Author: tirana

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, mori pjesë në konferencën e nivelit të lartë të sigurisë Kibernetike për Ballkanin Perëndimor. Ministrja u shpreh se kjo është një çështje tejet e rëndësishme, duke qenë se sot jeta është bërë shumë virtuale. Balluku theksoi se Shqipëria është nga ato vende që ofron pjesën më të madhe të shërbimeve online, ndërsa ka provuar edhe sulme të jashtëzakonshme kibernetike. “Është gjithmonë kënaqësi e veçantë të mblidhemi të gjithë bashkë përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke qenë se tashmë është bërë traditë, tashmë lidhjet tona janë forcuar dhe tashmë ne funksionojmë si një…

Read More

Mirlind Daku pëlqehet në Serie A. Sipas medias ruse, “Match TV”, për sulmuesin kuqezi ka interesim nga Cagliari. Klubi nga Sardenja ka bërë një propozim zyrtar për Rubin Kazan, me ofertën që do të merret në shqyrtim. Mundësitë që Daku të largohet nga Rusia janë të mëdha, pasi ai nuk preferohet më në këtë vend, pas ofendimeve që bëri ndaj serbëve e maqedonasve gjatë ndeshjes së Europianit. Kontrata me skuadrën aktuale zgjat deri në fund të qershorit 2026, por gjërat nuk po shkojnë si duhet dhe një “divorc” mes palëve është mjaft i mundshëm. Ai numëron deri tani 10 gola…

Read More

Ka nisur numërimi mbrapsht për publikimin e videoklipit të ri të Katy Perry dhe këngëtarja jep pak shije në Instagram. Në videoklip këngëtarja 39-vjeçare ka veshur bikini të bardha që i nxjerr në pah trupin e hollë. Siç shihet edhe në teaser, Perry është shtrirë në rërë dhe mban gishtin në gojë duke “treguar” format e saja. Në fakt, ajo është kujdesur të informojë ndjekësit e saj për publikimin në mbarë botën të videoklipit të saj për këngën Woman’s World.

Read More

Pas përcaktimit të Luçiano Boçit nga Elbasani në Shkodër, një tjetër lëvizje e fortë konfirmohet nga burimet se nga ndodhur në selinë blu.Ervin Salianji do të jëtë drejtues politik i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit. Ky lajm konfirmohet nga burime për gazetarin e NeWs24, Osman Stafa. Salianji ka qënë i deleguar i demokratëve në Kavajë, ku punoi për zgjedhjet e 14 majit, nga ku kjo bashki u arrit të fitohej nga koalicioni “Bashkë fitojmë”. Në zgjedhjet e vitit 2021, Salianji ka kandiduar në qarkun e Korçës ku arriti të siguronte 9420 vota, duke qënë deputeti më i votuar nga…

Read More

Këngëtari i njohur Butrin Imeri, së fundmi ka festuar ditëlindjen e tij të 28-të. Ai është parë mjaft aktiv në rrjete sociale duke na treguar për projektet e tij të reja si edhe koncertet edhe klubet ku ai po merr pjesë këtë verë. Mirëpo në një postim që ka bërë, ai na ka ngjallur dyshimet se mund të ketë filluar një romancë dashurie. Butrini shihet duke shijuar disa ditë pushimi por jo vetëm, krah tij shfaqet edhe një vajzë misterioze, për të cilën ka lënë vend të ketë edhe spekulime. Ai u kujdes që mos t’ia zbulonte portretin, duke na…

Read More

Policia e Shtetit njofton se në vijim të punës nga ARRSH për zbatimin e projektit “Qendra e Monitorimit të Trafikut”, do të kryhen punime për montimin e monitorëve të Sistemit të Informacionit të ndryshueshëm në aksin rrugor by-pass-i i Fierit Për këtë arsye nga ora 03:00 deri në orën 05:00 do të bëhet devijimi i trafikut në rrugën e vjetër Fier- Levan dhe më pas në aksin kryesor të By-pass Fier. Për shkak të punimeve, në këtë aks rrugor ka fluks të shtuar prandaj do të menaxhohet trafiku sipas Planit të menaxhimit të Trafikut. Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve…

Read More

Eli Malaj, këngëtarja e njohur shkodrane ishte e ftuar në një emision televiziv ku u surprizua nga miq e të afërm. Mes lotësh gëzimi, Eli mori një mesazh edhe nga Bes Kallaku që shprehu një konsideratë të lartë për të. E pyetur për bashkëpunimin e tyre, “Mosmirënjohja”, Eli tha se kushdo të ishte do të kishte dalë një produkt po aq i mirë. Ajo shtoi se ishte moment i keq për Besin, por rasti i tij mund t’i kishte ndodhur kujtdo. Eli shprehu vlerësimin e saj për aktorin duke thënë se mbi të gjitha është njeri me zemër të mirë,…

Read More

Më 25 qershor Sylvinho erdhi për herë të fundit në Tiranë dhe u largua nga më 27 për pushime, duke njoftuar se do të rikthehej pas një jave për të diskutuar sigurisht me gjasë kontratën e tij, megjithatë kjo gjë nuk ndodhi dhe tashmë klima nuk është më e njëjtë me sa duket. Gazetari Endi Tufa mëson se nga sot (9 korrik), Sylvinho zyrtarisht nuk është më trajneri i Shqipërisë, pikërisht në këtë datë atij i ka skaduar kontrata dhe ndodhet me pushime me familjen e tij në Porto, deklaroi pak ditë më parë ekskluzivisht për Top Channel. Një zgjedhje…

Read More

Një aksident është regjistruar paraditen e sotme (9 korrik) në dalje të qytetit të Lezhës. Mësohet se një automjet është përplasur me një motor, ku si pasojë ka mbetur i lënduar një person. I lënduari është dërguar në spital dhe për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet lidhur me aksidentin, ku paraprakisht dyshohet se shkak është bërë ndërprerja e rrugës nga motomjeti.

Read More

Një tjetër incident ajror ku u përfshi një aeroplan Boeing u regjistrua ditët e fundit në aeroportin e Los Anxhelosit. Kompania amerikane United Airlines konfirmon se avioni i saj humbi një nga rrotat teksa po ngrihej nga pista, incident ky që po hetohet me detaje. Avioni, një Boeing 757-200 kishte 174 pasagjerë dhe shtatë anëtarë të ekuipazhit në bord dhe ishte nisur për në Denver. Ai ia doli të zbriste shëndoshë e mirë pavarësisht rrotës së humbur, 25 minuta vonesë. Ky është një episod i ri për prodhuesin amerikan të avionëve, i cili kohët e fundit ka regjistruar disa incidente…

Read More

Dy kunata janë konfliktuar fizikisht me njëra-tjetrën në qytetin e Pogradecit. Policia ka nisur një procedim penal për shtetasen me iniciale B.H., 37-vjeçare, ndërsa kunata e saj është pajisur me urdhër mbrojtjeje. Njoftimi i policisë: Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen B. H., 37 vjeçe, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se është konfliktuar fizikisht me kunatën e saj, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë.

Read More

Koordinatori i PD për Tiranën, Klevis Balliu ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me gjendjen e arsimit në vend. Sipas Balliut, PD ka denoncuar gjendjen e arsimit në vend e cila sipas tyre është alarmante. Ndërkohë që Balliu shprehet se në shkolla më lehtë mund të sigurosh lëndë narkotike se sa libra. Balliu e cilëson narkoshtet, qeverinë teksa fton qytetarët që ti bashkohen protestës së 11 korrikut, sipas tij kjo është zgjidhja e vetme për të rregulluar situatën në vend. Deklarata e plotë: ”Partia Demokratike ka denoncuar në vijimësi dhe me përgjegjësi shoqërore dhe kombëtare gjendjen alarmante të arsimit në…

Read More