Komisariati i Policisë Përmet ndaloi shtetasin L. K., 42 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht, dy shtetase të mitura franceze.
Author: tirana
Policia e Vlorës ka nisur punën për kapjen e një 40-vjeçari, pasi ditën e djeshme goditi me thikë një të ri. Ngjarja ka ndodhur të premten në lagjen “Pavarësia”, ku shkak dyshohet të jetë bërë një konflikt i castit, për motive të dobëta. Për sa i përket të lënduarit, 23 vjeçari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. “Referoi materiale në Prokurori dhe punon për kapjen e shtetasit 40 vjeç, banues në Vlorë, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Pavarësia”, dyshohet se pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) shtetasin 23 vjeç,…
Një 43-vjeçar në Greqi ka vrarë ish-gruan dhe më pas veten. Mediat greke bëjnë me dije se shkak i kësaj tragjedie ishte mospranimi i ndarjes nga autori i ngjarjes. Çifti kishin së bashku dy fëmijë. Ish-bashkëshorti ka qëlluar viktimën me pushkë në banesën e saj. Vajza 13-vjeçare e çiftit, e cila ka vënë re të atin, ka filluar të bërtasë. Gruaja në atë moment po kthehej në shtëpi me makinën e saj. 43-vjeçari u hodh nga ballkoni mbi kofanon e makinës, duke qëlluar mbi 36-vjeçaren nga xhami i përparmë i mjetit. Menjëherë më pas ka shkuar pas makinës së ish-bashkëshortes…
47 shoferë kanë rënë në pranga gjatë një jave në vendin tonë dhe 129 leje drejtimi janë pezulluar. Për shkak të fluksit të lëvizjeve, veçanërisht në zonat bregdetare, gjatë fundjavës, janë shtuar patrullat e lëvizshme, të mbështetura nga patrullat e përgjithshme dhe Forca e Posaçme “Shqiponja”, për të lehtësuar qarkullimin. Skuadra të posaçme të Policisë Rrugore janë planëzuar me shërbim në tunelin e Llogarasë, i cili monitorohet 24 orë/7 me kamera dhe matës të shpejtësisë, për të parandaluar shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugor gjatë qarkullimit në tunel. Si rezultat i monitorimit në të gjitha akset rrugore, gjatë kësaj jave:…
Temperaturat e larta dhe jo vetëm kanë rritur numrin e rasteve të djegies së automjeteve në rrugët e vendit, duke rrezikuar jetën e drejtuesve të automjeteve, por edhe pasagjerëve. Për të evituar ngjarje të tilla, ekspertët e Shërbimit Zjarrfikës u kujtojnë ligjin shoferëve, të cilët janë të detyruar që të pajisen me fikëset e zjarrit, për ndërhyrje të menjëhershme. Ekspertët kanë edhe një apel për çdo drejtues automjeti. Duhet të jetë në ndërgjegjen e çdo drejtuesi të automjeti që automjetin ta mbajë në gjendje të mirë teknike, ta rregullojë hera herës duke bërë kontrollin e mëngjesin. Çdo shofer duhet të…
Nga e diela, 14 korrik, deri më 31 korrik do të ndalohet qarkullimi i automjeteve me peshë mbi 7.5 tonë në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale. Kjo vjen bazuar në rekomandimet e Departamentit për Menaxhimin e Rrugëve dhe Policisë së Kosovës, me qëllim të ruajtjes së rrugëve nga dëmtimet si rezultat i temperaturave të larta. “Ndalohet qarkullimi në autoudhë, rrugë nacionale dhe rajonale për të gjitha automjetet e transportit të mallrave me peshë më të madhe se 7.5T. Ky vendim vlenë nga data 14 korrik 2024 deri më 31 korrik 2024 për periudhën nga ora 11:00 deri në ora 17:00”,…
Policia e Vlorës ka zbardhur shkakun e sherrit me grushte mes policëve dhe qytetarëve në Vlorë mbrëmë. Në një njoftim zyrtar, policia bën me dije se sherri ndodhi për shkak të monopatinave që lëvizin në kundravajtje dhe që u ndaluan nga policia. Dy vëllezër, të cilët jepnin monopatina me qira, dhunuan fizikisht policët duke u shkaktuar fraktura 2 prej tyre. Dy vëllezërit janë arrestuar, ndërsa persona të tjerë të përfshirë në sherrin masiv janë arrestuar. Njoftimi i Policisë së Vlorës: Mbrëmjen e djeshme në Lungomare, punonjësit e qarkullimit rrugor të planizuar në këtë aks, gjatë kontrolleve të ushtruara për përdorimin…
Ylli më i ri në skuadrën e Spanjës, Lamine Yamal mbush sot 17 vjeç. Yamal ka thyer rekord në Europian me profesionalizmin e tij, edhe pse më i riu në moshë. “Gëzuar ditëlindjen”, shkruajnë mediat e huaja në faqen e parë, shoqëruar me foton që ka bërë xhiron këtë periudhë, Yamal në krahët e Leo Messit. Bëjme me dije se ditën e nesërme do të jetë dhe finalja e madhe e Europianit, ku Spanja do të përballet me Anglinë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale, një artikull të revistës prestigjoze të udhëtimeve “Condé Nast Traveler”, ku renditen 10 plazhet më të bukura shqiptare. “Ndërsa veriu i vendit shquhet për malet e tij, pjesa më jugore e tij ju fton të dorëzoheni në plazhet mahnitëse ku dielli, çadrat dhe Mesdheu gjenerojnë sinergji unike. plazhet e Shqipërisë janë një destinacion veror që nuk do ta harroni kurrë”, shkruan “Condé Nast Traveler”, ndërkohë që rendit Dhërmiun, Qeparonë, Gjipenë dhe Borshin, mes 10 plazheve më fantastike. Rama e konsideron artikullin e revistës spanjolle si një super pronovim i bregdetit…
Prokuroria e Vlorës, ka lexuar në gjykatë pretencën përfundimtare ndaj tre zyrtarëve të hipotekës Vlorë dhe tregtarit Helidon Gjikoka, të cilët sipas dosjes hetimore përmes “Falsifikimit të dokumentave dhe formularëve”, “Shpërdorimit të detyrës”, kanë sjellë përmes mashtrimit tjetërsimin e një sipërfaqe toke prej 1430 m2 toke që ndodhet në zonën “Perivollo” të Dhërmiut. Edmond Vorfi, prokurori i çështjes ka kërkuar fillimisht dënimin me 3.4 vite burgim të tregtarit Helidon Gjikoka, për akuzën e “Falsifikimit të vulave dhe formularëve”. Sërisht për Gjikokën, prokurori kërkoi 3 vite burgim për akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”.Por në bashkim të dy dënimeve dhe gjykimit të…
Në 24 orët e fundit, janë raportuar 9 vatra zjarri, nga të cilat janë shuar 7 vatra dhe janë aktive 2. Janë këto të dhënat e përditësuar së fundi nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile. Sipas Ministrisë së Mbrojtjes aktualisht po punohet në fshatin Kakodhiq të bashkisë Delvinë për izolimin e plotë të vatrës, i cili është vazhdimi i zjarrit masiv që kish përfshirë fshatin Kardhikaq në bashkinë Finiq. Në vendngjarje po operojnë forcat zjarrfikëse të bashkisë Delvinë dhe efektivë të Forcave të Armatosura. Po ashtu vijon puna për izolimin e vatrës së…
Gjykata e Tiranës vendosi masat “Arrest në burg” për 16 persona dhe tre vendime për kontrolle banesash për tre të tjerë. Nga masat e vendosura nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë janë arrestuar gjatë operacionit “Old Plants” 12 persona dhe 4 të tjerë po ndiqen me masa kërkimi. Sektori për Hetimin e Narkotikëve në DVP Tiranë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Krujë, Komisariatin e Policisë Nr. 5, dhe Njësinë e Sigurisë Publike Tiranë ekzekutoi masat për: E. A., 57 vjeç, A. A., 26 vjeç, I. V., 52 vjeç, Y. C., 48 vjeç, E. Sh.,…