Artistët janë në sezonin e tyre, me publikime të këngëve të reja. ”Që sa kohë s’jemi pa”, është projekti i sapo publikuar nga Florion Thaqi, që bën një rikthim solo, përpos materialeve që ka punuar me grupin ”Atalanda Band”. Një këngë tipike verore, për të shijuar ditët me diell dhe për të kërcyer mbrëmjeve festive është kënga që artisti nga Kosova ka punuar për këtë sezon veror.
Author: tirana
Në raport me një vit më parë, akomodimi në hotele dhe plazh, bashkë me transportin, janë shtrenjtuar mesatarisht me 5%. Ndërsa pijet dhe ushqimet janë shtrenjtuar mesatarisht me 10%. Zgjedhjet për të kaluar pushime disi më të lira nuk mungojnë. Plazhet në veri të vendit, Shëngjin e Velipojë mund të jenë dy opsione. Çmime të përballueshme ofron edhe Durrësi e një pjesë e Vlorës. E njëjta nuk mund të thuhet për Sarandën, Palasën apo Dhërmiun, ku një çift mund të zgjedhë të paguajë nga 80 deri në 200 euro për të fjetur një natë. Me gjithë shtrenjtimet, Shqipëria vijon të…
Deputeti i Partisë Socialiste, Ilir Metaj komenton protestën e opozitës përpara kryeministrisë. Sa i përket kërkesave të PD-së për qeveri teknike, Metaj thotë se mazhoranca dhe PS nuk kanë kohë të humbasin me kapriçot e opozitës. Për kërkesën e drejtuar para kryeministrisë, për lirimin nga arresti shtëpiak të Sali Berishës, Metaj shprehet se me këtë histori nuk ka lidhje qeveria por është vendim në dorë të drejtësisë. ”PS ka përgjegjësinë për misionin e saj për të integrimin e vendit në BE. Po kryen sërë reformash edhe për të rritur standardin e jetesës, standard ekonomike, sociale. PS sigurisht nuk ka kohë…
Delegacioni i nivelit të lartë të sistemit të drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka mbyllur vizitën pesëditore në Shqipëri. Në një postim në rrjetet sociale, Ambasada e SHBA në Tiranë njofton se delegacioni gjatë qendrimit në Tiranë, zhvilloi takime me drejtues të SPAK, Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Këshillit të Lartë të Gjyqësorë, ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja etj. Sipas njoftimit vizita konfirmon angazhimin e fortë të Shteteve të Bashkuara të Ameriktës për të mbështetur reformën në drejtësi dhe demokracinë në Shqipëri. Sipas njoftimit, delegacioni i nivelit të lartë, i përbërë nga gjyqtarë dhe një prokuror nga Shtetet…
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për të kufizuar orarin e punës për disa kategori, për shkak të temperaturave të larta që priten në ditët në vijim. Sipas vendimit të Ministria e Shëndetësisë, kjo bëhet me qëllim mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve. Në bazë të këtij vendimi i cili hyn në fuqi nesër më 13 korrik, do të përfitojnë gratë shtatzëna, punëtorët e ndërtimit dhe qytetarët me sëmundje kronike. Vendimi i qeverisë së Kosovës Në bazë të rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, për shkak të rritjes së konsiderueshme të temperaturave në ditët në vijim, me qëllim…
Në panelin “Impakti i BE për Bashkitë” për komunitetet vendore, Agron Malaj, kryetar i Bashkisë Mat tregoi për të pranishmit ndikimin në komunitetet që ka rikonstruksioni i Pallatit të Kulturës dhe ngritja e Qendrës së Inovacionit ICTe-Mat. “Rivitalizimi i Pallatit të Kulturës ka rigjallëruar jetën kulturore të zonës duke sjellë qasje moderne dhe novatore në funksionin e saj të përditshëm. Kjo nëpërmjet aktiviteteve të shumta që zhvillohen në ambientet e rikonstruktuara siç janë: Salla e Galerisë së Arteve, salla e baletit, salla e instrumentave, salla e takimeve me një kapacitet rreth 100 persona dhe salla e ICT ku deri më…
Nga dita e parë e hapjes, 5 korrik dhe deri më sot rreth 70 mijë automjete kanë kaluar në tunelin e Llogorasë. ”Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor Shqiptar në total që nga dita e hapjes së tunelit e deri më sot janë regjistruar afro 70 mijë automjete që kanë kaluar nga Tuneli i Llogorasë, duke dëshmuar dukshëm për frekuentimin në masë të kësaj rruge te re që po shkurton distancat dhe lehtëson fluksin e sezonit turistik”, shkruan kryeministri Edi Rama. ”Policia e Shtetit dhe Shërbimi Zjarrfikës janë angazhuar për të garantuar sigurinë dhe qarkullimin normal të automjeteve që zgjedhin…
Gjykata e Apelit të Përgjithshëm regjistroi një tjetër seancë të dështuar në procesin ndaj Ervin Salianjit, i pandehur në çështjen “Babalja”. Deputeti kundërshton dënimin me 1 vit burg dhënë nga Shkalla e Parë për akuzën e “kallëzimit të rremë”, por kur ka kaluar më shumë se një vit nga nisja e gjyqit, procesi ka mbetur në vend numëro. Këtë të premte shkak i shtyrjes u bë ndryshimi i avokatit mbrojtës të Salianjit dhe kërkesa e tyre për t’u njohur me aktet e dosjes. Në sallën ku nuk ishte prezent deputeti, si përfaqësues i tij nuk ishte avokati Ledio Braho, por…
Drejtoria e Burgjeve të Shqipërisë ka reaguar pas lajmit se Fredi Beleri do të niset drejt Strasburgut të hënën dhe të betohet si deputet i Parlamentit Evropian. Sipas reagimit të Drejtorisë së Burgjeve, ende nuk ka një leje të dhënë për Belerin, i cili është dënuar për shitblerje votash. Sipas institucionit kërkesa e drejtuar ndaj tyre është ende në shqyrtim. Kreu i PDBNJ-së, Vangjel Dule thotë se të hënën Beleri do të kryejë betimin si eurodeputet, gjë që është raportuar edhe në mediat në Greqi.
Gjatë samitit të NATO-s në Uashington, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me homologun e saj në francez Emmanuel Macron. Osmani ka bërë të ditur se në takim kanë diskutuar mbi të ardhmen euroatlantike të Kosovës, reformat në sundimin e ligjit. Po ashtu është diskutuar edhe për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Francës, ka shkruar Osmani në një postim në rrjetin social X.
Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se Fredi Beleri i cili është në burg, do të lejohet të kryejë betimin e tij në Parlamentin Evropian pasi u kandidua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe arriti të sigurojë votat e nevojshme për të qenë eurodeputet. Sipas gazetës greke Protothema, Beleri do të lejohet të udhëtojë drejt Strasburgut të hënën për të kryer betimin si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në…
Autoritetet greke janë të vendosur për të zbuluar të plotë vrasjen e të burgosurit shqiptar Alfons Ndoci. Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e sotme në dy qeli ku janë mbajtur të burgosur shqiptarë. Kontrolleve i është ushtruar qelia 32 e Etem Hoxhës dhe qelia 30 ku është mbajtur Laert Haxhiu para se të ekstradohej në Shqipëri. Kontrollet po kryhen lidhur me hetimet për vrasjen e të burgosurit 35-vjeçar shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjeçarit kosovar Altin Vokrri. Vrasjen e mori përsipër Xhuliano Halili, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërsa pamjet e…