërat Olimpike Paris 2024. Gjashtë nga tetë pjesëtarët e ekipit tonë olimpik, që do të garojnë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë pjesë e ekipit të Sport Klub Tiranës. Veliaj u shpreh besimplotë se dy kampionët tanë do të na përfaqësojnë denjësisht. “Mezi pres që t’i zbardhim faqen e Shqipërinë pas gjithë investimit të Bashkisë së Tiranës dhe të Klubit të Tiranës. Mundja është një nga sportet më kompetitive, megjithatë jam vërtet shpresëplotë. Shikoj…
Një përplasje e përgjakshme ka ndodhur mes tifozëve jashtë stadiumit në Alexandras Avenue në Greqi, pak para ndeshjes miqësore mes Panathinaikos dhe AEK Larnaka. Tifozët janë përleshur me njërin dhe kanë nxjerrë armën duke qëlluar. Tre persona kanë mbetur të plagosur. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe kanë bërë më shumë se 70 arrestime. Informacionet bëjnë me dije se shumë prej të arrestuarve kanë qenë me precedent të mëprashëm kriminal.
Drini Zeqo ka shpërthyer në lot, teksa rrëfente në “S’e Luan Topin” për humbjen e babait. Ai u shpreh se ka qenë shokuese për të, ndërsa gjithmonë shpresonte që i ati do të shërohej. Ish-banori i BBV tha se gjatë kohës që babai i tij ishte në koma i ka folur vazhdimisht, pasi ndente sikur gjithçka do të rregullohej. “Djemtë babain e shohin si shembull. Kur ndahet nga jeta e ndjen që nuk fluturon njësoj, të këputen krahët. Por në momentin që babi të ikën nga jeta në mënyrë të padrejtë. Ne nuk u ndamë dot me të. Gjatë kohës…
Mesfushori Kristjan Asllani është vlerësuar nga komuna e Butit në Itali, çmim ky i marrë me 12 korrik. Kryetarja e komunës së Butit në Piza, Arianna Buti ka nderuar me titullin “Shqiponja e artë”, lojtarin shqiptar. Medalja “Shqiponja e artë” ju jepet njerëzve, që dallohen në arte, sport dhe kulturë, si dhe angazhimin në komunitet, për të mirën e qytetarëve.
Federata Angleze ka njoftuar se do të shpërndajë në total 17 milionë euro për ekipin. 11.5 milionë euro do të jenë për lojtarët, gjë që nuk është bërë kurrë më parë. Trajneri do të shohë që llogaria e tij bankare të rritet me 4.7 milionë euro, ndërsa ndihmësi i tij do të marrë gjithashtu një bonus bujar. Bonusit të Southgate do të jetë më shumë se 10 herë më i madh se ai i secilit prej lojtarëve të tij. Nëse Anglia fiton Euro 2024, atëherë FA do të paguajë rreth 9.6 milion paund për lojtarët. Pra secili prej 26 futbollistët…