Author: tirana

Një ish-efektiv i Shqiponjave është plagosur mbrëmjen e djeshme me thikë, pasi një debati me rojën e një parkimi në ambientet e një hoteli në Sarandë. Dyshohet se ai ka refuzuar të kryejë pagesën pasi kishte marrë mjetin. I plagosur ka mbetur Lavdosh Metaj, ndërsa autori, Armand Shehu, është arrestuar pas ngjarjes. 41-vjeçari i plagosur është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Read More

Është zyrtarizuar kandidati i opozitës për bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria. Një ditë pas lajmit të kandidimit të tij nga radhët e PBDNJ, Gjikuria ka reaguar sot me një postim në rrjetet sociale. Ndër të tjera, ai shprehet se ka lindur në Dhërmi dhe se vjen nga një familje që ka luftuar për dy gjëra të shenjta: për Vendin dhe për Demokracinë. “Kam punuar fort në Greqi dhe në SHBA dhe kam mësuar shumë duke punuar në fushën e kulinarisë dhe hotelerisë, por edhe në organizata të ndryshme të diasporës dhe të gjitha këto dije dhe eksperienca dëshiroj t’i vendos…

Read More

Si rezultat i kontrolleve dhe i verifikimeve që po kryhen me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve kufitare, Policia Kufitare e PKK Muriqan, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve të DVP Shkodër, arrestoi shtetasit: B. D., 30 vjeç, banues në Shkup, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit në automjetin që ai drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa të ndarë në doza; M. M., 29 vjeç, banues në Belgjikë, pasi në dalje të RSh-së, gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike cannabis sativa. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë…

Read More

Greqia po përballet me temperatura ekstreme, ku kjo verë po bëhet gjithnjë e më përvëluese për qytetarët vendas. Kryebashkiaku i Athinës ka nisur të planifikojë për të marrë masa, duke mbjellë pemë, vendosur ajër të kondicionuar dhe stacione uji. “Prioritet që njerëzit e kryeqytetit të Greqisë, metropolit më të nxehtë të Evropës kontinentale, të mbijetojnë gjatë verës. Pas një qershori që ishte më i nxehti në histori, rajoni i madh i Atikës ka përjetuar tashmë temperatura rekord dhe zjarre. Në çdo vend, trajtimi i fenomeneve të tilla ekstreme të motit do të ishte i vështirë. Në një qytet me shtatë…

Read More

Dritan Dajti, autori i vrasjes së katër efektivëve të policisë në gusht të vitit 2009, ka mbërritur në Gjykatën e Elbasanit. Ai ka kërkuar lirimin nga qelia me pretendimin se i ka mbaruar dënimi me 25 vite burg, vendim i dhënë nga Gjykata e Apelit, e cila pranoi kërkesës e tij për gjykim të shkurtuar. Përmes një kërkese drejtuar drejtorit të burgut të Peqinit Florenc Doka, avokati i Dajtit Alban Kapxhiu ka parashtruar pretendimin se i ka mbaruar dënimi. Dritan Dajti, i cili aktualisht është duke vuajtur dënimin në burgun e sigurisë së lartë të Peqinit, ka kërkuar deklarimin e…

Read More

Akademiku dhe historiani Pëllumb Xhufi e konsideroi si një çështje strategjike Himarën nga pala greke. Sipas tij është kjo arsyeja që grekët tensionojnë vazhdimisht çështjen me Himarën. Xhufi tha se Himara është një hap larg nga Vlora, por grekët nuk mund të pretendojnë as Vlorën as Labërinë. “Himara ka dalje në det dhe natyrisht që për interesa gjeo-strategjike grekëve iu duhet, sepse ato duan të kenë kontroll edhe në kanalin e Otrantos, pas kanalit të Korfuzit. Himara ka qenë një vend me ferra, ndërsa tani ka tjetër vlerë, përfshi këtu edhe përsa i takon pronave, apo interesave të tjera ekonomike”,…

Read More

Një 41-vjeçar ka rënë në pranga, pasi plagosi me thikë një person në Sarandë. “Dyshohet se më datë 11.07.2024, rreth orës 03:40, në lagjen nr.1, në një vendparkim, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, 41-vjeçari ka plagosur me thikë një person tjetër, 41-vjeç. Mësohet se i lënduari ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia. I plagosur ka mbetur një ish-efektiv policie, i cili ishte arrestuar në vitin 2021 për shpërndarje kokaine dhe i liruar 3…

Read More

Ministri i Jashtëm Igli Hasani ka postuar sot foto nga Samiti i NATO-s që po mbahet në Uashington. Tek disa prej tyre shihet edhe kryeministri Edi Rama krah Presidentit të SHBA Joe Biden dhe Jens Stoltenberg. “Së bashku, për të rikonfirmuar angazhimin tonë për sigurinë kolektive dhe unitetin transatlantik, në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në të gjithë Aleancën”, shkruan Hasani.

Read More

Një 37-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në një zonë rurale jashtë fshatit Pentavrysos, në Kostur të Greqisë. Sipas informacioneve, trupi i pajetë i 37-vjeçarit është gjetur nga një banor i fshatit. Ai ka njoftuar menjëherë Drejtorinë e Policisë së Kosturit, e cila nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes së tij. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e EKAV-it, e cila ka marrë trupin e 37-vjeçarit dhe e ka transportuar në Spitalin e Përgjithshëm të Kosturit, ku është konstatuar vdekja dhe është urdhëruar autopsia. Nga elementët e parë të hetimit të Policisë, duket se skenari i veprimtarisë kriminale është…

Read More

Një sherr që ka degraduar deri në përdorimin e thikës ka ndodhur gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm në Sarandë.  Gjatë një konflikti për një vendparkimi, A. Sh., 41 vjeç, banues në Sarandë, ka goditur me thikë shtetasin L. M., 41 vjeç, ish-efektiv policie. I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori u arrestua disa orë pas ngjarjes. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Read More

Vala e të nxehtit vijon të përfshijë vendin tonë, teksa temperaturat vijojnë të jenë të larta. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat kalimtare mesatare dhe hera-herës deri të dendura në relievet malore të jugut dhe lindje të territorit në orët e mesditës dhe pasdites. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare. Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë: në bregdet: 24 / 33 °C në vendet e ulëta: 23 / 37 °C në vendet malore: 17 / 32 °C.

Read More

Janë hapur aplikimet për mbi 1200 pozicione të reja praktike pune në administratën publike. Çdo i ri nga mosha 21-26 vjeç, që zotëron minimalisht një diplomë Bachelor, mund të aplikojë deri më datën 15 gusht 2024. Për të qenë pjesë e Thirrjes së Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, aplikantët të plotësojnë edhe një formular të thjeshtë aplikimi duke bashkëngjitur CV-në dhe një letër motivimi në portalin zyrtar: https://praktika.riniafemijet.gov.al. Zhvillimi i praktikës së punës zgjat 3 muaj nga muaj i shtator deri në dhjetor, është pa pagesë dhe qëllimi mbetet përfitimi i një përvoje kualifikuese për zhvillimin e mëtejshëm…

Read More