Një reagim dhe një shprehje e Ervin Salianjit në Komisionin Hetimor të TIMS, e përdorur me ironi, ka shkaktuar debat te anëtarët e PS. Gjatë mbledhjes së Komisionit dhe pas fjalës së Tonin Gogut, Salianji iu drejtua me irno duke i thënë se më shumë iu duk “në vështirësi sikur po kalonte proces lindjeje, dhe jo sikur po fliste për Kushtetuesen për komisionet hetimore”. Për këtë ka reaguar edhe anëtarja e këtij komisioni Blerina Gjylameti, e cila i ka kërkuar që ta nisë mbledhjen me një ndjesë për “gjuhën fyese”. Gjylameti: Mendoj se duhej të kishin nisur mbledhjen me ndjesë…
Author: tirana
Policia në Shkodër ka vijuar operacionin e koduar “Territori i pastër”. Efektivët e qytetit verior kanë asgjësuar në total 3561 bimë narkotike në fshatrat Pult dhe Shalë. “Shkodër/Vijon intensivisht megaoperacioni policor kombëtar i koduar “Territor i pastër”, kundër kultivimit të bimëve narkotike. Nga kontrollet intensive të territorit, goditen raste të tjera të kultivimit të bimëve narkotike, në fshatrat e njësive administrative Pult dhe Shalë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër kanë gjetur të kultivuara në territoret e këtyre fshatrave dhe kanë asgjësuar 3561 bimë cannabisi. Vijon puna për identifikimin, kapjen dhe nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve të implikuar në…
NATO duket se është duke u përgatitur për luftë gjatë dekadës së ardhshme. Në samitin e 75-vjetorit që u mbajt në SHBA, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s në largim Jens Stoltenberg u shpreh se agresioni rus nuk mund të shmanget pa pasur një luftë. “Nuk ka opsione pa kosto me një Rusi agresive si një fqinj, nuk ka opsione pa rrezik në një luftë. Kostoja më e madhe dhe rreziku më i madh do të jetë nëse Rusia fiton në Ukrainë, nuk mund ta lejojmë këtë të ndodhë”, tha ai. Por edhe zyratrë të lartë perëndimorë, përfshirë Gjermaninë , Poloninë…
Mes tensioneve dhe debateve ka vijuar Komisioni Hetimor për të dhënat e TIMS. Kryetari i Komisionit Hetimor për të dhënat e TIMS, Ervin Salianji iu drejtua anëtarëve të PS-së në komision, duke iu thënë se janë “duke kërcyer përpjetë, pasi janë të shqetësuar nga mali i paligjshmërisë”. Pas kësaj, anëtarët e PS kanë kërkuar 5 minuta pushim. Salianji tha se kërkesa miratohet, duke shtuar se “anëtarët e Komisionit Hetimor për të dhënat e sistemit TIMS nga PS mos të qëndrojnë në tualete”. Ervin Salianji: Mbledhja vazhdon, kush nuk do të kërcejë përpjetë. Lefter Gështenja: Vendimi i Gjykatës Kushtetuese ka qenë një shuplakë…
Një person ka përfunduar në prangat e policisë në Lazarat. Policia njofton se ky person kishte mbjellë bimë kanabisi në oborrin e shtëpisë së tij. Njoftimi: Në zbatim të masave të përcaktuara në planet operacionale kombëtare “Territor i pastër” dhe “Tempulli”, për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, bazuar dhe në inteligjencën policore, kanë intensifikuar kontrollet në terren. Si rezultat i kontrolleve, u godit një rast i kultivimit të bimëve narkotike, në fshatin Lazarat. Për këtë rast, u arrestua në flagrancë shtetasi A. P., banues në fshatin Lazarat, pasi dyshohet se ka…
Ditën e sotme në orën 15:00 Gjykata e Lartë do të shqyrtojë kërkesën e kryetarit të PD, Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, që kërkojnë dorëheqje të kolegjit penal nga shqyrtimi i kërkesës së tyre. Konkretisht relatorit Sokol Binaj, Sandër Simonit dhe Ilir Pandës. Edhe Berisha edhe Malltezi kanë kërkuar ndryshim të masës së sigurisë. Gjykata e Lartë ka shtyrë procesin ndaj Berishës dhe Malltezit, duke e lënë për në datën 16 korrik.
Gjithnjë e më shumë turistë italianë kanë zgjedhur t’i kalojnë pushimet në Shqipëri – një vend i jashtëzakonshëm me plot surpriza, shkruan Alessandro Fabiani në një artikull të botuar në revistën italiane newsicily.it . Plazhet më të bukura në Shqipëri Plazhi i Ksamilit Ksamili, i njohur si një nga perlat e Shqipërisë, ofron plazhe ëndrrash me rërë të imët. I vendosur pranë Parkut Kombëtar të Butrintit, ky destinacion tërheq turistët falë ujërave të tij të kristalta dhe mundësisë për të eksploruar ishujt e vegjël aty pranë. Me çmime të përballueshme, Ksamili është një parajsë edhe për pushime familjare. Plazhi “Uji…
Donald Trump ka sfiduar sërish rivalin e tij demokrat Joe Biden, duke arritur deri aty sa ta ftonte atë ose të merrte pjesë në një debat të ri ose në një lojë…golf për të provuar aftësitë e tij. Duke folur me mbështetësit në Miami, Florida, Trump tha se Biden mori një “vendim të mahnitshëm” në zgjedhjen e Kamala Harris si zëvendëspresidente të tij për të shmangur që dikush të vinte në dyshim aftësitë e tij dhe ta largonte atë nga presidenca. “Nëse Joe do të kishte zgjedhur dikë kompetent, ai do të ishte përjashtuar nga presidenca vite më parë. Por…
Kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu paraqitet në SPAK. Kryebashkiaku socialist ka mbërritur në ambientet e SPAK rreth orës 10:00 të mëngjesit të sotëm (10 korrik).
Një tjetër tragjedi me emigrantët e paligjshëm është regjistruar këtë herë në brigjet Turke nq detin Egje. Sipas raportimeve paraprake, një gomone e mbushur plot e përplot me emigrantë që synonin Evropën është përplasur me shkëmbinjtë nënujorë pranë qytetit të Cesme. Për pasojë 7 persona u mbytën, teksa pjesa tjetër u shpëtua nga rojet bregdetare që u njoftuan nga një peshkatar që kaloi rastësisht në zonën ku ndodhi tragjedia. Një person rezulton ende i humbur teksa autoritetet turke vijojnë hetimet për zbulimin e trafikantëve që kishin organizuar këtë udhëtim të paligjshëm.
Çelet sot seanca gjyqsore në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes, Fatmir Mediu. Të pranishëm në sallë janë vetë i pandehuri shoqërur nga dy avokatët e tii, Henrik Ligori dhe Ardian Visha, 4 ekspertët që kanë përcaktuar dëmin ekonomik të shkaktuar nga shpërthimi i 15 marsit 2008, familjarët e Erison Durdës dhe avokati mbrojtës Dorian Matlia. Po ashtu edhe dy prokurorët e çështjes, Klodian Braho dhe Arben Kraja. Eskpertët e thirrur janë: 1-Bexhed Zeqiri- financier kontabël, aktualisht punonjës te KLSH, audit. 2-Ymer Stafa-ekonomist financar, pensionist. 3-Rasim Metallari- financier, punonjes te Universiteti i Mjekësisë, auditues i brendshëm…
Agjencia shtetërore e ushqimit në Singapor ka miratuar 16 lloje insektesh të ngrënshme për shitje dhe konsum. Insektet e miratuara përfshijnë karkalecat, krimbat dhe disa lloje brumbujsh. Studiuesit kanë regjistruar më shumë se 2100 lloje të ngrënshme insektesh, shumë prej të cilave janë të pasura me vitamina dhe proteina të larta në kontrast me produktet e tjera shtazore. “Insektet janë një burim i neglizhuar i proteinave dhe një mënyrë shumë e mirë për të luftuar ndryshimet klimatike”, sipas një raporti nga Forumi Ekonomik Botëror. Insektet e gjalla zakonisht shiten në Singapor si ushqim për kafshët shtëpiake, si zogjtë apo zvarranikët,…