Author: tirana

Kreu i Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani, këtë të hënë zhvilloi një takim me gazetarët ku ndër të tjera u komunikoi atyre mënyrën se si do të procedohet sa i përket çështjes së “21 Janarit”. Në një takim pa kamera, Dumani tha se SPAK do të regjistrojë kallëzim ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, ish-ministrit të brendshëm Lulzim Basha, dhe ish-komandantit të gardës Ndrea Prendi, të akuzuar nga familjarët si të përfshirë në vrasjen e 4 protestuesve. Kreu i organit më të lartë të akuzës u shpreh se Gjykata e Lartë “i ka detyruar” që të…

Read More

Një sherr masiv mes një grupi të rinjsh raportohet të ketë ndodhur në bulevard “Republika”, në qytetin e Korçës. Ngjarja ka ndodhur përballë kinemasë se këtij qyteti. Deri tani bëhet me dije se janë 10 persona të shoqëruar në ambientet e komisariatit të Korçës. Ndërkohë, nuk dihet motivi i këtij sherri mes të rinjve.

Read More

Situata në qytetin e Bulqizës është alarmante. Më shumë se 90 qytetarë janë paraqitur në spitalin bashkiak me të vjella, dhimbje koke, djersitje, këputje, rënie imuniteti.Nga të dhënat e deritanishme mësohet se shkak i gjendjes së krijuar është ndotja e ujit të pijshëm.Çarja e tubacioneve të ujërave të zeza dhe përzierja e tyre me ujin e pijshëm kanë shkaktuar ndotje të ujit që konsumojnë qytetarët.Personeli i spitalit të Bulqizës ka shtuar masat për tu ardhur në ndihmë personave të helmuar. Sakaq është kërkuar ndihmë edhe nga spitalet fqinje, Peshkopi e Burrel.Ky problem vijon të mbartet vit pas viti, ndërkohë që…

Read More

Presidenti francez Emmanuel Macron ka vendosur të mbajë kryeministrin e tij Gabriel Attal në detyrë për momentin. “Presidenti i ka kërkuar Gabriel Attal-it të mbetet kryeministër për momentin në mënyrë që të sigurohet stabiliteti i vendit”, tha zyra e Macron në një deklaratë. Z. Attal kishte thënë më parë se do të ofronte dorëheqjen e tij, duke shtuar se ishte i përgatitur të qëndronte në detyrë më gjatë si kujdestar, por i takonte presidentit të vendoste. Kujtojmë që zgjedhjet në Francë befasuan jo pak, me Koalicionin e Majtë që doli fitues, Macron të dytin dhe Le Pen në vendin e…

Read More

Ministri i Brendshëm Taulant Balla u ka kërkuar sektorëve kundër krimit ekonomik të Drejtorive Vendore, në veçanti në zonat bregdetare të zbarkojnë në terren për të monitoruar abuzimet me çmimet dhe evazionin fiskal. Ky udhëzim vjen në kuadër të sezonit turistik dhe ka për synim mbrojtjen e turistëve, jo vetëm vendas por edhe të huajt. Burime bëjnë të ditur se në fokus të agjentëve të policisë do jenë, bar-restorantet, hotelet, plazhet private, vendet e parkimeve etj. Efektivët do të hetojnë rastet e dyshuara për abuzimet me çmimet sidomos në zonat që kanë fluks të madh turistësh.

Read More

Për javën që presim: vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si rezultat i depërtimit të masave ajrore të nxehta me origjinë jugore si dhe depërtimit të aktivitetit të Anticiklonit Afrikan. Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin si dhe vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në relievet malore në orët e mesditës. Përjashtim bën dita Martë ku moti pritet të jetë fillimisht i kthjellët e me vranësira në shtim nga orët e mesditës e pasdite kryesisht në jug të territorit. Vranësirat priten të shoqërohen me reshje shiu me intensitet të ulët (pika)…

Read More

Zac Efron dhe Nicole Kidman janë duke promovuar me kënaqësi filmin e tyre i cili u publikua më 28 qershor në Netflix. Megjithatë, publiku që ndoqi “ A Family Affair ”, nuk u fokusua tek filmi, por tek “shtrembërimi”, siç komentuan në mënyrë karakteristike, në fytyrat e dy yjeve të Hollivudit. Si aktorja 57-vjeçare, ashtu edhe 37-vjeçari Efron shfaqin ndryshime në pamjen e tyre dhe mbi të gjitha në fytyrat e tyre. Që kur filmi shfaqi premierën në shërbimin e transmetimit, Twitter (X) është “pushtuar” me komente që sulmojnë Efron dhe Kidman për operacione të shumta plastike. “ Zak, të…

Read More

Një ngjarje e mundshme kriminale në familje është parandaluar në Fier. Gjatë operacionit “Danger” u vu në pranga një 60-vjeçar që ushtronte dhunë ndaj djalit të tij. Mësohet se 60-vjeçari ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij. Falë reagimit në kohë, është parandaluar përshkallëzimi i konfliktit midis këtij shtetasi dhe djalit të tij. Gjatë kontrollit në banesën e 60-vjeçarit, Policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një arsenal armësh (1 armë zjarri automatik, 1 armë zjarri pushkë, 2 armë gjahu), 12 krehra dhe municion luftarak. Në përfundim të veprimeve procedurale u bë arrestimi në flagrancë…

Read More

Kreu i Prokurorisë së Psaçme, Altin Dumani ka folur gjatë një takimi me gazetarët. I pyetur në lidhje me ekstradimin e Arben Ahmetajt, ai tha se SPAK është në pritje nga autoritetet zviceriane. Dumani komentoi edhe deklaratat e Ahmetajt për Rai 3. “Ne kemi procedime për inceneratorët dhe këto deklarata janë duke u verifikuar në kuadër të këtyre procedimeve”, u shpreh Dumani. Kreu i SPAK u ndal edhe te ekstradimet e të kërkuarve shqiptarë nga Dubai, vend me të cilin Shqipëria nuk ka ende një marrëveshje ekstradimi. “7 procedura zyrtare ekstradimi kemi me Dubain, pasi në informacionet që ne kemi,…

Read More

Partia Socialiste ka depozituar në Kuvend propozimet e saj për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në pamundësi të konsensusit me opozitën në grupin e dialogut, nisma e propozuar adreson vetëm reflektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese të cilat janë detyrim për Kuvendin. Përcaktohen modalitetet që e bëjnë të zbatueshme votën e emigrantëve që në zgjedhjet e ardhshme të vitit 2025. Gjithashtu, propozimi për formulën e re të përcaktimit të herësit në ndarjen e mandateve brenda partisë/koalicionit. Herësi sipas formulës së re nuk do të jetë më i madh se 7000 vota.

Read More

Pak më parë u raportua për radhë kilometrike në autostradën Thumanë-Kashar.Duket se trafiku ishte krijuar si pasojë e sporteleve ku kryhej pagesa. Përkohësisht sportelet janë hequr me qëllim lehtësimin e trafikut. Më parë po punohej me dy sportele. Ndërkohë qytetarët ankohen se ndërkohë që janë njoftuar se dpo të paguanin 2.1 €, po paguajnë 2.7 euro.

Read More

Futbollisti i kombëtares, Taulant Seferi ka ngjallur një interes për futbollin edhe te vajzat, që nuk e kanë ndjekur ndonjëherë këtë sport. Gjatë eleminatoreve për “Euro 2024” arriti të tërheqë shumë vëmendje për pamjen e tij fizike dhe u bë “hit” në rrjetet sociale. Por së fundmi Seferi ka rindezur shpresën që kishte shuar te vajzat. Ai ka treguar se është sërish single. Futbollisti, pranoi se nuk është më në një lidhje, duke u shprehur: “Jam single. Kam dalë dikur në një intervistë kam thënë se jam në lidhje, por tani jam single”, u shpreh Seferi. Më parë futbollisti na…

Read More