Author: tirana

Kreu i qeverisë, Edi Rama ka ndarë pamjet nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë. Rama shprehet se Galeria Kombëtare e Arteve po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave. “MIRËMËNGJES  dhe nga puna në kantierin e Galerisë Kombëtare të Arteve në Tiranë që po rilind me hapësira të reja të ekspozimit, bibliotekë, laboratorë dhe koncept të ri të sallave, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Read More

Mes shqetësimeve në rritje për shëndetin e tij mendor, duket se Presidenti i SHBA-së, Joe Biden nuk i ndal gafat. Gjatë një adresimi të tij para liderëve të NATO-s dhe medies, ai ngatërroi Zelenskyn me Putin. “Tani dua t’i jap fjalën Presidentin të Ukrainës, Putin”, dëgjohet të thotë Biden. “Ai do të mundë presidentin Putin. Presidenti Zelensky”, tha Biden, duke u korrigjuar shpejt. “Jam shumë i fokusuar në mposhtjen e Putinit, duhet të shqetësohemi për këtë.” Mbështetja për Ukrainën ka qenë një gur themeli i politikës së jashtme të Bidenit dhe ka qenë qendrore në diskutimet gjatë samitit të NATO-s…

Read More

Shqipëria ka bërë progres të moderuar drejt arritjes së objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës 2030 gjatë periudhës së vlerësimit në vitin 2023, të bërë nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Organizata e njohur ndërkombëtare analizoi në hollësi zhvillimet në Shqipëri në publikimin e fundit, ku vuri në dukje se vendi ynë ka bërë njëfarë progresi në 30.9% të treguesve, ndërsa performanca është përkeqësuar në 27.9% të treguesve nga grupi i 17 objektivave globale kryesore që duhen realizuar deri në vitin 2030. Teksa në disa objektiva, Shqipëria ka bërë progres të dobët ose ka qëndruar në vendnumëro,…

Read More

Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë. Ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit. Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta. Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone. Temperaturat e larta do të na shoqërojnë deri në mesin e javës tjetër, ku ditën e hënë dhe ditën e martë temperaturat pritet të shkojnë deri në 44 gradë celsius.

Read More

Dashi Po përballeni me një rrugëtim të vështirë por të mbushur me eksperienca dhe mundësi të pafundme. Jini luftarakë dhe mos u dorëzoni përpara kundërshtarëve! Intuita do ju ndihmojë. Demi Kjo ditë është mjaft e favorshme për të shijuar më shumë momentin, sidomos në dashuri dhe në familje, ku së fundmi jeni ndjerë të lënë pas dore. Kjo e premte favorizon takimet dhe dashurinë. Binjakët Keni marrë përsipër një rol me shumë përgjegjësi dhe kjo gjë do ju lejojë që të siguroni më shumë autoritet. Megjithatë do të jeni shumë të përqendruar, për shkak se të papriturat janë në qoshe.…

Read More

Regjisori Edmond Budina ishte pjesë e protestës kombëtare të opozitës para Kryeministrisë. Ai bëri thirrje që këto protesta të radikalizohen, ndërsa u shpreh se drejtësia fut në burg ca cironka, por peshkaqenët vazhdojnë të pasurohen. Budina hodhi idenë edhe të grevës, pasi sipas tij Rama nuk largohet, por duhet ta heqin qytetarët. “Protesta po, mosbindje civile po, greva po, po qe nevojë të mos shkulemi që këtu deri në një qeveri teknike pa Edi Ramën”, u shpreh Budina.

Read More

Deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi tha se është  kërkese e qytetarëve dhe demokratëve për të protestuar. Në një prononcim për News24, ai tha se protesta e opozitës është kundër prokurorëve të SPAK që kanë izoluar Berishën. “Protesta jonë, kundër prokurorëve të SPAK që kanë izoluar Berishën. Mbahet në arrest padrejtësisht. Protesta jonë është kundër kësaj padrejtësie. Protesta nuk synon sot të rrëzojë pushtetin. E dimë që s’e rrezojmë dot sot. Protesta do ketë sukses, ka mijëra demokratë këtu, vijnë për qeveri teknike, zgjedhje të lira, vijnë për çmime të ulta. S’do tërhiqemi nga protestat, nga aksioni ynë politik. Tashmë…

Read More

Opozita ka thirrur një protestë para Kryeministrisë, që pritet të nis për pak minuta. Për t’iu bashkuar kësaj proteste Berisha ka thirrur edhe militantët nëpër rrethe. Vetë Berisha ka ndarë një video në Facebook, që tregon militantë që po vijnë drejt Tiranës. Vetëm se në video protestuesit nuk duken aq hallexhinj, pasi janë të gjithë me makina luksoze, Audi e Benz.

Read More

Nënkryetari i PD-së Agron Gjekmarkaj, duke folur në prag të protestës që do të mbahet për pak minuta para Kryeministrisë, tha se kjo është një protestë kundër çdo padrejtësie që qeveria ka bërë ndaj shqiptarëve. Gjekmarkaj tha edhe se kjo protestë organizohet edhe për lirimin e kreut të PD-së, Sali Berisha, për të cilin tha se po mbahet me një masë arresti, pa prova dhe fakte, dhe me një proces që nisi me shkelje të Kushtetutës. “Përtej motiveve, çdokush duhet të hetohet,por çdokush ka të drejtën e një procesi të lirë dhe të ndershëm. Ne jemi kundër padrejtësisë në protestën…

Read More

Muzikanti Robert Berisha, ka treguar se momentalisht ndodhet për pushime në Jalë të Shqipërisë. Ai ka postuar një video në InstaStory, me anë të së cilës me shaka ka kërkuar ndihmë. Berisha thotë se nuk ka makinë, pasi e ka dhënë për katër ditë shezlone, duke u ankuar kështu për çmimet e shtrenjta që po mbizotërojnë në jug. “Përshëndetje, a ka kush vjen me më marrë të hënën këtu në Jalë në Shqipëri se jam ardhur me makinë, por nuk e kamë më. E dhashë makinën për katër ditë shezlonet me i pagu, nuk pata lekë. Do të thotë e…

Read More

Protesta e opozitës pritet të nisë për një orë, dhe forcat e policisë janë bërë gati për tubimin. Mbi 1200 forca të policisë, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat do të jenë në terren për mbarëvajtjen e protestës. Forcat policore pritet që të vendosen njësoj si në protestat e mëhershme të opozitës, teksa me protestuesit i ndan një gardh metalik. Do të ketë edhe autobotë me ujë nëse do të ketë nevojë në raste incidentesh. Në terren do të përfshihen edhe agjentët civilë, për të monitoruar mbarëvajtjen e protestës.

Read More