Author: tirana

Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi ishte i ftuar në Ditarin me Erion Dushin në A2 CNN ku foli për disa çështje, mes të cilave dhe për heqjen e mandatit për Fredi Belerin dhe shpalljen e zgjedhjeve në Himarë. Idrizi shprehu çudinë sesi një vend i BE i ofron qytetarëve mundësinë për të votuar një person me tre dënime. “I fundit që më intereson është të komentoj Belerin. Është një njeri me 3 emra. E dëgjuat në KQZ. Ka tre dënime me burg. Një për armëmbajtje pa leje në Greqi, për masakrën e Peshkëpisë. Njeri i dënuar për përdhosje të simboleve…

Read More

Mund t’i keni parë nëpër qytet, e ndoshta edhe i keni përdorur për të lëvizur në distanca të shkurtra në Tiranë. Janë 500 skuterë të rinj, që Bashkia e Tiranës dhe aplikacioni “Bin Bin” kanë shpërndarë kryesisht në kryqëzimet kryesore të qytetit, për të gjithë qytetarët që duan të lëvizin me një mjet ekologjik. Në prezantimin e projektit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj këshilloi që përdorimi i skuterave të bëhet duke respektuar rregullat e qarkullimit rrugor. “Tirana është bërë një qytet tejet turistik. Kjo do të thotë se qyteti, gjithmonë e më shumë, do t’i ofrojë mjete të…

Read More

Xhimi Bakaj është 23-vjeçari që mbeti i vdekur mbrëmjen e së premtes, pasi u qëllua me thikë nga Xhuliano Miho në rrugën “Ramiz Aranitasi” në Fier. Shkak për vrasjen e të riut është bërë divorci mes autorit dhe bashkëshortes me të cilën ka dy fëmijë. Kjo e fundit kishte disa muaj që ishte larguar nga banesa bashkë me fëmijët dhe bashkëjetonte me 23 vjeçarin. Autori e ka takuar në rrugë viktimën dhe pas një debati e ka qëlluar tri herë me thikë.

Read More

“Ujë nga Shqipëria apo nga Sagiadha”. Ky ishte titulli i faqes së parë të gazetës lokale “Corfupress” para disa ditësh, e cila i rikthehet përsëri problemit aq jetik për Korfuzin, por edhe për Lefkadhën, mungesës së ujit të pijshëm. Autoritetet në dy ishujt e Jonit verior, janë tepër të shqetësuara për verën e këtij viti, pasi nuk dinë si ta përballojnë problemin më të madh që kërcënon mirëqenien e banorëve dhe rrjedhën e turizmit, furnizimin me ujë si një problem që ka vite dhe nuk po zgjidhet. Në Korfuz, me iniciativën e Guvernatorit të Qarkut Yiannis Trepeklis në bashkëpunim me…

Read More

Pedagogu i Fakultetit Ekonomik, Mirdaim Axhami u arrestua nga policia pas një sherri me kolegen e tij, Liljana Billa, e cila e akuzon se e ka goditur në fytyrë. Sipas informacioneve të para, dyshohet se shkak për përplasjen janë bërë tezat e provimit pasi ata akuzojnë njëri-tjetrin se i kanë shitur apo ndërruar. Gazetari Ervin Leka, në një raportim live, thotë se përplasja mes pedagogëve ka nisur prej disa muajsh. Sipas tij, zanafilla e përplasjes ka nisur që kur ata garuan për kreun e departamentit të fakultetit, që u fitua nga Axhami. Gazetari shton se Billa e ka denoncuar disa…

Read More

Gjermania përcjell me duartrokitje dy legjenda të vërteta, Toni Kroos, por dhe Thomas Myler, për dy heronjtë e Botërorit të Brazilit, kjo ishte ndeshja e fundit me fanellën e përfaqësueses, me Kroos që u tërhoq përfundimisht edhe nga futbolli i luajtur: “Jam krenar që kam dhënë kontributin tim në përmirësimin e futbollit gjerman. Gjithsesi, sot jam thellësisht i zhgënjyer. Kishim një objektiv të madh për të arritur, por kjo ëndërr tashmë u shkatërrua. Të arrish deri në këtë pikë, deri në gjysmën e turneut është pak e vështirë për ta pranuar”, u shpreh Toni Kroos pas ndeshjes. Me lot në…

Read More

Zbulohet një parcelë me kanabis në Vaun e Dejës. Në saj të megaoperacionit policor kombëtar të koduar “Territor i pastër”, u zbulua për kontrolleve me helikopter, një parcelë me 15 547 fidanë e bimë kanabis. Sakaq, policia është në kërkim të kultivuesve të drogës. NJOFTIMI I POLICISE Kontrollet nga ajri u kryen në zona me terren shumë të vështirë, me mbështetjen e helikopterit të Forcave Ajrore të Ministrisë së Mbrojtjes. Nga kontrollet intensive të territorit në njësitë administarative Shllak dhe Temal u gjetën dhe u asgjësuan 15 547 fidanë e bimë kanabis. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vau i Dejës,…

Read More

Një aksident i trefishtë ka ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Lushnjë, më pasojë dy të lënduar. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur ‘pushimi i shoferit’, ndërsa ende nuk dihen shkaqet. Për shkak të aksidentit janë shkaktuar radhë të gjata trafiku.

Read More

Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi akuzohet për rrëmbimin e një 26-vjeçareje dhe djalit të saj 5-vjeçar. Mediat italiane bëjnë me dije se 33-vjeçari e kishte të ndaluar t’i afrohej së resë, gjithashtu me origjinë shqiptare. Për arrestimin e tij janë përfshirë efektivët e Padovës, Trevisos, Vicenzas dhe Trentos të cilët u alarmuan ditën e djeshme nga bashkëshorti i 26-vjeçares. Sipas asaj që mësohet, i dyshuari, 33 vjeç, banues në zonën e Trevisos, ka kapur në Borgoricco (Padova), gruan që shoqëronte me makinë djalin e saj për në çerdhe dhe me kërcënimin e thikës i ka detyruar të ndalonin.…

Read More

Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë ka reaguar lidhur me vendimin e sotëm për shkarkimin e Fredi Belerit nga posti i kryetarit të Bashkisë së Himarës. “Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerisin pa u bërë as edhe betimi i kryetarit të Bashkisë Heimares përbën një praktikë të re dhe përfundimin e parashikuar të një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit të së drejtës”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme greke. Gjithashtu, Athina zyrtare kërkon nga autoritetet shqiptare të marrin “të gjitha masat e nevojshme për…

Read More

Një i burgosur, i cili akuzohet për vrasje është arratisur nga burgu i Smrekonicës në Kosovë. Sipas medieve fqinje bëhet fjalë për shtetasin Faton Hajrizi. Për largimin e tij nga institucioni është përgatitur letër rreshtimi dhe është njoftuar edhe policia. Lidhur me rastin, deri në përfundim të hetimeve, janë pezulluar dy oficerë.

Read More