Author: tirana

Ish-kandidati i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, është shprehur se është ndarë përfundimisht me ish-kryedemokratin Lulzim Basha. Bejko tha në Euronews Albania se ndarja erdhi pas disa gabimeve që kishte bërë sipas tij Basha, gjatë kohës së drejtimit të PD-së. Ai shtoi se aksioni i Bashës duhet të fokusohej kryesisht te mposhtja e Rithemelimit të drejtuar nga ish-kryeministri Sali Berisha e më pas të konkurronte me Ramën, gjë që sipas tij ai nuk e bëri. “Jam ndarë përfundimisht me Bashën. Unë kam qenë partizan si askush tjetër i Bashës. Më pyesnin pse duhet ta mbështesësh prapë Bashën për…

Read More

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta gjatë një komunikimi për mediat u pyet në lidhje me vendimin e GJK për mandatin e Olta Xhaçkës dhe si dhe për zgjedhjet në Himarë. Sa i përket vendimit të sotëm të Kushtetueses, Meta tha se edhe kjo gjykatë është e kapur nga Rama dhe se qëndrimet e saj duhet të ishin të prera dhe të qarta me kohë. Në lidhje me zgjedhjet në Himarë, ai theksoi se gjithçka është pjesë e një skenari mafioz dhe se mazhoranca kërkoi të marrë me dhunë dhe forcë bashkinë e Himarës. Ai shtoi se Partia e…

Read More

Një 25 vjeçar me banim në Francë është arrestuar në Tiranë pasi akuzohet për mashtrim kompjuterik. “Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë qëndrimit në qytetin e Tiranës, nëpërmjet kartave virtuale, ka tentuar të bëjë blerje dhe të kryejë pagesa të ndryshme, në intitucione të ndryshme financiare që operojnë vendin tone” informoi sot policia e Tiranës. Operacioni u kodua “Virtual shade”. I ndaluar është shtetasi L. G., 25 vjeç, banues në Francë, për veprën penale “Mashtrimi kompjuterik”, parashikuar nga neni 143/b i Kodit Penal. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 1 automjet, 2 celularë, 1 lap-top dhe 420…

Read More

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak paralajmëroi se temperaturat e larta në vendin tonë pritet të vazhdojnë edhe në fillim të javës tjetër. Madje pritet që temperaturat të shkojnë deri në 44 gradë. “Vala e të nxehtit tashmë ka përfshirë vendin tonë, ditën e djeshme termometri regjistroi vlerën 40 gradë në qytetin e Elbasanit. Ditën e sotme ne presim një rritje të mëtejshme të temperaturave, të cilat në orët e mesditës parashikohet që termometri të shkoi deri në 42 gradë celsius në zonat e ulëta. Edhe ditët në vijim pritet që kjo valë e të nxehtit të jetë prezente mbi vendin tone. Temperaturat…

Read More

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese Holta Zacaj shpalli para medias vendimin e kushtetueses për çështjen e deputetes socialiste Olta Xhacka. Gjykata Kushtetuese rrëzoi mazhorancën duke urdhëruar parlamentin të dërgojë në këtë gjykatë mandatin e socialistes Xhacka. Kryetarja e gjykatës Holta Zacaj deklaroi se Kuvendi ka venë në diskutim vendimin e Gjykatës Kushtetuese duke shkelur Kushtetuten. Sipas kushtetueses asnje organ nuk ka të drejtë të mos zbatojë vendimet e gjykatës kushtetuese. “Vendimi i saj për të dërguar në gjykatë mandatin e Olta Xhaçkës është i detyrueshëm për zbatim dhe deputetët duhet të votojnë në përputhje me vendimin e gjykatës, ” deklaroi kryetarja…

Read More

Po mbahet mbledhja e Këshillit Kombëtar të Integrimit Europian. Ministri i Brendshëm Taulant Balla u shpreh se po punohet intensivisht për të zbatuar planin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor. Ai shtoi që një vëmendje e veçantë i është kushtuar edhe menaxhimit të kufijve dhe lehtësimine procedurave me vendet fqinje, duke theksuar Kosovën. “Po punojmë për zbatimin e planit të BE për Ballkanin Perëndimor. Kemi nënshkruar me BE një marrëveshje të re për operacionet e rojës bregdetare, jemi pjesëmarrës në shumë projekte ndërkombëtare, jemi instensivisht të angazhuar në bashkëpunimin me task forcën e EUROPOL. Në maj kemi miratuar strategjinë kombëtare…

Read More

Gjykata Kushtetuese ka vendosur që të rrëzojë kërkesën e Kuvendit për ta dërguar në Komisionin e Venecias mandatin e ish- ministres Olta Xhaçka. Kujtojmë se të hënën e 8 korrikut, Kuvendi i’u drejtua me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese, ku i kërkontë rihapjen e shqyrtimit gjyqësor lidhur me mandatin e Xhaçkës, me qëllim kërkimin e një opinioni këshillimor, nga Komisioni Evropian për Demokraci përmes Ligjit. Ndihma u kërkua me argumentin se juristët në Shqipëri po përballen me pasiguri juridike në lidhje me këtë rast. “Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak se 1/5…

Read More

Mediat greke kanë publikuar sot videon e vrasjes së 35-vjecarit Alfons Ndoci në 26 Qershor në Burgun e Kordhalos në Greqi. Edhe pse vrasjen e mori përsipër Xhuliano Halili, për motive krejt banale, mediat greke vazhdojnë ende të ngrenë pikëpyetje rreth saj. Shkak për këtë është bërë vrasja në 2 korrik e topografit grek Panagiotis Stathis. Hetimet e mediave greke kanë zbuluar se emrin e Ndocit dhe Stathit i lidh ishulli grek i Mykonos. Ndoci është akuzuar më parë se është përdorur nga biznesmenë të këtij ishulli për të kryer veprime kriminale ndaj personave të tjerë, për shkak të konflikteve…

Read More

Bashkëkryetarët e Grupit Vëzhgues të NATO-s në Senat, demokratja Jean Shaheen dhe republikani Thom Tillis shprehën të martën përkushtimin dypartiak ndaj paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor dhe disktuan për mënyreat se si Shtetet e Bashkuara mund të mbështesin aspiratat e vendeve të rajonit për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Dy senatorët i shprehën qëndrimet e tyre në një njoftim për median, pas një takimi dypartiak në Kapitol me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, kryeministrin e Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski dhe ministrin e jashtëm të Malit të Zi, Filip Ivanoviç të cilët ndodhen në Uashington për takimin e nivelit të…

Read More

Kryeministri Edi Rama dhe Presidentja e Kosovës janë takuar në Uashington, aty ku po zhvillohet Samiti i NATO-s, Në një foto të publikuar nga Osmani, ata shihen të buzëqeshur, të ulur në një tryezë të rrumbullakët, “Me Kryeministrin Edi Rama, në margjina të Samitit të NATO-s në Washington D.C. për t’i koordinuar qëndrimet dhe përpjekjet tona të përbashkëta në mënyrë që edhe Kosova, sa më parë, t’i bashkohet Shqipërisë dhe shteteve tjera aleate si anëtare me të drejta të plota në NATO, aty ku edhe e ka vendin”, ka shkruar Osmani.

Read More

Policia e Elbasanit ka arrestuar këtë të mërkurë një 62-vjeçare. Gruaja me iniciale F.B sipas bluve, ka ushtruar dhunë me sende të forta ndaj bashkëshortit të saj, i cili ndodhet në spital Policia thotë se 62-vjeçarja vuan nga probleme të shëndetit mendor. “Arrestoi në flagrancë shtetasen F. B., 62 vjeçe, pasi në banesë, ka goditur me sende të forta bashkeshortin e saj, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. 62-vjeçarja vuan nga sëmundje mendore”, njofton policia.

Read More

Kanë nisur hetimet në lidhje me një 15-vjeçar në Elbasan. Policia njofton se i mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të një banese.Për pasojë është dëmtuar një i mitur vetëm 4 -vjeç i cili ndodhet në kujdesin e mjekëve. “Janë referuar materialet në Prokurori për një 15-vjeçar, pasi ditën e djeshme, në lagjen “Dyli Haxhire”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe automjeti është përplasur me murin rrethues të oborrit të banesës së shtetasit R. G. Nga zhvendosja e portës metalike të oborrit është dëmtuar fëmija…

Read More