Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Një ditë pas protestës, Sali Berisha: U drodh nga themelet narko-kracia e Ramës. Koha për qeveri teknike

16:14 / July 12, 20243 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Berisha
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ditë pas protestës që PD-së që u mbajt tek Kryeministria, lideri në izolim i opozitës, Sali Berisha ka dalë me një video mesazh nga banesa ku qëndron në izolim që prej 30 dhjetorit 2023. Berisha shprehet se skeptikët e opozitës mbetën pa tekst, dhe se o drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. ”Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri”,-thotë Berisha.

Fjala e plotë

Të dashur qytetare dhe qytetarë, në këtë mesazh dua të shpreh mirënjohjen time më të pakufishme. Nderimin tim më të madh për të gjithë ata burra e gra, të ri e të reja që në kushte të jashtëzakonshme u grumbulluan, u bashkuan dje në një manifestim, në një protestë të jashtëzakonshme. Në një cunam të vërtetë të paparë ndonjëherë në kryeqytetin e vendit. Secilit prej jush dëshmuat shkallën më të lartë të përgjegjësisë qytetare. Morët përsipër të ngriheni mbi të gijtha vështirësitë që pa diskutim krijonte motin ditën e djeshme dhe këto ditë.

Dolët në sheshin e mejdanit për të protestuar ndaj një katastrofe ekzistenciale që rrezikon Shqipërinë, boshatisjes, zbrazjes së saj nga regjimi i Edi Ramës, më shumë se në çdo pushtim tjetër në histori. Dolët në protestën tuaj për votën e lirë dhe rrotacionin. Dje ishte dita e besës së madhe së shqiptarëve për të rikthyer në Shqipëri votën e lirë, rotacionin. Për të çliruar shqipërinë nga ky pushtues i egër që po përzen shqiptarët çdo ditë nga shqipëria. Po i varfëron ata, po i vjedh ata në mënyrë të tmerrshme dhe po i poshtëron. Për të bërë të mundur rotacionin, rikthimin e opozitës në pushtet, rikthimin e demokracisë, rikthimin e shtetit ligjor, integrimit të Shqipërisë në BE.

Të dashur miq, mesazhin i protëstës ishte po aq madhështor, po aq gjigand sa dhe protesta. Dje o drodh nga themelet narko-kracia e Edi Ramës. Dje u drodh nga themelet nomeklatura e urryer e këtij aparati të Edi Ramës, instrument i pushtetit të tij personal. Dje edhe skeptikët, po qoftë edhe kritikët më të zellshmëm të opozitës dhe lajkatarë të regjimit ,mbetën pa tekst para cunamit të paparë të qytetarëve shqiptarë në rrugë dhe sheshet e Tiranës.

Ne hapëm siparin e një beteje të re, të vështirë, jetike e vendimtare për çlirimin dhe shpëtimin e Shqipërisë, rikthimin e votës së lirë, rotacionit dhe demokracisë në Shqipëri. Me Edi Ramën nuk ka dhe nuk mund të ketë zgjedhje të lira, ai është një armik i egër i votës dhe i vetë qenies shqiptare. Ndaj dhe si një popull i civilizuar duhet të shkojmë drejt qeverisë teknike, rotacionit të pushtetit dhe votës së lirë.

Nga zemra falenderimet më të ngrohta, mirënjohjen më të pakufishme por ftesën time të vazhdojmë këtë betejë demokrate dhe demokratë kjo betejë është vendimtare jo vetëm për fatin e Partisë Demokratike dhe opozitës, kjo betejë është vendimtare për fatin e Shqipërisë, Demokracisë shqiptare. Do ta shpëtojmë ne dheun tonë të dashur apo do firmosim në zgjedhje të pandershme mandatin e Edi Ramës për të kompletuar katastrofën ekzistenciale që ka ndërmarrë ndaj shqiptarëve.

Unë kam bindje të plotë se jemi të gatshëm për çdo sakrificë në një betejë pa kthim, për krijimin e qeverisë teknike, zgjedhjet e lira, rotacionin e pushtetit, rikthimin e demokracisë në Shqipëri. Faleminderit!

Protesta Rama Sali Berisha
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Berisha thirrje demokratëve t’i bashkohen protestës: Zero ndikim nga thirrjet “Berisha në burg”

14:57 / July 22, 2026

Qeveria miraton mbështetje për familjet e policëve të rënë në detyrë, javën e ardhshme vendos për dërgimin e oficerëve në Gaza

14:12 / July 22, 2026

Mungesa e Hitës në Komisionin e Reformës Zgjedhore, debat i ashpër, përplaset mazhoranca me opozitën

14:02 / July 22, 2026

Alarmi u dha nga Gjermania, AKU thirrje konsumatorëve të mos konsumojnë këtë pije

13:48 / July 22, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.