Bora Muzhaqi ka njoftuar për hapjen e aplikimeve për Thirrjen e Nëntë të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës. Muzhaqi u shpreh se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë e moshës 21-26 vjeç që dëshirojnë të zhvillojnë një praktikë 3-mujore pranë institucioneve të administratës shtetërore, njësive të vetëqeverisjes vendore dhe institucioneve të pavarura. Gjithashtu është dhe një mundësi shumë e mirë për administratën publike për të thithur pranë vetes të rinjtë që janë të talentuar. Përsa i përket pozicioneve të praktikës, Ministrja Bora Muzhaqi u shpreh se këtë vit ofrohen mbi 1200 pozicione të lira në administratë.…
Author: tirana
Ndeshja çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës në Euro 2024, duket se ka qenë e fundit në karrierë për arbitrin Daniele Orsato. Në fakt, italiani ishte mes opsioneve për të gjykuar finalen e datës 14 korrik, por tashmë UEFA nuk e ka më në plane 48-vjeçarin. Orsato është kthyer në Itali teksa i jep kështu fund një karriere 18-vjeçare. Nga ana tjetër, protagonisti kryesor për të gjykuar finalen e Euro 2024 është shndërruar Marciniak. Polaku nuk ka qenë në nivelin e tij më të mirë këtë sezon, teksa mbahet mend për një gabim në gjysmëfinalen e Champions League mes Real Madrid…
Gjykata e Lartë ka shtyrë për në datën 16 korrik seancën gjyqësore ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe dhëndri të tij, Jamarbër Malltezi për dhënien e vendimit për revokimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Mësohet se avokatët e Berishës dhe Malltezit kanë kërkuar dorëheqjen nga gjykimi të tre gjyqtarëve, Ilir Panda, Sokol Binaj dhe Sandër Simoni. Kjo ka qenë dhe arsyeja e shtyrjes së seancës së sotme. Berisha dhe Malltezi mbahen prej muajsh nën masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” në lidhje me hetimet për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”. Ata e kanë konsideruar arrestimin si politik,…
SHBA- Joe Biden mirëpret për tre ditë me radhë në Uashington udhëheqësit e aleancës së NATO-s, e cila sapo u zgjerua me dy anëtarë të rinj, në një takim të nivelit të lartë që pritet të përcaktojë planet për mbrojtjen e Ukrainës si edhe, sikurse thonë disa analistë “për ta mbrojtur atë nga Donald Trumpi” nëse zoti Biden humbet zgjedhjet, mes pikëpyetjeve në rritje për të ardhmen e tij. Megjithatë, siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës, Anita Powell, Shtëpia e Bardhë thotë se aleatët e NATO-s nuk janë të shqetësuar mbi të ardhmen politike të Presidentit amerikan. Pikepyetja e madhe për…
Pas disa javësh negociatash dhe paqartësish, ditën e sotme është raportuar edhe arritja e akordit për rinovimin e Sylvinhos, në krye të pankinës së Kombëtares shqiptare, teksa shumë shpejt do të firmoset edhe kontrata e re nga ana e brazilianit për të zyrtarizuar gjithçka. Sa i përket kontratës, Sylvinho do të udhëheqë Shqipërinë, deri në përfundimin të Kupës së Botës 2026, pavarësisht kualifikohemi apo jo, pra në thelb është një kontratë 2-vjeçare, nga e cila ende nuk është mësuar paga fikse e trajnerit. Braziliani ndihmoi Kombëtaren të kualifikohet si e para në grup në eliminatoret e Kampionatit Evropian të Gjermanisë,…
Policia greke ka zbuluar një plantacion të madh me cannabis sativa të ngritur në kufirin greko-shqiptar midis territorit të Bashkisë Filat dhe atij të Bashkisë Konispol. Operacioni është zhvilluar sot në orët e para të mëngjesit nga Drejtoria e Policisë së Epirit në bashkëpunim me Policinë Kufitare të Filatit dhe Policinë e Igumenicës në një zonë pyjore në brezin kufitar. Bëhet fjalë për një plantacion të mirëorganizuar me rezervuar të improvizuar uji dhe sistem ujitje. Janë asgjësuar në total 2451 bimë cannabis sativa. Nga këto 1252 kishin gjatësi nga 1.1 deri në 1.5 metra ndërsa 1199 në gota gati për…
TURQIA- Turqia nisi në hapësirë satelitin e parë të komunikimeve, Turksat 6A, të prodhuar vetë. Një raketë e kompanisë SapceX e barti atë nga Stacioni i Forcave Hapësinore Cape Canaveral, në Floridë të SHBA-së. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tha se nisja e këtij sateliti në hapësirë shënon një “faze të re” për Turqinë në prodhimin e satelitëve. “Si Turqi, ne kemi prodhuar më shumë se 81% të nënsistemeve, stacioneve tokësore satelitore dhe softuerëve në projektin 6A, i cili ka një rëndësi të madhe për të ardhmen e vendit tonë në hapësirë, me burime kombëtare”, tha Erdogan. Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës…
Mazhoranca dhe opozita kanë gjetur dakordësinë në Konferencën e Kryetarëve për të mbështetur propozimin e Shpëtim Idrizit për heqjen e ligjit të luftës të Greqisë me Shqipërinë Në një reagim për mediat, ministrja Elisa Spiropali ka deklaruar se Greqia është një vend aleat dhe strategjik i Shqipërisë, teksa shton se ligji i luftës nuk reflekton marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve. “Deklarata e propozuar, uroj dhe shpresoj se do të marrë mbështetjen e të gjithë parlamentit të Shqipërisë për t’u miratuar sepse Greqia është një shtet mik, aleat strategjik i Shqipërisë, ne e kemi firmosur dhe më pas e kemi vendosur…
Ndonëse me shumë kundërshti projektligji mbi shëndetin seksual e ripodhues ka mbërritur tanimë në Kuvendin e Shqipërisë. Kisha katolike dhe besime të tjera bashkë i kërkojnë Kuvendit që t’i vënë në dijeni cilët janë deputetët nismëtarë të këtij projektligji pasi sipas tyre ky projektligji synon të përligjë mëmësinë dhe fëmijët surrogatë të promovojë abortin tek moshat e reja, madje edhe pa dijeninë e prindit dhe mbi të gjitha lejon tregtimin e trupit të gruas duke përmbysur institucionin e martesës. “Kisha katolike në Shqipëri, së bashku me konfesionet dhe besimet e tjera, ka kërkuar zyrtarisht nga Kuvendi i Shqipërisë, si instancë…
Presidenti egjiptian Abdel Fattah al-Sisi u takua sot me shefin e CIA-s William Burns në Kajro, ku delegacionet amerikane dhe izraelite diskutuan përpjekjet për një armëpushim në Rripin e Gazës. Zyra e Sisit tha se të dy burrat “diskutuan zhvillimet e fundit në përpjekjet e përbashkëta për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Rripin e Gazës”. Në fillim të kësaj jave, i njëjti burim tha se delegacionet izraelite dhe amerikane priten në kryeqytetin egjiptian ku, sipas mediave izraelite, do të ishte i pranishëm edhe shefi i Shin Bet, Ronen Barr. Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe nga Katari janë përpjekur për muaj të…
Kryeministri Edi Rama i është rikthyer projektit të dhëndrit të Trump në ishullin e Sazanit duke e konsideruar atë një investim luksi për turizmin shqiptar. “Ne kemi nevojë për investime të huaja super luks, ashtu si një shkretëtirë ka nevojë për ujë”, ka deklaruar Rama në një intervistë të dhënë për “Financial Times” duke iu referuar planeve të Jared Kushner në Shqipëri. Deklarata e Ramës në “FT Times” ishte pjese e një analize të kësaj media prestigjoze për planet e investimeve të dhëndrit të Trump në rajon, përfshirë dhe ato në Serbi në kontrast me lidhjet politike e këtij vendi…
Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj. Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë. Organi hetues kërkoi sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë. Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar. Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e tij e…