Një person ka rrezikur të mbytet në plazhin e Tales në Lezhë. Falë ndërhyrjes së menjëhershme të vrojtuesve të plazhit, personi rreth 40 vjeç ka arritur të nxirret me shenja jete në breg. Më pas është njoftuar autoambulanca dhe pushuesi është dërguar me shpejtësi në Spitalin Rajonal të Lezhës. Ndërkohë nuk dihet ende nëse personi në fjalë e ka kaluar rrezikun për jetën.
Author: tirana
Zona bregdetare e Draleos, Drimadhes dhe Dhërmiut shumë shpejt do të ketë një furnizim të pandërprerë me ujë të pijshëm, falë projekti që Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve është duke zbatuar. Investimi nis në zonën e Tragjasit, ndërsa përmes rrjetit të ri që po ndërtohet do të bëhet e mundur furnizimi i zonës bregdetare me ujë të pijshëm. Zv/kryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me Drejtorin e AKUK, Klevis Jahaj ishin në zonën e Dukatit ku po punohet për ndërtimin e rrjetit të ri të transmetimit të ujit. Balluku tha se ky është një ndër projektet…
Kryeprokurorët italianë kanë ngritur alarmin për zgjerimin e mafias shqiptare. Kryeprokurori i Romës, Francesco Lo Voi dhe Ilaria Calò, thanë se shqiptarët nuk janë më çirakë të mafias lokale, por janë kthyer në ndërmjetësues të ndërkombëtarë droge. “Calò shpjegoi se si mafia shqiptare ka bërë kapërcimin përfundimtar në cilësi në qytetin e përjetshëm, duke u kthyer nga një çirak i mafies vendase në ndërmjetësues ndërkombëtar droge”, raporton la Repubblica. Ndërsa kryeprokurori Francesco Lo Voi theksoi se në hetime janë gjetur lidhje mes kriminelëve të pastër dhe kriminelëve “politikë”. Sipas tij marrëdhënia midis krimit romak dhe disa qarqeve politike po bëhet…
Klaus Gjasula kaloi një Europian të mbushur me emocione të mëdha, pasi shënoi dy herë, njërin në portën e tij dhe njërin për barazimin ndaj Kroacisë. Performanca nuk ka mbetur pa u vënë re edhe nga klubi i tij, Darmstadt 98. Skuadra gjermane i ka ofruar menjëherë rinovimin e kontratës Gjasulës. 34-vjeçari është një lider te ekipi gjerman, skuadër që militon në Bundesliga 2. Kujtojmë se futbollisti kryeqytetas është pjesë e Darmstadt që prej vitit 2021.
Klevis Balliu, shef i organizimit në PD, thotë se sot e gjithë Shqipëria do të jetë në protestë tek Kryeministria. Balliu tha se kjo protestë do ti tregojë botës që nuk përqafojnë kartelin e “Sinaloas”. Për të protesta natyrisht që do të kërkojë edhe lirimin e Sali Berishës, liderit të opozitës, i cili mbahet në arrest pa prova e fakte. “Edi Rama është një kryeministër që nga përgjimet del nga karteli i Sinaloas te ai i Avdylajve, ndaj me të nuk mund të ketë zgjedhje të lira. Një qeveri teknike, lirimi i liderit të opozitës, por mbi të gjitha e…
Vala e të nxehtit që ka përfshirë vendin tonë ka rritur infarktet, problemet e tjera kardiake dhe një sërë shqetësimesh shëndetësore në popullatë. Skënder Brataj, thotë se vetëm javën e fundit 10 mijë qytetarë kanë kërkuar ndihmën e Urgjencës Kombëtare për shqetësime të shkaktuara nga vapa. Më së shumti janë humbje ndjenjash nga i nxehti përvëlues, por dhe probleme kardiake tek pacientët kronikë. Rritje të vizitave mjekësore raportohet edhe nga 34 qendrat shëndetësore verore, ku 27% të fluksit e zënë turistët e huaj. Në këtë valë të nxehti që duket se do të zgjasë mjekët këshillojnë të gjitha grup-moshat të…
Edhe pse flitet për boom me turistë, në 15-ditëshin e parë të korrikut vihet re rënie e numrit të turistëve në brigjet e Vlorës, nëse e krahasojmë me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vendasit tregojnë se gjatë ditëve të javës plazhet janë pak të frekuentuara, por popullohen në fundjavë. Pushues nga qytete te ndryshme si Tirana e Prishtina, por dhe turistët e huaj shprehen se këtë vit çmimet janë rritur si në bare e restorante ashtu dhe në hotele. “Çadrat kanë shkuar 10 euro në ditë, ndërsa dhomat nga 90 deri në 100 euro nata në Lungomare. Këtë…
Avokati Spartak Ngjela e quan si të pavlerë protestën e thirrur nga opozita sonte në orën 20:00 përpara Kryeministrisë. Avokati u shpreh i bindur se në protestë nuk do të ketë pjesëmarrje për shkak se ajo thirret nga një “non grata” që mendon se mund të shpëtojë veten nga protestat. “Sali Berisha është ‘non grata’ në SHBA, pse nuk bëri gjyq? Nuk bëri sepse i hapnin dosjet. Pushteti nuk merret me protesta, merret me votë. Këta janë në shekullin e 17-të. E dini sa është PD sot? 16-17 %, si mund të fitojë kjo parti me këtë përqindje mbështetjeje që…
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi thotë se procesi i organizimit të zgjedhjeve për Bashkinë e Himarës nuk do të ndërpritet pavarësisht se Komisioni Rregullator nuk mundi të miratonte aktin me afatet procedurale. ”Ka vendime që lidhem me afate të cilat përcaktohen nga vendimmarrja e këtij organi, por ka aspekte të tjera përgatitore që nuk lidhen me këtë vendimmarrje. Ne jemi në përgatitje të këtij procesi. Nuk është ky institucioni për të dhënë gjykime pse jemi në zgjedhje. Ajo çfarë kemi për detyrë është të përgatisim zgjedhjet”,-tha Celibashi për mediat. Komisioni Rregullator është hallka e KQZ që përbërjen e ka…
Prokuroria e Lezhës bashkë me Prokurorinë e Përgjithshme dhe Ministrinë e Drejtësisë, kanë bërë një përpjekje të fundit për të qenë të suksesshëm në ekstradimin nga Anglia të Edmond Haxhisë, bashkë me katër britanikët e tjerë, të dyshuar si të përfshirë në vrasjen e Ardian Nikulajt. Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu, ka siguruar këtë letërgarancinë dërguar gjykatës së Londrës, e cila mban firmën e drejtuesit të prokurorisë Lezhë, Erion Shehaj ku saktësohet lloji akuzës që do të ngrihet për Edmon Haxhinë. Ai dyshohet sipas kësaj prokurorie, të ketë patur rolin e organizatorit në vrasje, sikurse akuzohet se, është përfshirë…
Spanja është e përqendruar te finalja. Skuadra e Luis De la Fuentes do të sfidojë Anglinë e Gareth Southgate në “Olympiastadion” të Berlinit, me misionin për të siguruar Europianin e katërt në histori. “Jemi të lumtur dhe të emocionuar. Do të luajmë kundër një rivali kaq të rëndësishëm, me lojtarë të mëdhenj. Dhe kjo na fton të mendojmë se do të jetë një spektakël fantastik. Mendoj se të dyja skuadrat vijnë në një moment të mirë në këtë finale. Do të jetë një spektakël i madh për njerëzit që të vijnë të na shohin dhe të shijojnë ndeshjen. Anglia? Kemi…
Këtë të enjte Gjykata e Posaçme shtyu për më 19 korrik, seancën për informacion dy mujor të Sali Berishës dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi. Shkak u bë kërkesa e mbrojtjes për të marrë kopje të akteve të dosjes, për te cilat ju kërkohet pagesë. Prokuroria ka kërkuar zgjatje të hetimeve me 3 muaj deri më 2 tetor. “Gjykata vendosi që aktet duhen marrë me pagesë, nuk e di sa është pagesa. Ne nuk folëm në nivel financiar, u diskutua problemi që ne na takojnë këto akte dhe në fund gjykata si për ekspertët, si për fotokopjet e akteve, në…