Author: tirana

Ka ndërruar jetë në spital një nga personat e plagosur ditën e djeshme me thikë nga 40-vjeçari Saimir Sadiku. Ngjarja e rëndë ndodhi në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë pas një konflikti të çastit. Policia bën me dije se 24-vjeçari Adrian Pepkolaj nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ka humbur jetën në spital. Të plagosur kanë mbetur vëllai i viktimës, shtetasi Valentin Pepkolaj, 32 vjeç dhe shtetasi Shkëlzen Kuka, 45 vjeç. Lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar 5 persona, por jo autorin. Të arrestuarit akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe moskallëzim krimi. Në pranga…

Read More

Edhe java që do të vijë, të paktën deri ditën e mërkurë, temperaturat do të vijojnë të mbeten shumë të lartë. Termometri do të shënojë mbi 42 gradë në qarkun e Beratit, bëri të ditur sinoptikanja Lajda Porja në emisionin “7pa5” në Vizion Plus. “Vala e nxehtë do të vijojë edhe javën tjetrë. Të paktën deri në mesjavë mbetemi në ndikimin e kësaj vale të nxehtë, e cila është vala e dytë përsa i përket kësaj vere. Ndryshe nga vala që kaluam në qershor, që temperatura maksimale u shënua 42.5 në qarkun e Beratit  për tre ditë”, tha sinoptikanja. Porja…

Read More

Aktori i humorit Bes Kallaku ka bërë një postim në rrjetet sociale, që i ka emocionuar të gjithë. Në ditën e ditëlindjes së 6 të të bijës, ai ka zgjedhur që t’i kushtojë disa fjalë që prekin zemrën. “Urime 6-vjetorin e lindjes Ajka e tokës, Ajka qiellit, dritë e hënës, dritë e diellit! Gëzuar gjashtë vjetorin o lule e bukur e gjakut tim! Njeriu nuk e ndien ikjen e viteve nëpërmjet vetes, por nëpërmjet rritjes së fëmijëve. Kur të shoh që rritesh, ndiej ikjen e viteve, por jo edhe humbjen e tyre. Jeta është krejt surpriza, krejt të papritura, apo…

Read More

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video me pamje nga spitali i Matit. Teksa shkruan se tashmë spitali është pajisur me elemente të rinj të efiçencës së energjisë dhe panaleve fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike. Postimi i plotë: Spitali Mat, tashmë me elementët e efiçencës së energjisë dhe panelet fotovoltaike për prodhimin e energjisë elektrike.

Read More

3 persona kanë rënë në pranga nga blutë e Tiranës në pak orë. D.A., 41 vjeç, L. B., 55 vjeç dhe G. K., 31 vjeç janë arrestuar teksa dyshohet se kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre. Teksa 3 të arrestuarit do të përballen me akuzën e dhunës, materialet janë referuar në Prokurori për veprime të mëtejshme hetimore. Njoftimi i policisë: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin D. A., 41 vjeç, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë…

Read More

Gjykata e Lezhës ka dënuar me burgim të përjetshëm Dorjan Keçin, i cili u arrestua nga policia e Lezhës që u kap në gjendje të dehur nga policia. Keçi u arrestua si i dyshuar për vrasjen Sajmir Jaku, zyrtarit të OST Rrëshen. Pas arrestimit të tij iu morën shenjat e gishtave ku u përputhen me armën qe u vra Jaku 7 vite më parë. Ai vazhdimisht ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij duke mos pranuar të behet bashkëpunëtor me drejtësinë. 42-vjeçari nga Kruja me banim në Kurbin, u gjet fajtor për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”…

Read More

Tetë persona janë vënë nën hetim nga policia pasi hodhën molotovë e flakadanë drejt kryeministrisë ditën e djeshme, në protestën e organizuar nga opozita. Bëhet fjalë për protestuesit R. D., 20 vjeç, M. P., 22 vjeç, S. L., 69 vjeç, B. Xh., 33 vjeç, A. L., 38 vjeç, B. Xh., 34 vjeç, D. P., 62 vjeç, dhe një 17-vjeçar, për ë cilët sipas njoftimit të policisë, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë. Këta shtetas dyshohet se gjatë protestës, kanë ushtruar veprime të dhunshme, kanë hedhur flakadanë dhe molotovë, në drejtim të kryeministrisë, thuhet më…

Read More

Ministri mbrojtjes, Niko Pelesheshi përmes një postimi ka reaguar lidhur me situatën e zjarreve në vend, duke publikuar shifra dhe bërë një rezyme të situatës gjatë 24 orëve të fundit. Përmes postimit ai shkruan se sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat 11 janë shuar ndërsa vijojnë end etë jenë aktive dhe 3 të tjera. Situata e zjarreve në vend/ Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në #AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 14 vatra zjarri, nga të cilat…

Read More

Një shofer është gjobitur në Lezhë, pasi qarkulloi me automjet përgjatë bregut të detit, në Kune-Vain. Policia e ka identifikuar si 25-vjeçarin E. P., banues në Kurbin, i cili është ndëshkuar me masë administrative 60 000 lekë, për shkelje të neneve 7/12, 99/11, 173/2/h dhe 196/1 të Kodit Rrugor. Policia Rrugore e Lezhës ka kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë ligjore këtë shtetas. Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë fton median dhe qytetarët që të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në numrin pa pagesë 112. Policia e Shtetit ju garanton anonimat të plotë dhe…

Read More

Një 27-vjeçar në Vlorë e ka pësuar pasi tentoi t’i bëjë një “rreng” policisë, pasi bëri një kallëzim të rremë për vjedhjen e automjetit të tij, për të përfituar kompensim me të njëjtën vlerë. Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë pas kallëzimit nga K. Ç., banues në Itali, se në Zvërnec i kishin vjedhur automjetin e tij tip “Range Rover” me targa italiane, me vlerë 60 000 euro, nisën punën për zbardhjen e këtij rasti. Si rezultat i kontrolleve të kryera automjeti u gjet i fshehur në një garazh në Tiranë, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës…

Read More

Zjarri në lartësitë e Malit te Gjerë po avancon në drejtim të qytetit të Gjirokastrës. Dhjetëra forca vullnetare dhe nga ushtria, policia e PMNZSH po ngjiten drejt Malit të Gjerë për të shuar zjarret. Drejtoria PMZSH Bashkia Gjirokastër në orën 04.30 u nis për të ndërhyrë në shuarjen e vatrave të zjarrit që ndodhen në shpatin e Malit të Gjerë, të cilat po përparonin drejt qytetit të Gjirokastrës. Më shumë se 11 forca të zjarrfikëses Gjirokastër, 34 forca vullnetare të Bashkisë Gjirokastër dhe 50 forca të ushtrisë po angazhohen në këtë aksion në shkallë të gjerë. Në krye të këtij…

Read More

Një person ka mbetur i lënduar mëngjesin e sotëm si pasojë e një aksidenti të ndodhur në aksin rrugor Korçë – Maliq. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në afërsi të urës së Pocestës aty ku ndodhet dhe stacioni i mjeteve të shërbimit publik. Një automjet tip “BMW” nga shpejtësia tej normave të lejuara ka kryer një manovër të gabuar dhe ka humbur kontrollin, çka ka sjellë  përplasjen e mjetit fillimisht me barrierat mbrojtëse të rrugës më pas duke përplasur një pjesë betoni muri rrethues të një servisi. Nga goditja ka mbetur i dëmtuar drejtuesi i mjetit ndërkohë ka sjellë panik…

Read More