Ministria e Jashtme gjermane është e mendimit se që kur Hungaria mori presidencën e Bashkimit Evropian më 1 korrik për Europën është shkaktuar një dëm i madh. “Jemi në ditën e 12-të dhe tashmë janë bërë shumë dëme”, tha zëdhënësi i qeverisë gjermane, Wolfgang Buschner. Ky reagim erdhi pas vizitave të Orban në Moskë dhe Pekin, ku i përshkroi si lëvizje “të njëanshme” që “BE i vëzhgon me habi dhe skepticizëm”. Ai tha se kryeministri hungarez mund të udhëtojë ku të dojë, por “ajo që nuk mund të pranohet është që ai të krijojë përshtypjen se po e bën atë…
Author: tirana
Komisioni i Burgjeve është mbledhur për herë të dytë për dhënien e lejes që kërkon Fredi Belerin, që të betohet si eurodeputet. Pritet të përcaktohet vendimi nëse do t’i jepet leja Belerit. Deri tani, sipas Drejtorisë se Burgjeve, ende nuk ka një vendim.
Lulzim Basha ka zhvilluar një bisedë me një grup të rinjsh mbi zhvillimet politike, programin e prezantuar më 1 qershor dhe organizimin për zgjedhjet e ardhshme politike. Duke komentuar vendimin e 11 qershorit për vulën, Basha tha se ishte një pazar midis të vjetrës për të vijuar ujditë politike dhe ekonomike. “Kjo është një betejë mes të vjetrës dhe të resë. Ajo që ka ndodhur më 11 qershor, është hiç më pak sesa një mirëkuptim dhe një pazar midis të vjetrës. Midis kryeministrit dhe ish-kryeministrit. Dhe të jem fare i drejtpërdrejtë, menjëherë pas protestës së shkurtit, erdhi pazari për amnistinë”,…
Shtetet e Bashkuara thanë se Rusia po kërkon të shfrytëzojë tensionet ndëretnike në rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të krijojë “jostabilitet dhe të pengojë integrimin e rajonit në institucionet euroatlantike”. “Është e qartë se Rusia nuk mbështet të ardhmen e njëjtë evropiane për shtetet e rajonit të Ballkanit Perëndimor që ata vetë kanë zgjedhur dhe që njerëzit në rajon e meritojnë”, tha një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit për Radion Evropa e Lirë. DASH tha se pikërisht për shkak të qëllimit të Rusisë, Uashingtoni po punon me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të forcohet bashkëpunimi rajonal dhe…
Finalja e Kampionatit Europian 2024 do të zhvillohet të dielën në Berlin. Deri në mbrëmje vonë nuk është e qartë jo vetëm nëse Spanja apo Anglia do ta fitojnë titullin. Deri atëherë nuk do të jetë e qartë se kush do të jetë golashënuesi më i mirë i turneut. UEFA bëri një ndryshim afatshkurtër. Para finales të së dielës, gjashtë lojtarë, Dani Olmo i Spanjës, Harry Kane i Anglisë, ylli gjerman Jamal Musiala, holandez Cody Gakpo, Georges Mikautadze i Gjeorgjisë dhe Ivan Schranz i Sllovakisë, kryesojnë listën e golashënuesve me nga tre gola. Nëse Kane dhe Olmo nuk shënojnë të…
Kate Middleton do të marrë pjesë në finalen e meshkujve në Wimbledon të dielën. Lajmi është konfirmuar Kensington Palace. Dukesha e Uellsit do të paraqitet në finale, pasi shëndeti i saj paraqitet mjaft i mirë. Kjo është dalja e saj e dytë publike që kur u njoftua se ishte diagnostikuar me kancer. E para ishte në Trooping the Color muajin e kaluar.
Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD, Edi Paloka komenton situatën e opozitës, teksa thekson se ca merita për bashkimin e PD i meriton. Paloka tha se Berishës iu dha informacion i gabuar dhe ai i shpjegoi situatën që të mos të hiqnin dorë nga PD, sepse deptetët mblodhën firma dhe ishin gati të formonin një grup të ri. ”Rama 12 vite që është në kushtet e arrogantit, unë e kam parë edhe duke ikur me vrap këtë njeriu 2 metra. Ai duket edhe me gazetarët si sillet me ata që lëpihet në studio dhe ata që janë profesionistë. Thotë dikush…
Aktorja Olta Gixhari ka zbuluar emrin e djalit të saj, të cilin një muaj më parë e solli në jetë. E ka vendosur që ta quaj Zeo. Në një postim në rrjetet sociale, Olta ka publikuar një foto më të, ndërsa tregon se ai është bërë 1 muajsh. Ajo dhe bashkëshorti i saj Dori, kanë edhe një djalë së bashku, Amar.
Gareth Southgate thotë se Anglia është e vendosur të “shkruajë” historinë dhe të ngrenë trofeun, të cilin panë tu “shkiste” nga duart tri vite më parë në Wembley. Ky turne filloi me shumë polemika për shkak të paraqitjeve jo të mira të anglezëve, pavarësish se konsiderohej një prej pretendentëve. Tre Luanët janë në gati të luajnë finalen e Berlinit, finalja e tretë në historinë e përfaqësueses së tyre. Skuadra e Southgate kthehet të luajë një finale plot 1,099 ditë pas humbjes së finales së dytë në historinë e tyre, dhe të parës në një europian, finalen ndaj Italisë. Southgate: Spanjollët…
Pushimet në Shqipëri për një franceze janë kthyer në tragjedi. Sapo është futur të lahet në ujërat e liqenit të Komanit, ajo ka pësuar arrest kardiak, e për pasojë ka humbur jetën. Viktima është identifikuar si S. T., 39 vjeçe. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga uji dhe po dërgohet në morgun e spitalit. “Sot, në Koman, shtetasja franceze S. T., 39 vjeçe, në momentin që ka rënë në kontakt me ujin në liqenin e Komanit, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën. Trupi i pajetë i 39 vjeçares është nxjerrë nga…
Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e kaluar, kur 2 punonjës policie u lënduan pas një sherri me disa të rinj në Lungomaren e Vlorës. Duke postuar foto të punonjësve të policisë duke patrulluar e monitoruar territorin në tokë a det, ministri Taulant Balla nënvizoi se në këto ditë të nxehta vere, Policia e Shtetit është në krye të detyrës për të garantuar sigurinë në të gjithë territorin. “Rëndësia e detyrës që mbart uniforma e Policisë së Shtetit, duhet ta bëjnë shoqërinë të reflektojë për ridimensionimin e qëndrimeve dhe mbështetjes për sigurinë publike, garantuesi…
Një mjet lundrues tip gomone, me drejtues shtetasin F.T, gjatë ankorimit në molin e vjetër të ish-ushtrisë në gjirin e “Shën Janit” në Karaburun, aksidentalisht me helikën e mjetit lundrues ka dëmtuar në këmbë shtetasin A.K, 56 vjeç, banues në Tiranë, i cili kishte zbritur nga një anije turistike në det afër këtij moli. 56-vjeçari është transportuar për ndihmë mjekësore në spital, dhe ka marrë dëmtime të shumta në këmbë dhe u transportua drejt Tiranës me helikopter. Mjeti lundrues është bllokuar nga shërbimet e Policisë Kufitare, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Polici për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor…