Një shqiptar është dënuar me 20 vite burg pasi u shpall fajtor për përdhunimin e vajzës së tij. Mediat franceze shkruajnë se gjykata e Meuse Assize dënoi një babain monstruoz ditën e martë. Fillimisht babai u dënua në shkallën e parë, në janar 2023, me 18 vjet burg me një periudhë sigurie dy të tretat nga gjykata penale e Moselës.Por një gabim procedural lejoi lirimin e tij, por vetëm dymbëdhjetë ditë më vonë ai u arrestua sërish për shkelje të detyrimeve. Kësaj radhe, Gjykata e Assize Meuse i dënoi të akuzuarit me njëzet vjet burgim penal, dënimi maksimal për këtë…
Author: tirana
Këshilli Kombëtar i Territorit miratoi ditët e fundit lejet e zhvillimit për disa ndërtesa shumëkatëshe në Tiranë. Një prej tyre do të jetë një ndërtesë me 65 kate mbi tokë dhe gjashtë nën tokë, më e larta në kryeqytet. Objekti që do të ndërtohet në Bulevardin e Ri, lë pas projektin “Mount Tirana” që është deri më tani projekti me lartësinë më të madhe, me 58 kate. Në listën e KKT janë edhe disa projekte ndërtesash shumëkatëshe . Bëhet fjalë për ndërtesën me 50 kate në rrugën “Teodor Keko”, apo atë me 35 kate në rrugën “Dritan Hoxha”. Një projekt…
Gazetari dhe shkrimtari Skifter Këlliçi është një nga miqtë e afërt të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare. Në një bisedë me gazetaren Rudina Xhunga në emisionin Shqip në DritareTV, zoti Këlliçi tregon se shpeshherë e ka mbrojtur Kadarenë kur sulmoheshe nga intelektualë dhe regjimi për veprat që ai shkruante në kohën e diktaturës. Ai tregon një rast, kur shkroi poezinë “Një mesditë byroja u mblodh” që ngjalli një zemërim të madh tek Enver Hoxha. Unë e kam mbrojtur Ismail Kadarenë kur nisën sulmet ndaj tij në fillim të viteve 2000. Kadareja u sulmua shumë kur ai botoi poemën “Një…
Për t’u mbrojtur apo për ta përdorur si një trampolinë? Më shumë shtetas kryesisht nga Lindja e mesme po kërkojnë azil në Shqipëri. Në 2023 numri i emigrantëve që kërkojnë mbrojtje ndërkombëtare në vendin tonë u dyfishua duke arritur në 261 gjithsej. Sipas INSTAT referuar Departamentit të Kufirit dhe Migracionit, pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kryesonin shtetasit afganë me 161 kërkesa, sirianët me 38 kërkesa dhe irakianët me 25. Pavarësisht kërkesave në rritje, në 2023 u dhanë 14 vendime pozitive për status të mbrojtjes plotësuese. Nga këto raste 5 u përkasin shtetasve me origjinë nga Iraku, 4…
Sipas një studimi të ri kafeina mund të jetë një trajtim i ardhshëm për sëmundjen e Alzheimerit pasi efektet e saj mund të jenë të dobishme në ngadalësimin e përparimit të sëmundjes tek pacientët që janë prekur në një fazë të hershme. Disa studime epidemiologjike kanë theksuar tashmë se konsumi i rregullt dhe i moderuar i kafeinës duket se ngadalëson përkeqësimin e aftësisë njohëse të lidhur me moshën e vjetër dhe rrezikun e zhvillimit të sëmundjes Alzheimer. Në një studim të ri, i cili është publikuar nga revista “Brain”, studiuesit në qendrën kërkimore franceze Lille Neuroscience et Cognition analizuan mekanizmat…
Roza Lati dhe Françeska Murati duket se po kalojnë pushimet me njëra-tjetrën, me dy ish-banoret e BBVIP 3 që duket se janë lidhur shumë së bashku që pas përfundimit të spektaklit. Moderatorja e njohur dhe “Miss London 2023” kanë pasur përplasjet e tyre brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, por duket se çdo gjë e kanë lënë pas. Së fundmi, të dyja ato kanë postuar video dhe foto të njëra-tjetrës duke shijuar jugun e Shqipërisë, teksa në një postim, Françeska shkruan: “Ata që zihen, duhen më shumë”, duke e shoqëruar me fytyrë duke qeshur dhe me një zemër të…
Maturantët e Ersekës shkelën mbi tapetin e kuq. I gjithë qyteti ishte aty për t’i parë. Ashtu siç e do tradita. Më i veçanti ndër ta ishte Aldo, i cili është me sindromën Down. I gëzuar, i lumtur, i qeshnin edhe sytë. U çudita. Sa shumë dashuri i falnin të gjithë. Më takoi i ati, më tregoi për shoqëruesen e tij. ÇFARË?! – u habita! Katerina udhëtoi nga Zelanda e Re drejt Ersekës vetëm për Aldon. Katerina shpenzoi mbi 20 mijë euro bileta sepse mori me vete dhe familjen e saj. I DETYROI! Katerina, pse sot këtu? -Nuk bëhej matura…
Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka ofruar 5 milionë lekë garanci pasurore për të marrë një masë më të butë sigurie nga Gjykata e Posaçme Antikorrupsion. Në seancën që po zhvillohet në GJKKO që prej orës 12:30, ish-ministri Beqaj i ka mohuar akuzat e ngritura ndaj tij. Sot pritet të bëhet vlerësimi i masës për të dhe të akuzuarit e tjerë. Dje, Gjykata nuk i verifikoi dot 8 masat e sigurisë, mes tyre edhe ndaj ish-funksionarit Ilir Beqaj, të identifikuar si shpërdorues të fondeve të Bashkimit Europian, përmes prokurimeve dhe shërbimeve fiktive që aprovoheshin nga SASPAK. Avokatët e tyre kërkuan…
Këngëtari Valon Shehu është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit. Ai ra në prangat e Policisë për posedim të drogës. 34-vjeçari është prangosur në rrugën “Gasper Karaqi”, në Gjakovë, pasi fillimisht u ndal nga Policia për kontroll dhe verifikim sepse kishte kryer kundërvajtje në trafik. Raportohet se Shehut pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policorë i është gjetur një sasi e substancës narkotike, e llojit kokainë. Droga është sekuestruar si provë materiale, ndërsa këngëtari është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Ekonomia do të vijojë të rritet në periudhën afatshkurtër dhe afatmesme. Sipas Bankës së Shqipërisë, kjo rritje do të mbështetet nga përmirësimi i vazhdueshëm i kapitalit të huaj në vend, bilancet pozitive të sektorit privat dhe kushtet e përshtatshme monetare. Aktualisht, rritja ekonomike po ushqehet nga rritja e fuqisë blerëse të familjeve shqiptare, e investimeve nga bizneset, si dhe e kërkesës së huaj për shërbimet e turizmit shqiptar. Kjo kërkesë e lartë e familjeve për mallra e shërbime është ndikuar nga rënia e inflacionit dhe rritja e pagave. Gjithashtu, të ardhurat nga numri i lartë i turistëve të huaj në…
Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për rrëmbimin e një 26-vjeçareje dhe djalit të saj 5-vjeçar. Mediet fqinje bëjnë me dije se 33-vjeçari e kishte të ndaluar t’i afrohej së resë, gjithashtu me origjinë shqiptare. Për arrestimin e tij janë përfshirë efektivët e Padovës, Trevisos, Vicenzas dhe Trentos të cilët u alarmuan ditën e djeshme nga bashkëshorti i 26-vjeçares. Sipas asaj që mësohet, i dyshuari, 33 vjeç, banues në zonën e Trevisos, ka kapur në Borgoricco (Padova), gruan që shoqëronte me makinë djalin e saj për në çerdhe dhe me kërcënimin e thikës i ka detyruar të…
Nuk ka rikthim në veprimtarinë e shitblerjs së borxheve të këqija të shoqërisë Mikro Kredit Albania, shkurt MCA. Genti Sejko, Guvernator i Bankës së Shqipërisë nuk i ka hequr asnjë presje vendimit të tij për t’i hequr licensën një prej shoqërive financiare jo bankare, që ka krijuar jo pak problematika në tregun e kredi dhënies në Shqipëri. Ky është vendimi i Guvernatorit, i botuar në buletinin e radhës së autoritetit të mbikqyrjes bankare. Sipas këtij vendimi ankimimi administrativ i subjektit “MICRO CREDIT ALBANIA” shpk, që kërkon shfuqizimin e revokimit të licencës për kryerjen e veprimtarive financiare, sipas licencës së dhënë…