Author: tirana

Udhëheqësit e aleancës ushtarake të Perëndimit mblidhen sot në Uashington. Samiti vjetor i NATO-s, që do të zgjasë deri më 11 korrik, përkon me 75-vjetorin e themelimit të saj dhe zhvillohet derisa lufta në Ukrainë vazhdon. Sipas sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, samiti i Uashingtonit do të fokusohet në tri tema kryesore. E para është forcimi i mbrojtjes. Që nga aneksimi i Krimesë nga Rusia në vitin 2014, prioriteti kryesor i NATO-s ka qenë forcimi i mbrojtjes për të shmangur luftën. Kjo agjendë është transformuar dy vjet më parë, pasi Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë…

Read More

Dashi Duhet të tregoni më shumë kujdes ndaj vetes dhe shëndetit tuaj, sidomos nëse keni ndërmarrë një rrugëtim të ri profesional, dinamik dhe lodhës. Duhet të tregoni më shumë kujdes për lidhjet tuaja, pasi shumë shpërqendrime, mund të minojnë një raport të mirë dhe të konsoliduar. Demi Në këtë moment është e rëndësishme që të lidhni më shumë aleanca, të cilat do ju lejojnë që të merrni më shumë rezultate nga pikëpamja profesionale. Këshillohet që të tregoni kujdes dhe të mos ndikoheni nga bindjet që keni krijuar në të kaluarën. Binjakët Do të rigjeni gëzimin dhe gjallërinë e cila do…

Read More

Në datat 6-7 korrik në Montreal, Kanada u mbajt takimi i rradhës i Shoqatës së Sekretarëve të Përgjithshëm të Parlamenteve Frankofone. Në këtë takim mori pjesë z. Genci Gjonçaj, Sekretar i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Gjatë takimit, u diskutua mbi disa çështje të rëndësishme dhe aktuale, kombëtare dhe globale, të zhvillimit të vendeve frankofone dhe rolit të parlamenteve në zgjidhjen e tyre, si përdorimi i inteligjencës artificiale në administratën parlamentare, komunikimi institucional, kontributi i parlamenteve në edukimin demokratik e qytetar dhe roli i zyrës së vizitorëve etj. Ky takim do të pasohet në datat 8-9 korrik me Sesionin Plenar…

Read More

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka deklaruar në Top Story se SPAK ka nisur hetime pasurore ndaj politikanëve. Karamuço u shpreh se politikanët thirren në SPAK për pasurinë e tyre, dhe kur dalin deklarojnë para gazetarëve se ishin për çështje tjetër që kanë dijeni. Madje Karamuço shtoi se së shpejti pritet një tjetër arrestim i bujshëm. “Takimi me gazetarët edhe taktikë për të sheshuar disa gjëra por edhe për të matur pulsin e medias. Më shumë foli me ato që nuk tha. Nuk foli për kontrollin e pasurisë për politikanëve tanë. Thirren gjoja për një çështje, por janë në hetim…

Read More

Gjimnazi “Pjetër Budi” në Mat është drejt përfundimit. Kryeministri Edi Rama ndau sot foto nga ky gjimnaz i rindërtuar me mbështetjen e buxhetit të shtetit,Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë së Matit. Rama theksoi se gjimnazi “Pjetër Budi” do të jetë gati në shtator për të pritur 300 nxënës dhe mësues me kushte dinjitoze. Pas përfundimit të rindërtimit, gjimnazi do të jetë i pajisur me 20 klasa të reja sistemin e ngrohjes, mjedise sportive, kabinete shkencore dhe informatike, si dhe një bibliotekë të pasuruar. Këto përmirësime synojnë të ofrojnë një mjedis mësimor më të mirë dhe më të përshtatshëm…

Read More

Janë 261 persona azilkërkues që kanë hyrë në Shqipëri përgjatë vitit 2023, referuar të dhënave të Drejtorisë së Azilit të të Huajve dhe Shtetësisë, pranë Ministrisë së Brendshme. Kjo shifër është ndjeshëm më e lartë se viti 2022, i cili regjistronte gjithsej 125 azilkërkues. Rritja fiksohet në rreth 108% përgjatë vitit 2023. Kështu, nëse analizojmë vendin e origjinës së azilkërkuesve, vërehet se numri më i lartë i azilkërkuesve është me origjinë nga Afganistani me 161 azilkërkues ose 61.7% të peshës, duke vijuar me 63 azilkërkues nga Siria dhe Iraku. Gjatë vitit 2023, rezultojnë 14 vendime pozitive për dhënie të statusit…

Read More

Nëse me rritjen e pagave në administratë, paga mesatare ka shkuar në nivelin e rreth 1 mijë eurove në muaj, kjo lloj pagesë do të konsiderohej e ulët për profesionet e krahut për të cilat kanë kërkesë të lartë. Por konkretisht kush janë ato? Bumi turistik ka bërë që gjatë kësaj periudhë të rritet ndjeshëm kërkesa për banakierë, kamerierë, kuzhinierë, bariste, të cilët sidomos në zonat bregdetare, nga të dhënat e gjeneruara nga tregu, po paguhen mesatarisht 1300-2000 euro në muaj. Nga ana tjetër kantieret e hapura në të gjithë vendin kërkojnë punëtorë. Kompanitë e ndërtimit janë detyruar të rrisin…

Read More

Kuvendi i Shqipërisë i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Kushtetuese për riçeljen e rishqyrtimit gjyqësor për mandatin e deputes Olta Xhaçka. “Kuvendi i kerkon Gjykates Kushtetuese riçeljen e shqyrtimit gjyqësor me qellim kerkimin e nje opinioni amicus curia nga Komisioni Evropian për Demokraci permes Ligjit (Komisioni i Venecias), lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka”, thuhet në kërkesën e Kuvendit drejtuar Gjykatës Kushtetuese. Sipas Kuvbendit është e nevojshme të kërkohet një mendim këshillimor nga Komsioni i Venecias lidhur me mandatin e deputetes Olta Xhaçka. “Ndodhur në kushtet kur krijohet një pasiguri juridike, se përse grupi prej jo më pak…

Read More

ITALI- Autoritetet italiane kanë shkatërruar një rrjet të trafikut të kokainës në Terni të Italisë, ku si rezultat kanë përfunduar në burg 10 persona dhe dy janë lënë në arrest shtëpie. Të ndaluarit e operacionit policor janë shtetas shqiptar, rumun dhe italiane. Sipas mediave italiane, hetimet për rrjetin e trafikut të lëndëve narkotike kanë nisur midis vitit 2022 dhe 2023, ku fillimisht u identifikuan dhe u arrestuan disa tregtarë të vegjël të drogës. Më pas njësia hetimore e Ternit kreu një hetim të detajuar që bëri të mundur gjurmimin e një organizate kriminale të përbërë nga shtetas shqiptarë, rumunë dhe italianë. Grupi…

Read More

SHBA- Kjo pritet të jetë një javë e rëndësishme për Presidentin Biden mes thirrjeve të shtuara nga zyrtarë të Partisë Demokrate për t’u tërhequr nga gara. Megjithatë, siç njofton korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, zoti Biden ende gëzon mbështetjen e shumë demokratëve edhe pse ata i pranojnë shqetësimet për gjendjen e tij. Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden u takua të dielën me një numër përkrahësish të tij gjatë një shërbese fetare në Filadelfia. Ai foli mbi arritjet e tij, edhe pse shqetësimet për moshën dhe aftësinë e tij për të udhëhequr vazhdojnë të shtohen. Pas…

Read More

Presidenti Bajram Begaj dekretoi të hënën emërimin në detyrë të Besart Kadia, ambasador i Shqipërisë në Azerbajxhan, dhe emërimin e Artemis Kalo, ambasador i Shqipërisë në Kanada. Më parë, Kreu i Shtetit liroi Blerta Kadzadej vetëm nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, jo rezident, e cila aktualisht mban detyrën Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Turqisë, rezident, si dhe Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën e Azerbajxhanit, në Republikën e Kirgistanit, në Republikën Islamike të Pakistanit, në Gjeorgji, në…

Read More

Një aksident ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në afërsi të zonës së Bradasheshit. Dy automjete dhe një kamion janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa bëhet me dije se sipas informacioneve paraprake nuk ka të lënduar. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Read More