Author: tirana

UKRAINË- Kundërajrorët ukrainas i kanë zmbrapsur sulmet e reja ruse me dronë dhe me raketa në disa rajone mëngjesin e së dielës, tha Forca Ajrore e Ukrainës. “Armiku sulmoi me dy raketa balistike të tipit Iskander-M, dhe me 13 dronë të llojit Shahed”, shkroi Forca Ajrore në Telegram. Sipas saj, 13 dronë u rrëzuan në rajonet Kirovohrad, Harkiv, Sumi dhe Poltava. Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha në Telegram se raketa e saj Iskander i ka shkatërruar dy hedhës të kundërajrorit Patriot dhe një stacion radari Giraffe në fshatin Juzhin në rajonin e Odesës. Pretendimi rus nuk mund të…

Read More

Gjykata e Posaçme cakton masën e dyte të sigurisë ‘arrest në burg’ për ish-kryebashkiakun e Himarës, Jorgon Goron. Ai është ne hetim për shpërdorim te detyrës pasi dyshohet se në kundërshtim me ligjin pajisi me 4263 m2 tokë kryetarin aktual te bashkisë se Himarës, Arqile Bollano. Goro nëpërmjet avokatit Sokol Hazizaj kundërshtoi masën e sigurisë me argumentin se nuk mund te caktohet një mase e dyte sigurie ekstreme si ajo e arrestit kur nuk plotësohet asnjë kriter ligjor.

Read More

GJERMANI – “Turqia u largua nga “Euro 2024”, pasi e ka ngarkuar turneun me shpirtin dhe energjinë e tij dhe ka fituar zemrat e futbolldashësve në të gjithë botën”,- tha të shtunën trajneri Vincenzo Montella. Turqia humbi 2-1 ndaj Holandës në çerekfinalen në Berlin, teksa portokallinjtë arritën të rezervojnë një vend gjysmëfinale, për t’u përballur me Anglinë në Dortmund, pas një përplasjeje të mprehtë para tifozerisë pasionante turke. “Që nga fillimi i kampionatit shpirti ynë i ekipit dhe mbështetja e tifozëve tanë ishin të pashoqe. Jemi shumë krenarë. Mënyra se si skuadra jonë luajti, interpretoi dhe u përshtat me lojën ishte e mrekullueshme. Ne kishim një ëndërr dhe ishim…

Read More

Prokuroria e Tiranës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 3 ish-zyrtare të komunës se Bërxullës . Bëhet fjalë për shtetasit Ymer Marku, Kujtim Balliu dhe Agim Loci. Ata akuzohen për shpërdorim detyre si dhe Kujtim Allmeta për falsifikim të dokumentava. Marku, Balliu dhe Loci akuzohen se kanë tjetërsuar një sipërfaqe toke prej 7500m2 që në fund u përfitua në mënyrë të paligjshme nga Kujtim Alimeta. NJOFTIMI: Lejuan përvetësimin e 7500m2 tokë me dokumente të falsifikuara, Prokuroria e Tiranës çon në gjyq tre ish-zyrtarët e Komunës Bërxullë për ‘Shpërdorim detyre’ dhe shtetasin K.A. për ‘Falsifikim të dokumenteve’ Prokuroria pranë…

Read More

DURRËS- Gjatë një operacioni policor në Durrës kundër trafikut të drogës dhe armëmbajtjes pa leje janë arrestuar e ndaluar 15 shtetas, 3 janë shpallur në kërkim dhe 4 të tjerë janë proceduar penalisht. Gjykata e Durrësit kishte caktuar masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 16 shtetas, ku gjatë operacionit u ndaluan 13 prej tyre, konkretisht: Durim Meta, Florian Demiri, Flamur Tare, Diamant Shkina, Sadik Lako, Rustem Kolgjini, Zamir Hoxha, Mariglen Lisi, Saimir Sina, Klodian Sehiti, Mateos Jeshili, Ergert Patlli dhe Gerald Taraj. Xhuliano Xhaferi është arrestuar në flagrancë pasi policia gjatë kontrollit në banesë i gjeti heroinë dhe kanabis, gjithashtu…

Read More

Brenda pak minutave dy aksidente kanë ndodhur në qytetin e Pogradecit. Në aksidentin e parë, një mjet ka goditur një këmbësore në vijat e bardha, duke e lënë të lënduar. Mësohet se këmbësorja u dërgua në spitalin e Pogradecit për ndihmë mjekësore. Në aksidentin e dytë, mësohet se një mjet tip furgon ka përplasur një biçikletë, ku ka lënë të plagosur drejtuesin e saj. Edhe ky person u dërgua në spital ku po merr ndihmën mjekësore. Bluzat e bardha bëjnë me dije se të dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën. /abcnews.al

Read More

“Fronti i Ri Popullor” mund të fitojë shumë mandate në raundin e balotazhit në Francë. Por kryeministri nuk do të jetë nga radhët e tij. Presidenti Macron i do të majtët shumë më pak se të djathtët. I qartë dhe e drejtpërdrejtë: “Asnjë votë për Rassemblement National, asnjë deputet i Rassemblement National” – ky është mesazhi i thjeshtë i së majtës në Francë me të cilën ajo synon të pengojë fitoren nacionalistëve të djathtë. Udhëheqësi i partisë ekstremiste të majtë “Franca rebele”, Jean-Luc Melenchon, e përsëriti vazhdimisht këtë emërues më të vogël të përbashkët të “Fronti i Ri Popullor” (“Nouveau…

Read More

Kredia për shtëpi u rrit për të katërtin vit radhazi në 2023. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se kredia e re për blerje banesash arriti rekordin e ri historik prej 48.5 miliardë lekësh, ose rreth 466 milionë eurosh. Kredia e re për banesa u rrit me 5.2% krahasuar me vitin 2022. Vlera e portofolit aktiv ose tepricës së kredisë për shtëpi në fund të vitit 2023 arriti në pothuajse 177.2 miliardë lekë, me rritje vjetore prej 6.3%. Pesha e kredisë për shtëpi ndaj totalit të huasë së dhënë në vend është rritur me shpejtësi, nga 19% në fund…

Read More

Shembja e një ndërtese në Indi i ka marrë jetën të paktën shtatë personave. Ngjarja e rëndë ka ndodhur të shtunën, në shtetin perëndimor indian të Gujarat, ndërsa dyshohet se ka persona të bllokuar në ndërtesë. Operacionet e shpëtimit rifilluan të dielën ndërsa ekipet u përpoqën të pastronin mbeturinat pas shembjes, tha zëvendëskomisioneri i policisë së qytetit Rajesh Parmar, duke shtuar se është e paqartë se sa njerëz janë ende të bllokuar. Në lidhje me ngjarjen nuk ka ende informacion mbi shembjen e ndërtesës, ose cfarë mund ta ketë shkaktuar.

Read More

Përplasen dy mjete në aksin rrugor Maliq – Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në afersi të fshatit Çërravë kur një mjet tip “Volwagen” teksa po udhëtonte nga Korça në drejtim të Pogradecit ka goditur një mjet të policisë brenda së cilës ishte dhe një efektiv policie. Sipas uniformave blu mjet tip “Volwagen” ka kryer një manovër të gabuar duke i prerë rrugën dhe krejt papritmas është përplasur me mjeti e policisë. Nga goditja ka mbetur i plagosur oficeri i policisë rrugore, i cili ndodhet në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore. Nga ana tjetër policia ka shoqëruar në komisariatin e Pogradecit…

Read More

Zhvillohet këtë të diel raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, me të djathtën ekstreme, me në krye Marine Le Pen, që shpreson për një fitore historike. Votimi në Francë fillon në orën 08:00 dhe sondazhet e para do të publikohen 12 orë më vonë. Zgjedhjet me dy raunde erdhën si një tronditje për një vend që po përgatitej për fillimin e Lojërave Olimpike të Parisit më 26 korrik. Siguria ishte tashmë e rreptë dhe tani 30,000 policë janë vendosur në këtë periudhë tensioni të shtuar politik. Nga raundi i parë, ku Alarm Kombëtar i Marine Le Pen doli i…

Read More