Author: tirana

GREQI- Një vajzë dyvjeçare, e cila po trajtohej në spitalin “Ippokrateio” ​​në Selanik, ka ndërruar jetë. Sipas mediave greke, fëmija është transferuar në Hipokratin nga spitali Gennimatas ku është shtruar fillimisht dhe pas dy javësh ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Vajza ishte infektuar me parvovirus, i cili shkaktoi miokardit dhe me gjithë përpjekjet e mjekëve, ajo ndërroi jetë. Sipas të afërmve të fëmijës, vogëlushja nuk vuante nga sëmundje apo probleme të tjera shëndetësore,

Read More

KINË-Ushtarë kinezë kanë mbërritur në Bjellorusi të dielën për një “stërvitje të përbashkët antiterroriste”, tha Ministria e Mbrojtjes e Bjellorusisë në një komunikatë. Sipas saj, manovrat ushtarake do të mbahen nga 8 deri më 10 korrik. Më 4 korrik, Bjellorusia iu bashkua Organizatës së Shangait për Bashkëpunim (SCO), një grupim rajonal i krijuar nga Pekini dhe Moska si alternativë ndaj ndikimit të Perëndimit. Në vitet e fundit, Kina është duke u përpjekur t’i forcojë marrëdhëniet me vendet e Evropës Lindore dhe ato të Azisë Qendrore. Lukashenka e quajti “historik” anëtarësimin e Bjellorusisë në SCO. Ai theksoi nevojën “për ta shkatërruar…

Read More

Policia e Shtetit vijon për kontrollin e mjeteve lundruese, që lundrojnë pranë zonës së pushuesve, teksa së fundmi ka sekuestruar 24 prej tyre nga Ksamili në Velipojë. Në njoftimin e bërë, Policia e Shtetit thekson se janë gjobitur 18 prej drejtuesve të këtyre mjeteve, duke u ndëshkuar secili me masë administrative 10 000 lekë për mungesë dokumentacioni. Gjithashtu, Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare përgjatë kësaj jave iu kanë ardhur në ndihmë turistëve dhe vizitorëve në 3 raste, duke ndihmuar dhe shpëtuar 4 shtetas që kanë kërkuar ndihmë në hapësirën detare nga Ksamili në Velipojë. Njoftimi i Policisë: Policia e…

Read More

Kryebashkiaku Erion Veliaj, ka udhëtuar drejt Turqisë ku është takuar me homologun e tij të Stambollit, Ekrem İmamoğlu, bashkëthemeluesi i B40, rrjetit më të madh të qyteteve të Ballkanit, që këtë vit drejtohet nga Tirana. Përmes një postimi në rrjetin social X, Veliaj ka ndarë foto nga takimi me İmamoğlu të cilin e falenderon për vizionin dhe vëllazërinë ndërsa thekson se rrjeti B40 i krijuar dy vite më parë është zgjeruar. Veliaj shton se rrjeti B40 ka forcuar edhe më tej lidhjet në rajon si dhe ka rritur solidaritetin mes qyteteve. “Një vizitë e shpejtë në Turqi për të takuar…

Read More

108 gola, ku 9 janë autogola, janë shënuar deri tani në Euro 2024, ku janë mësuar dhe dy çiftet gjysmëfinaliste, Spanja me Francën më 9 korrik, dhe në 10 korrik , Holanda me Anglinë. 8 gola u shënuan në 4 takimet çerekfinale, për të ruajtur ecurinë prej mbi 2.2 golash për ndeshje. Formë e mirë nga skuadrat, por që gjithsesi shifrat mbeten shumë larg nga ato të regjistruar në edicionin e shkuar. Në Euro2020, u realizuan në total 142 gola, 34 gola më shumë se aktualisht, kuotë që nuk arrihet kur kanë mbetur edhe 3 ndeshje deri në fund. Për…

Read More

Një aksident është regjistruar këtë të diel në Tiranë, ku një makinë është përplasur me një motor, ku për pasojë është arrestuar një 49-vjeçar. Sipas uniformave blu, 49-vjeçari duke drejtuar automjetin e tij është përplasur me një motomjet, ku për pasojë ka mbetur i lënduar drejtuesi i motomjetetit, 66 vjeç. Aktualisht 66-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Read More

KAKAVIJË- Një 28-vjeçar i shpallur në kërkim pasi ishte dënuar me 3.6 vjet burg për “plagosje të rëndë me dashje”, është arrestuar në pikën kufitare të Kakavijës. Në pranga është vënë Enea Arapi, i cili më datë 15.03.2018 gjatë një konflikti të çastit ka goditur me kaçavidë një person. “Si rezultat i verifikimit të shtetasve në hyrje/dalje dhe shkëmbimit të informacioneve me DVP Korçë, Policia Kufitare në hyrje të RSH-së, kapi shtetasin e shpallur në kërkim: Enea Arapi, 28 vjeç, banues në fshatin Rrëmbec, Maliq. Gjykata e Korçës e ka dënuar këtë shtetas, me 3 vjet e 6 muaj burgim, për…

Read More

Jon Landau, producenti fitues i çmimit Oscar i disa prej filmave me fitimet më të larta në botë të të gjitha kohërave, duke përfshirë Titanic dhe Avatar ka vdekur në moshën 63-vjeçare. Raportohet se ai ndërroi jetë pasi prej më shumë se një viti vuante nga kanceri. Motra e tij Tina konfirmoi vdekjen në rrjetet sociale, duke e quajtur atë “vëllain më të mirë që një vajzë mund të ëndërronte ndonjëherë”. “Zemra ime është thyer, por gjithashtu shpërthen nga krenaria dhe mirënjohja për jetën e tij më të jashtëzakonshme, dhe dashurinë dhe dhuratat që ai më dha mua – dhe…

Read More

MEMALIAJ- Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur paraditen e sotme në Memaliaj. Sipas informacioneve policore një automjet i tonazhit të rëndë që përdoret për shpime për nxjerrjen e ujit është përmbyur dhe ka zënë poshtë drejtuesin, 50-vjeç. Aksidenti është regjistruar në fshatin Qesarat. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. NJOFTIMI I POLICISË: Rreth orës 10:30, në fshatin Qesarat, Memaliaj, një automjet i tonazhit të rëndë (automjet shpimi për nxjerrjen e ujit) që drejtohej nga shtetasi L. N., rreth 50 vjeç, në një rrugë dytësore të hapur rishtazi, aksidentalisht është përmbysur dhe ka zënë poshtë…

Read More

Brikenda Karricaj ndërkohë u komentua për një lidhje me Gani Gërminë, por ajo pas daljes nga shtëpia mohoi këtë gjë, duke thënë që ka qenë vetëm një lojë që bëri dyshja. E njohur për figurën e saj tërheqëse, bukuroshja nga Gjakova mori vëmendjen me figurën e saj seksi edhe gjatë spektaklit, por edhe pas përfundimit të tij. Aktiviteti i saj i konsiderueshëm në rrjetet sociale përfshinte paraqitje tërheqëse. Postimet e fundit të saj kanë qenë nga pushimet, duke vënë në dukje stilin e saj të mrekullueshëm.Imazhet më të fundit që ndau me fansat ishin në bikini dypjesëshe ngjyrë bezhë, duke…

Read More

Policia në Burrel ka goditur një veprimtari të jashtëligjshme të lojërave të fatit. Për një 47-vjeçari nisi hetimi në gjendje të lirë, ndërsa një tjetër u shpall në kërkim. Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin, nëpërmjet celularëve të tyre dhe kundrejt shumave të parave, iu vinin baste sportive qytetarëve të ndryshëm. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan celularët që përdoreshin nga këta shtetas dhe një shumë parash që dyshohet të përfituara nga kjo veprimtari.

Read More

Arrestohet këtë të diel 27-vjeçari, i shpallur në në kërkim, në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 19.06.2024, ku në bashkëpunim me 4 shtetas të tjerë tentuan të vrisnin një person. Po ashtu arrestohet në flagrancë edhe një shtetas tjetër, i cili përkrahu 27-vjeçarin dhe posedonte në banesë armë zjarri me municion. Uniformat blu bëjnë me dije se procedohen penalisht edhe 2 të tjerë, të cilët fshehën provat materiale të kryerjes së krimit. Policia po punon për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës…

Read More