Arbana Osmani, e cila këto kohë po merret me biznesin ”Bana’s” ka folur për moderimin e ”Big Brother Albania Vip 4”, duke dhënë një përgjigje paksa konfuze për njerëzit. Moderatorja ka bërë një pyetësor në Instagram, ku sigurisht nuk ka munguar pyetja për moderimin e reality show-t. Nuk dimë si mund ta interpretojmë këtë përgjigje të Arbanës, por kjo mund të jetë një derë e hapur për mundësinë e rikthimit të saj në ekran. Ose thjesht ne nuk dimë të heqim dorë. Pas largimit nga Top Channel, vendin e saj e zuri Ledion Liço duke prezantuar edicionin e tretë të…
Author: tirana
Heqja e mandatit të Fredi Belerit për Ilirjan Celibashin është vendimi i duhur. ”Jam i bindur për ligjshmërinë e vendimmarrjes. Dikush e shikon ketë vendim jo të duhur, palët kanë të drejtën e tyre për ta kontestuar vendimmarrjen e komisionerit. Për saktësi vendimi i komisionit nuk është vendim për shkarkim, pasi nuk bazohet në ligjin e organeve të qeverisjes vendore, por bazohet tek ligji i dekriminalizimit”,-tha Celibashi. Pengesën për t’u përgatitur për zgjedhjet e pjesshme në Himarë, Ilirjan Celibashi nuk sheh as vendimin e Komisionit Rregullator që nuk miratoi, duke i mbajtur ende pezull afatet për regjistrimim e kandidatëve dhe…
Deputeti i PS-së, Xhemal Qefalia flet për komisionin hetimor për sistemin TIMS, ku ai u përfshi dhe në një debat një ditë më parë me Kryetarin e Komisionit. Sipas Qefalisë debati nisi kur u zbulua se i ftuar si dëshmitar ishte Dervishi, por listat me të ftuarit ishin miratuar nga të dyja palët, pra ishin votuar edhe nga vet opozita. ”Ka qenë një seancë e planifikuar por kryetari i komisionit ishte i pakënaqur për personat e ftuar si dëshmitarë si persona që mund të kenë dijeni lidhur me çështjen. Edhe pse listat janë bërë më marrëveshjen e të gjithëve dhe…
Seanca në Gjykatën e Elbasanit dështoi, pasi kishte si objekt kërkesën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Dritan Dajtit, i cili pretendon se i ka përfunduar koha e burgimit me 25 vite burg, përpara se Gjykata e Lartë të vendoste dënimin e tij me burgim të përjetshëm. Drejtoria e Burgjeve nuk kishte kryer shoqërimin e tij në sallën e gjyqit, duke mundësuar lidhje me anë të një videokonferencë. Por i dënuari Dajti, gjatë videokonferencës ka kërkuar që të kishte edhe pamje të avokatëve me të cilët përfaqësohet në këtë proces, gjë e cila nuk ju mundësua nga teknika e…
Celine Dion u ka premtuar njerëzve se do të ngjitet sërish në skenë, pavarësisht betejës me sëmundjen e “sindromës së njeriut të ngurtë”. Gjatë një interviste për “Watch What Happens Live”, prezantuesja Hoda Kotb, foli për gjendjen e artistes, por edhe mundësinë e rikthimit në skenë. Hoda madje shkoi përtej intervistës duke folur me menaxherin e Dion: “Pra, çfarë po ndodh? Kur do të performojë përsëri?” Më pas, zbulohet se Dion do të performojë në Lojërat Olimpike të Parisit, të cilat do të mbahen në Paris nga data 26 korrik deri në 11 gusht.
Hebrenjtë vijojnë të përballen me nivele të larta të antisemitizmit, sipas sondazhit të fundit nga Agjencia për të Drejtat Themelore (FRA). Më shumë se 8000 hebrenj në 13 vende të BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, u intervistuan dhe 96% thanë se kishin hasur antisemitizëm në jetën e tyre të përditshme. Drejtoresha e FRA, Sirpa Rautio, paralajmëroi se Evropa po përballet me një “valë antisemitizmi”, e nxitur pjesërisht nga konflikti në Lindjen e Mesme. Ajo paralajmëroi se kjo po kufizon hebrenjtë në vendet e BE-së për të “jetuar në siguri dhe me dinjitet”. Sondazhi nisi të kryhej në gjysmën e parë…
Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në darkën shtetërore të organizuar nga president i SHBA-së, Joe Biden. Darka është zhvilluar në Shtëpinë e Bardhë, ku të pranishëm kanë qenë liderët e shteteve anëtare të Aleancës. Kreu i qeverisë ishte shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda Rama. “Shtëpia e Bardhë-Në darkën shtetërore të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës Joe Biden dhe Zonjës së Parë Jill Biden, për nder të udhëheqësve të NATO-s”, shkruan Rama.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka kërkuar zhvillimin e një mocioni me debat lidhur me gjetjet e Zyrës së Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF) dhe masat që duhet të marrë Kuvendi i Shqipërisë që të sigurohen mekanizmat e nevojshme që mbrojnë interesat financiare të BE-së nga aktivitetet ilegale dhe që sjellin përfitimin e fondeve nga programi IPARD nga fermerët shqiptarë. Kërkesa e Grupit Parlamentar të PD vjen pas një hetimi të kryer nga Zyra e Bashkimit Evropian kundër Mashtrimeve (OLAF), e cila njoftoi zyrtarisht se ka identifikuar keqpërdorimin e 33 milionë eurove fonde të BE-së në…
Lei Kraja ka folur për herë të parë për jetën e saj private, duke treguar se i është thyer zemra. Gjatë një interviste në Pushime on Top, ku ajo po intervistonte këngëtares Diona Fona, kjo e fundit i është kthyer bukuroshes brune duke e pyetur: Po ty të është thyer zemra? Pjesë nga biseda: Lei Kraja: Të është thyer ndonjëherë zemra? Diona Fona: Po si nuk më është thyer! Lei Kraja: Kush është ai? Jo, jo nuk duhet lejuar me ligj kjo gjë me ta thy zemrën ty! Diona Fona: Është proces… Po ty ta ka thyer njeri zemrën? Lei…
Një tjetër bllok banimi, i kufizuar nga rrugët “3 Dëshmorët” – Rexhep Shala – Joklin Persi” është transformuar rrënjësisht, pas ndërhyrjes së Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku Erion Veliaj inspektoi përfundimin e punimeve dhe u shpreh se me investimin e bërë këtu, është rritur edhe vlera e pronës së banorëve. “Këtu ka qenë vërtet një Kandahar. Ish komuna i jepte lejet pa menduar fare për urbanizimin. Tani që kemi mbaruar punë me shumicën e kantiereve të dhëna nga lejet e ish komunës, fillon një sistemim total nga sistemi vertikal, në sistemin horizontal. Hapësira horizontale është hapësira më demokratike. Nuk ka rëndësi…
Një 33-vjeçar po ndiqet penalisht në Shkodër, pasi ka rrëmbyer fëmijën e tij nga nëna. Bëhet fjalë për 33-vjeçarin M.N., banues në Tiranë , pasi ka marrë fëmijën pa dëshirën e nënës dhe më pas është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga policia dhe i është kthyer nënës. “Komisariati i Policisë Shkodër referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasi:M. N., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka bërë kallëzim bashkëjetuesja e tij, se ky shtetas ka marrë pa dëshirën e saj, djalin e tyre të mitur, dhe është larguar nga banesa. Fëmija është gjetur nga shërbimet…
Komisariati i Policisë Lushnjë ndaloi shtetasit F. K., 23 vjeç dhe S. P., 23 vjeçe (bashkëshortë), banues në Lushnjë, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar video me natyrë seksuale, me fëmijën e tyre 2 vjeç, dhe i kanë postuar ato në rrjetet sociale. Gjithashtu, u arrestua shtetasi A. K., 33 vjeç, banues në Lushnjë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij, i pajisur me urdhër mbrojtjeje. Komisariati i Policisë Fier referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: -Sh. B., 49 vjeç, banues në lagjen “Afrim i Ri”, pasi në lokalin e tij…