Author: tirana

Muzikanti Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë. Ai ka postuar një video në InstaStory, me anë të së cilës me shaka ka kërkuar ndihmë. Berisha thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug. “Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kamë më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e…

Read More

Protesta e opozitës pritet të nisë për një orë, dhe forcat e policisë janë bërë gati për tubimin. Mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëhershme të opozitës, teksa me protestuesit i ndan një gardh metalik. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Read More

Kryeparlamentarja Lindita Nikolla ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të gazetarit Aristir Lumezi. ”Gazetaria shqiptare humbi një profesionist të spikatur, besnik të lajmit, pasionant të informimit, mbrojtës të së vërtetës, talent të analizës. Publiku dhe lexuesit humbën një referencë të misionarit të medias. Familja humbi njeriun e dashur, bashkëshortin dhe prindin e dhimbsur e shembullor. Pushofsh në paqe, Aristir Lumezi”, shprehet Nikolla.

Read More

Sot në orën 20:00, do të mbahet protesta e thirrur nga opozita. Qindra protestues nga Lushnja i janë bashkuar thirrjes së opozitës për të protestuar mbrëmjen e sotme përpara Kryeministrisë kundër keqqeverisjes, vjedhjes dhe korrupsionit të Edi Ramës dhe mazhorancës së tij socialiste. Në një prononcim për mediat, Sekretari i PD-së, dega Lushnje, Klement Çela shprehet se protesta e thirrur nga opozita bëhet për një të ardhme më të mirë për shqiptarët. Sipas burimeve për SYRI-n, rreth 70 protestues nga Saranda, janë nisur drejt Tiranës për t’u bërë pjesë e protestës. Nga Korça-300 qytetarë Nga Bilishti-120 qytetarë Nga Pogradeci-200 qytetarë…

Read More

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla inspektoi nga afër sot ndërhyrjet e strukturave të shërbimit zjarrfikës dhe emergjencave civile, në jug të vendit, ku po luftohet prej ditësh me flakët. “Ky është për nga sipërfaqja, ndoshta zjarri më i madh që kemi pasur në shumë vite, i favorizuar për shkak të terrenit, por edhe erës, e cila ka bërë shpërndarjen e këtij zjarri në një gjatësi tepër të madhe duke përfshirë pothuajse 3 bashki, deri në momentin që flasim, por që era që fillon tani pasdite dhe gjatë natës, do të vazhdojë të mbajë aktive disa prej vatrave të këtij zjarri”,…

Read More

Për zgjedhjet e reja lokale në Himarë, gazeta më e madhe greke, ”Kathimerini” shkruan se organizata Omonia që përfaqëson minoritetin etnik grek në Shqipërinë e Jugut dhe partitë e opozitës shqiptare zgjodhën si kandidat të përbashkët në zgjedhjet e përsëritura bashkiake të 4 gushtit në Himarë, Petro Gjikuria, një shqiptar etnik grek që jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara. Kandidimi i tij pritet të shpallet zyrtarisht në Himarë në orët në vijim, por Gjikuria e ka bërë të ditur këtë të enjten përmes një postimi në Facebook. Zgjedhjet e Himarës u vendosën pasi në një vendim të diktuar politik,…

Read More

Një 40-vjeçar në Tropojë është shpallur në kërkim pasi plagosi me mjete të forta tre persona të tjerë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:05, në një lokal në fshatin Rajë, Fierzë. 40-vjeçari dyshohet se i ka sulmuar tre personat e tjerë pas një konflikti. Tre të lënduarit ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve. Në drejtim të Tropojës janë nisur forcat operacionale të DVP Kukës dhe specialistët e Hetimit të Krimeve, për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Read More

Deputeti i PD-së Tomor Alizoti, thotë se shqiptarët duhet ta tundin protestën e sotme në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. “Çdo protestë opozitare i shërben përmirësimit të demokracisë. Protesta është jo vetëm e demokratëve, por gjithë shqiptarëve. Populli shqiptar sot është në një ditë të zezë, shumë prej tyre kanë marrë rrugët e emigrimit. Shqipëria ka degraduar, gjysma e qeverisë është në burgje. Është e tmerrshme që gjysma e fëmijëve në Shqipëri nuk kanë bukë të hanë. Lindja e ka korrupsionin më të madh se Perëndimi, por jo në këtë nivel. Nuk ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri, që zvkryeministri të arratiset…

Read More

Finalja e Europianit, mes Spanjës dhe Anglisë, do të gjykohet nga François Letexier. Francezi do të jetë arbitër kryesor në ndeshjen e 14 korrikut në Berlin. 35-vjeçari mban stemën e FIFA-s nga viti 2017, ndërsa ka gjykuar 65 ndeshje zyrtare të UEFA-s në karrierën e tij. Në Europianin e këtij viti, ai ka drejtuar tre ndeshje: Kroaci-Shqipëri, Danimarkë-Serbi dhe Angli-Gjeorgji. Gjithashtu Letexier ishte gjyqtar i katërt në ndeshjen hapëse, mes Gjermanisë dhe Skocisë. Në VAR, do të jetë gjithashtu në arbitër nga Franca, Jérôme Brisard i ndihmuar nga Willy Delajod dhe italiani Massimiliano Irrati.

Read More

Tritan Shehu del kundër deklaratave të Rudina Hajdarit se Sali Berisha nuk dihet të jetë lideri i PD dhe kandidati për kryeministër i PD. Madje në disa dalje edhe Gazment Bardhi e ka lënë të nënkuptohet që Berisha s’duhet të jetë kandidati për kryeministër. Teksa i quajti deklarata boshe, theksoi se Berisha do jetë kandidati për kryeministër i PD në zgjedhjet e 2025. “Diskutime bosh, e përcakton elektorati i PD, anëtarësia, se kush do jetë kryetari i PD. E ka caktuar që është Berisha. Çdo forcë politike serioze paraqitet në zgjedhje me kandidat me kryetarin e saj. Ata që kanë…

Read More

Kryeministri Edi Rama, si gjithmonë, edhe sot në samitin e NATO-s në Uashington tërhoqi vëmendjen. Ai u pa me atlete të bardha të kombinuara me një kostum të errët, veshje e cila nuk është e parë që bëhet nga Rama. Gjatë fotos tradicionale në grup, presidenti francez Emmanuel Macron vuri re këpucët e Ramës, duke i dhënë atij një pamje miratuese, duke i treguar këpucët. View this post on Instagram A post shared by la Repubblica (@larepubblica)

Read More

Lamine Yamal, është vetëm 17-vjeç dhe është një nga lojtarët që ka shkëlqyer në këtë Europian, teksa ka shënuar 1 gol dhe ka dhuruar 3 asiste. Babai i talentit 17 të Spanjës, Mounir Nasraoui, ka dhënë mendimin e tij për Europianit e Yamal. “Që në momenti kur lindi isha i bindur se do të bëhej një yll. Ashtu si çdo baba shpresoj më të mirën për tim bir. Ftesa për kombëtare? Ishte euforik, ai kërkon që të bëhet fituesi më i ri i këtij trofeu. Mos u habisni, kjo është ëndrra e të gjithë fëmijëve”, tha babai i lojtarit.

Read More