Author: tirana

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka shpallur datën e zgjedhjeve të reja në Bashkinë e Himarës. Pas konfirmimit të pavlefshmërisë së kryebashkiakut të zgjedhur por të pabetuar Fredi Beleri, është vendosur që data për zgjedhjet e reja të jetë 4 Gushti.Sot, Këshilli i Ministrave njoftoi zyrtarisht Presidentin e Republikës për vakancën e krijuar në bashkinë Himarë për shkak të konstatimit të pavlefshmërisë së mandatit të fituar nga Dhionisios (Alfred) Petro Beleri dhe kërkoi caktimin e datës së zgjedhjeve, brenda afateve që përcakton Kodi Zgjedhor. Kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë është gjendur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në kushtet e…

Read More

Është mbyllur përfundimisht burgu i grave ‘Ali Demi’. 30 të paraburgosurat e fundit që do të mbahen në burgun e Pojskës, Pogradec. Në fillim të kësaj jave u transferuan gratë me status të burgosura dhe sot të gjitha të paraburgosurat. Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Ali Demi ndryshe burgu 325 është i njohur me këtë emër që prej vitit 1976. Kjo IEVP ka shërbyer si repart pune për ndërtimin e pallateve të banimit në Tiranë nga të dënuarit me burgim. Me ndërprerjen e punimeve mbeti si burg ky shlyejnë dënimin të dënuar për vepra të lehta penale si dhe…

Read More

Kryeministri Edi Rama i ka dërguar një shkresë zyrtare Presidentit Bajram Begaj, përmes së cilës i kërkon që të shpallë zgjedhje të parakohshme në Bashkinë e Himarës. Fredi Beleri, kryebashkiaku i zgjedhur por i pabetuar për shkak të dënimit me burg, humbi sot betejën në KQZ.Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh sot, me praninë e vetë Fredi Belerit, dhe e njoftoi atë se duke qenë se prej më shumë se një viti e gjysmë nuk ka mundur të marrë leje për t’u betuar, ka humbur të drejtën për të qenë kryebashkiak.Në këto kushte, kryeministri Edi Rama i ka dërguar shkresë…

Read More

Helikopterët e tipit Black Hawk UH-60A+, fluturojnë për herë të parë me pilotë shqiptarë. Personeli i pilotëve të FA, teknikëve të bordit dhe atyre të mirëmbajtjes u certifikuan për kryerjen e detyrave në përfundim të fazës së parë të trajnimit nga instruktorët amerikanë të skuadrës SATMO. 8 pilotë dhe 8 specialistë mirëmbajtje janë kualifikuar në profilet teknik linje, motori, strukture, avionik etj. Ekipi amerikan SATMO, sipas kontratës do të kryejë avancimin e aftësive të pilotëve në modulet transport trupash, fast-rope, bumbi bucket, vinç, IFR, dhe natën me NVG. N/Kolonel Ervin Buzi, ka kryer avancimin operacional për të kryer transport trupash…

Read More

Policia e Elbasanit ka vënë në pranga dy persona. Në kuadër të operacionit policor të koduar “First”, u arrestua në flagrancë shtetasi A. M., 31 vjeç, banues në Elbasan, pasi posedonte në banesë, 1 armë zjarri kallashnikov, 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do t’i trafikonte. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Second”, u arrestua në flagrancë shtetasi F. B., 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë kontrollit në automjetin dhe në banesën e tij, Policia gjeti dhe sekuestroi 3 thika dhe një sasi kokaine, njoftoi sot policia.

Read More

Bora Muzhaqi, Ministri i Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, pas takimeve me të rinjtë në Kurbin dhe dhe Shkodër, është ndalur këtë herë në Lushnje e në Kuçovë në kuadër të turit të konsultimeve “Rinia Ndryshon Ligjet” për rishikimin e ligjit nr. 75/2019 “Për Rininë” dhe ligjit nr. 45/2016 “Për Vullnetarizmin”. Ministrja Muzhaqi e cilësoi këtë bashkëbisedim me të rinjtë e qytetit të Lushnjes dhe Kuçovës dhe zonave përreth konstruktiv e të frytshëm, ku të rinjtë shprehën rekomandimet dhe sugjerimet e tyre për përmirësimin e kuadrit ligjor. “Çdo koment, sugjerim dhe rekomandim u mbajt shënim për t’u reflektuar në draft…

Read More

Ministria e Arsimit ka publikuar kalendarin e procedurave për regjistrim në universitete. Kandidatët, përpara aplikimit për zgjedhjen e preferencave në portalin e aplikimit universitar, kryejnë pagesën e tarifës së aplikimit në vlerën 2000 (dy mijë) lekë, në zyrat e Postës Shqiptare apo në bankat e nivelit të dytë, nëpërmjet faturës për arkëtim, të cilën e shkarkojnë në portalin U-Albania. Pagesa kryhet deri në 29 korrik 2024. Pas dorëzimit të mandatit të pagesës, sekretaritë e shkollave konfirmojnë pagesën e kryer brenda datës 29 korrik 2024, në portalin U-Albania. A. Procedurat e aplikimit Raundi i parë, pika 5 Në periudhën 30 korrik…

Read More

Dy punonjës të Policisë Rrugore janë pezulluar nga detyra për shpërdorim detyre. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore, pas një hetimi të thelluar në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka ekzekutuar vendimin penal të kësaj Gjykate, e cila ka vendosur: 1.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre apo shërbimi publik” dhe “Ndalim të daljes jashtë shtetit” për A.SH., 50 vjeçe, me detyrë Trupë Shërbimi në Komisariatin e Policisë Rrugore Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale, “Shpërdorim detyre kryer në bashkëpunim”; 2.Masën e sigurisë “Pezullim të ushtrimit të një detyre…

Read More

Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në fakultetin e Ekonomikut në Tiranë. Një shef departamenti, konkretisht Mirdaim Axhami, 43 vjeç ka rrahur për shkak të detyrës pedagogen Liljana Billa (Elmazi), ish-deputete. Shkak i sherrit janë bërë tezat e provimit. Ngjarja ka ndodhur pikërisht në ambientet e fakultetit. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij.”, thuhet në njoftimin e policisë. Arrestimi i pedagogut ka ndodhur rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm.

Read More

Ish-banorja e “Big Brother Vip Albania”, Meri Shehu vijon të jetë pjesë e emisionit “Top Arena”. Me energjinë dhe karizmën, ajo ka arritur të fitojë zemrat e publikut. Mbrëmjen e kaluar, ajo u shpreh gjatë emisionit se ka gjetur dashurinë e jetës, mirëpo kjo ishte vetëm një shaka e saja me Kostën. Biseda në studio: Meri: Kam pasur një ditë që as unë s’do e mendoja që ishte kaq e mirë. Sot është hëna e re në gaforre. Mesa duket mua më kapi mirë. Kosta: Kemi dhe lajm. Ta them unë lajmin? Meri: Bëra shaka unë me Kostën. Më tha…

Read More

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin M. A., 43 vjeç, banues në Tiranë, pasi për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur me grusht vartësen e tij. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasit: – E. S., banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe e ka kanosur atë; – J. C., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 arrestuan shtetasin Z. Gj., 40 vjeç,…

Read More

Një 30-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasditen e djeshme në një kantier ndërtimi në San Severino. Siç bëjnë me dije mediat italiane, i riu shqiptar është rrëzuar nga një lartësi prej 10 metrash. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30. 30-vjeçari nuk punonte në kantier, por kishte shkuar jashtë orarit të punës dhe ishte ngjitur në skelë. Policia italiane ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen. Trupi i pajetë është dërguar në morgun e San Severinos.

Read More