Kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, thotë se Fredi Beleri i cili është në burg, do të lejohet të kryejë betimin e tij në Parlamentin Evropian pasi u kandidua nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis dhe arriti të sigurojë votat e nevojshme për të qenë eurodeputet. Sipas gazetës greke Protothema, Beleri do të lejohet të udhëtojë drejt Strasburgut të hënën për të kryer betimin si deputet i Parlamentit Evropian. Ai do të fluturojë mëngjesin e së hënës për në Athinë, i cili do të jetë një stacion i ndërmjetëm dhe nga Athina do të shkojë në Strasburg. Ai pritet të mbërrijë në…
Author: tirana
Autoritetet greke janë të vendosur për të zbuluar të plotë vrasjen e të burgosurit shqiptar Alfons Ndoci. Gardianët grekë të Koridhalos kanë mësyrë mesditën e sotme në dy qeli ku janë mbajtur të burgosur shqiptarë. Kontrolleve i është ushtruar qelia 32 e Etem Hoxhës dhe qelia 30 ku është mbajtur Laert Haxhiu para se të ekstradohej në Shqipëri. Kontrollet po kryhen lidhur me hetimet për vrasjen e të burgosurit 35-vjeçar shqiptar Alfons Ndoci dhe plagosjen e 46-vjeçarit kosovar Altin Vokrri. Vrasjen e mori përsipër Xhuliano Halili, një shqiptar i dënuar me burgim të përjetshëm për dy vrasje, ndërsa pamjet e…
Një ditë pas protestës që PD-së që u mbajt tek Kryeministria, lideri në izolim i opozitës, Sali Berisha ka dalë me një video mesazh nga banesa ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023. Berisha shprehet se skeptikët e opozitës mbetën pa tekst, dhe se o drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. ”Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri”,-thotë Berisha. Fjala e plotë Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua…
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit, Edi Rama këtë të premte u paraqit sërish në SPAK. “Isha në SPAK si person në dijeni, shpjegimet e mia i dhashë aty brenda”, deklaroi ai pas daljes nga SPAK. Herën e fundit që vëllai i kryeministrit u paraqit pranë Prokurorisë së Posaçme ishte 28 qershori i këtij viti. Herën e kaluar ai mohoi çdo lidhje me bosët e dosjes “Xibraka”, ndërsa dha një shpjegim për përdorimin e një mjeti për të cilin është akuzuar publikisht nga Gazment Bardhi.
Tuttosport, media pranë Juventus, bën me dije se bardhezinjtë kanë në plane për Armando Brojën. Gjithçka lidhet me një efket domino dhe pas saj qëndron Besiktas. Klubi turk pëlqen shumë polakun Milik dhe Juventusi nuk do stepet për të larguar 30-vjeçarin, me planin për ta zëvendësuar me 22-vjeçarin Broja. Për momentin përflitet një huazim nga Chelsea, me Brojën që do donte të provonte një aventurë në Serie A. “Ai është një sulmues i talentuar, fizik dhe me këmbë të mësuara për lojë, ndaj është i dobishëm për lojën dhe filozofinë e Mottas. Kushtet ende nuk janë për një kalim konkret,…
Aleanca më e madh ushtarake, NATO deklaron se 32 anëtarët e saj do të shpenzojnë 1,47 trilion dollarë në vit. Që në vitin 2006, ministrat e mbrojtjes ranë dakord që të angazhonin një minimum prej 2 përqind të prodhimit të tyre të brendshëm bruto (PBB) për shpenzimet e mbrojtjes. Dy të tretat e anëtarëve të saj (23 nga 32), mes të cilëve edhe Shqipëria e kanë përmbushur këtë angazhim. Sipas të dhënave nga NATO, vendi ynë renditet i 20-i në listë dhe shpenzon 2,3% të prodhimit të brendshëm bruto, pra 25.43 miliardë dollarë. Mandej buxheton 516 miliardë dollarë në shpenzimet…
Olsi Rama, vëllai i kryeministrit është paraqitur përsëri në SPAK ditën e sotme. Burimet e ”SYRI TV” kanë para vëllain e kryeministrit që të futet në Prokurorinë e Posaçme mesditën e sotme. Kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazmend Bardhi ka bërë një denoncim publik me fakte sa i përket përfshirjes së Olsi Ramës në grupin e trafikantëve të kokainës në Xibrakë.
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile njofton qytetarët dhe institucionet për rrezikun e temperaturave të larta në ditët në vijim. Në një njoftim për shtyp AKMC theksoi se bazuar në situatën e krijuar nga zjarret në pyje, nisur nga parashikimi në buletinin e Emergency Response Coordination Centre (ERCC) në Bruksel, si dhe institucionet shqiptare si IGJEO, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak, etj. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile i bën apel qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar për të parandaluar incidente që mund të dëmtojnë jetën dhe pronën. Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat do të arrijnë deri në 40°C, çka krijon kushte të favorshme për…
Kauza për qeverinë teknike që u kërkua nga PD-ja në protestën e 11 korrikut, për Dashamir Shehin, është hipokrizi. Për të opozita duhet të fokusohet tek reforma zgjedhore, nëse do të zgjidhë vërtetë problemin e vjedhjes së votave dhe administrimit të zgjedhjeve. “Kauza quhet qeveri teknike. Unë nuk jam për qeveri teknike. Është një hile e vjetër e kot që nuk ka funksionuar ndonjëherë në Shqipëri. A bëmë qeveri teknike në 2017? Çfarë fituam? Kemi bërë në 1991, pa sukses. Qeveri e shpëtimin kombëtar në 1997, çfarë fitoi Shqipëria”. Më ashpër në kritika ishte me Ilir Metën. Sipas Dashamir Shehit,…
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi thotë se protesta që u mbajt dje nga opozita para Kryeministrisë ishte një celebrim i fitores së luftës së brendshme në PD, ndërsa mesazhi i vetëm që u dërgua ishte thirrja për formimin e qeverisë teknike. Nga ana tjetër, Shehi u përgjigj ndaj një deklarate të Sekretarit të Përgjithshëm të PL, Tedi Blushi, i cili e ka etiketuar si “pseudoopozitar” dhe “kec i Ramës dhe Bashës”. ”Unë mund të jem edhe ky që thonë këto, por nuk ma ha mendja se e beson njeri me dy gramë tru. Presidenti i Ramës ishte Ilir Meta, kryetar…
Konferenca për shtyp e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden u shoqërua me gafa të shumta, në një kohë që zërat brenda demokratëve që vënë dyshim aftësitë e Presidentit sa vijnë dhe rriten. Biden iu referua gabimisht Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky si “President Putin” ndërsa foli me gazetarët për mbështetjen e NATO-s për Ukrainën. Ai më vonë u korrigjua, përpara se Zelensky të merrte mikrofonin. ”President Putin?”,-tha Biden, duke korrigjuar veten. ”Presidenti Zelensky. Unë jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit”. Por gafat e Biden nuk përfunduan këtu. Gjatë konferencës ai e quajti Kamala Harrisin ”zëvendëspresident Trump”. Ai është pyetur…
Ish-deputeti i PD, Roland Bejko, teksa ka komentuar protestën që u mbajt dje para Kryeministrisë, tha se pa djalin e Berishës, Shkëlzenin që shoqërohej me 5 bodyguard. Bejko tha se bëjnë karshillëk, ndërsa tha se nuk e kupton se për çfarë duhen 5 bodyguard, pasi ai është djali i sh-kryeministrit dhe nuk ka mbajtur ndonjëherë ndonjë post publik. “Pashë birin e tij me 5 bodyguard, për ca duheshin ato 5 bodyguard. Ca ka bërë ky? Nga kush trembet? S’ka pasur ndonjë funksion. Është djali i ish-kryeministrit. Për ca ecin me bodyguard, na bëjnë karshillëk, janë sakrificat tona që ata janë…