Fredi Beleri pritet të marrë sot lejen për të qenë i pranishëm në mbledhjen e Parlamentit Europian, ku do të bëhet edhe betimi si eurodeputet. Komisioni i lejeve në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve do të mblidhet ditën e sotme për të përcaktuar modalitetet e sigurisë të udhëtimit. Sipas shkresës së siguruar nga ReportTV, Beleri i ka kërkuar Drejtorisë së Burgjeve leje 7 ditore. “Bazuar në nenin 72 të ligjit nr. 81/2020 “Për të drejtat dhe trajtimin e të dënuarve me burgim dhe të paraburgosurve”, kërkuesi plotëson kushtet për të përfituar leje shpërblyese deri në 20 ditë në vit, të…
Author: tirana
Një sherr masiv është regjistruar gjatë natës midis policisë së Vlorës dhe disa qytetarëve. Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në zonën e Lungomares, orët e para të ditës së sotme. Po ashtu, disa nga të përfshirët janë shoqëruar në polici. Nuk dihet motivi por dyshohet që konflikti të ketë nisur për sekuestrimin e disa monopatinave. Nga pamjet shihet se si efektivi i policisë qëllon me shkop gome një nga të shoqëruarit që kundërshton efektivin. Ndërkohë nuk ka emde asnjë njoftim zyrtar nga policia vendore.
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare në relievet kodrinore – malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. Temperaturat pritet të arrijnë deri në…
DASHI Gjatë orëve të ardhshme do të mund të përfitoni plotësisht nga dashuria pa probleme. Kushtojini vëmendje Hënës në opozitë, teksa do të arrini të bëni një takim të rëndësishëm pune. Edhe Hëna do të jetë në aspekt negativ të dielën. Puna ju kënaq edhe nëse thirresh të përballesh me vështirësi. DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox (e shtunë 13 korrik 2024), po jetoni një histori solide dashurie: do të ishte më mirë ta shfrytëzonit. Gjithçka është e vështirë për t’u menaxhuar në familje. Intransigjenca në dashuri të dielën me takime të reja që do të jenë premtuese. Do të…
Sali Berisha i është drejtuar Strasburgut në krye të gjashtë muajve ”arrest shtëpiak” dhe të një seriali të gjatë kërkesash në Shqipëri, që të gjitha të refuzuara. Përmes një kërkesë padie avokatët e ish kryeministrit i kërkojnë Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut që të ndërhyjë për heqjen e masës që e konsiderojnë të pabazuar në ligj. Veç kësaj ish kryeministri i numëron gjykatës së Strasburgut të gjitha përpjekjet që bëri në vendin e tij me kërkesa të vazhdueshme për zhbërjen e masave shtrënguese përfshi edhe kërkesën për ta shoqëruar shoqëruar ne parlament. Gjykatat sipas mbrojtjes së ish kryeministrit…
Në samitin e NATO-s i cili u mbajt në Washington me rastin e 75-vjetorit nuk munguan as diskutimet në lidhje me marrëdhënien Kosovë-Serbi. Aleanca paqeruajtëse tregoi se ishte e zhgënjyer që angazhimi në dialog nuk ka rezultuar ende me një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Analisti Artan Behrami tha se ky alarm i NATO-s është më tepër një përpjekje për ulur Kosovën dhe Serbinë në një dialog. Ai tha se NATO dhe SHBA janë prezentë në Kosovë, kjo do të thotë sipas tij që Kosova është më e sigurt dhe se çdo situatë është e menaxhueshme. “Përderisa Serbia nuk e…
Shëngjini dhe Lezha po kthehen në një destinacion turistik gjithëpërfshirës për të huajt. Kreu i bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se interesi për Lezhën dhe Shëngjinin është konkretizuar dhe me investime në pasuri të paluajtshme. Sipas tij, janë blerë 138 apartamente nga polakë, ndërsa 38 nga gjermanë. Ndreu nënvizoi se janë 1200 apartamente të blera nga të huajt në vitin e fundit. “Sezoni ka filluar, por nuk është në pikun e vet, kuptohet. Le ta themi që 15-ditëshi i parë i Korrikut nuk ka qenë asnjëherë piku i sezonit në Lezhë apo Shëngjin. Situata është në përmirësim të përditshëm. Disa…
Duket se protesta që u mbajt mbrëmë para Kryeministrisë po shuhet menjëherë, dhe në PD po ”zihen” se kush do të jetë kandidati për kryeministër në zgjedhjet parlamentare të 2025. Deputeti i PD-së, Luan Baçi ka dalë kundër deklaratave të Gazment Bardhi se Sali Berisha nuk duhet të jetë kandidati për kryeministër i PD. Baçi thotë se nuk e vendos Gazment Bardhi dhe se deklarata të tilla nga drejtues të lartë në PD janë për të ardhur keq, kjo pasi partia ka një statut. Sipas statutit, tha Baçi, kryetari i partisë do të jetë edhe kryeministër e në rastin konkret…
”Rusia nuk ka në plan të sulmoj NATO-n”,-tha zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse, Maria Zakharova. Sipas Zakharovës, është alëanca veri-atlantike ajo që po përkeqëson tensionet. “Në deklaratën përfundimtare që u miratua në samitin e NATO-s në Uashington, të mbajtur më 9-11 korrik, Rusia u quajt edhe një herë kërcënim për grupin, po e citoj përsëri një kërcënim. Kërcënim në të gjitha mjediset operative për perspektivë afatgjatë. Kjo nuk është kështu, Rusia nuk po përgatitet të sulmojë NATO-n, Aleanca e Atlantikut të Veriut po ndjek rrugën e përshkallëzimit të tensionit duke përmendur Rusinë në këtë cilësi nga dokumenti në dokument”.…
Pasi urimi i aktorit Bes Kallaku për datëlindjen e vajzës, Ajkës e cila sot bën 6-vjeçe u bë viral, edhe këngëtarja Xhensila bëri një urim në faqen e saj në Instagram krahas fotove me vajzën. Përmes urimit të vajzës, ajo duket sikur thumbon Besin, me të cilin është në proces divorci. ”Ti je muzika më e bukur e jetës sime. Edhe 100 dashuri hyjnore. Ti dhe Zoti e di që mama bën për ty gjithçka, jo me fjalë por me vepra. Jetoj vetëm për ty”, ka shkruar këngëtarja në postimin për vajzën. View this post on Instagram A post shared…
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden po refuzon thirrjet e disa zyrtarëve të rëndësishëm të partisë së tij për të hequr dorë nga gara. Thirrjet filluan pas debatit të parë me kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump muajin e kaluar, ku ai pati një paraqitje të dobët. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Scott Stearns njofton mbi kandidatët e mundshëm që mund të zëvëndësojnë zotin Biden nëse ai vendos të tërhiqet nga gara për një mandat të dytë. Presidenti Joe Biden është i sigurt se do të fitojë. “Unë mendoj se jam personi më i kualifikuar për të kandiduar për…
Forcat e emergjencave civile kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit në bashkinë Dropull, ku situata po vazhdon të monitorohet për të shmangur çdo mundësi riaktivizimi. Ministria e Mbrojtjes njofton se në fshatin Kakodhiq në bashkinë e Delvinës po vijon aksioni me forcat e bashkisë, efektivët e Forcave të Armatosura, forca shtesë zjarrfikësish nga Berati, por edhe dy avionë PZL nga Greqia, për shuarjen e flakëve. Po ashtu operacioni vazhdon edhe pranë liqeneve të Lurës në Dibër. Ministria u shpreh mirënjohjen të gjithë efektivëve të angazhuar si dhe autoriteteve greke që po asistojnë me dy avionët tip PZL në shuarjen…