Author: tirana

DASHI Kjo ditë nis me këmbën e djathtë, Venusi dhe Marsi janë të favorshëm dhe do të mund të bëni gjëra të mëdha nga ana sentimentale. Është e drejtë që të mendoni për projekte të reja, por t’u jepni hapësirë ​​edhe ndjenjave. Në punë mund të krijohet një situatë e rëndësishme dhe me siguri mes ditës së sotme dhe nesër do të vijnë lajme të mira.Shtrydh shijen e argëtimit me Fanta! DEMI Sipas horoskopit të Paolo Fox , marrëdhënia me partnerin është bërë tashmë një shtytje për shkak të planetëve që janë ende armiqësor. Duhet të gjeni sërish pak qetësi,…

Read More

Këtë të diel territori i Shqipërisë do të përfshihet nga moti nxehtë dhe i kthjellët. Sipas MeteoAlb, temperaturat priten të shkojnë deri në 38-39 gradë Celsius në qarkun e Beratit. Shqipëri – Depërtimi i masave ajrore nga Afrikës drejt brigjeve të Mesdheut me ndikim deri në Ballkan do të sjellë në vendin tonë; mot të kthjellët dhe të nxehtë, por herë pas here priten vranësira të lehta e kalimtare ku më të theksuara do të jenë në zonat Juglindore të Shqipërisë. Parashikohet që pasditja dhe nata të vijojnë me kthjellime dhe vranësira të lehta në të gjithë territorin e vendit. Temperaturat…

Read More

Avokati i ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka folur pas vendimit të Gjykatës së Posaçme për të lënë në burg klientin e tij. Ermal Yzeiraj ka folur për mediat pas seancës rreth 7-orëshe të zhvilluar sot në GJKKO dhe ka thënë se SPAK nuk do që klienti i tij të mbrohet nga akuza për koncesionin e sterilizimit. “Beqaj tha në gjykatë se e gjitha kjo, është një tentativë për ta denigruar si figurë, për ta nxirë si person që mund të akuzohet edhe për vjedhje nga më minimalet. Për të penguar atë që të punojë për çështjen e sterilizimit në…

Read More

Boksieri i talentuar Nelson Hysa pasi korri dhe suksesin  e fundit  duke marrë titullin IBO INTERNATIONAL CHAMPION, po karikon bateritë për të rrëmbyer titullin Kampion Europenë peshën e zeus te boksit Heavy Wheight.  Një ndeshje unike e jashtëzakonshme që do të zhvillohet më datë 11 Korrik në Sheshin Skëndërbej. Hysa do te4 ndeshet ndaj Thorsten Fuchs për titullin kampion Europe. Të dy boksierat pa asnjë humbje me ndeshje te mbyllura me knockout. Ndeshja e dytë po kaq e rëndësishme do të luhet për titullin Kampion Globi. Alban Bermete me 16 fitore deri tani do të ndeshet me nigerianin OBinna Mathew…

Read More

Anglia ka mundur Zvicrën në Dyseldorf, duke u kualifikuar më tej vetëm falë penalltive. Sfida nisi me presion nga të dyja skuadrat, por pa mundur të gjenin golin në pjesën e parë, teksa rrjeta u tund vetëm në minutën e 75’ nga Embolo. Gjithsesi “Tre Luanët” nuk u dorëzuan dhe barazuan pas vetëm pesë minutash me anë të Saka. Koha shtesë pati raste nga të dyja skuadrat, por rrjetat nuk u tundën më, duke ia lënë fatin e ndeshjes në dorë goditjes së 11-metërshave. Nga penalltitë, për anglezët nuk gaboi asnjë, ndërsa te zviceranët, i vetmi që u ndal nga…

Read More

Një tërmet me magnitudë 4.9 ballë të shkallës Rihter ka ndodhur pasditen e së shtunës mes Kyllini dhe Zakynthos. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me qendër 17 kilometra në jug jugperëndim të Kilinit, në det. Thellësia e lëkundjes, e cila u ndje veçanërisht në Ilia, Achaia dhe Zakinthos, llogaritet në 10 kilometra. Zona është shumë sizmogjenike, ndërsa deri tani nuk raportohen dëme.

Read More

Kreu i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, i pyetur sesa gjasë ka që vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi të drejtojë këtë forcë politike, është shprehur se nuk ka vakancë në kryesi. Më tej ai u shpreh në studion e emisionit ‘Kjo Javë’ se ka luftuar që të bashkojë PD-në dhe që zgjedhjet e ardhshme mos t’i humbë. A mund të drejtojë Argita Malltezi PD-në, sa gjasa ka? Bardhi: Unë e kam thënë, refuzoj të…nëse bëjmë këtë pyetje jemi në opsionin që PD ka humbur zgjedhjet. Unë nuk kam luftuar të bashkoj PD-në që PD të humbë zgjedhjet. Nuk…

Read More

Ishte një përballje e denjë për fazën çerekfinale, me Anglinë e Zvicrën, që kanë mbyllur 90 minutat e plota, në “Merkur-Spiel Arena”, të Dyseldorfit, me rezultatin e barabartë, 1 me 1, duke lënë për “të diskutuar” kualifimin, për në gjysmëfinalet e Euro 2024, vetëm në kohën shtesë.Të dy golat erdhën në pjesën e dytë, ku fillimisht ishte Breel Donal Embolo, i cili gjeti rrjetën e Pickford, në minutën e 75’-të të sfidës, pas një pasimi të anësorit, Dan Ndoye, mirëpo vetëm 4 minuta ë pas “diamanti” anglez, Bukayo Saka dërgon topin pas shpatullave të Yann Sommer, për të dërguar sfidën…

Read More

Pronari i dy mjeteve kamion është ndëshkuar me gjobë pasi dyshohet se ka lejuar qarkullimin e kamionëve duke shkelur kufizimet të cilat më herët janë publikuar sa i përket lëvizjes së mjeteve të tonazhit të rëndë. Sipas komunikatës nga Drejtoria Vendore e Policisë së Vlorës mjetet janë konstatuar gjatë monitorimit të pandërprerë në akset rrugore, më tej është identifikuar dhe ndëshkuar administrativisht pronari i dy kamionëve, drejtuesit e të cilëve në kundërshtim me kufizimet për lëvizjen e mjeteve të rënda qarkulluan në tunelin e Llogarasë me ngarkesa të pasiguruara. Gjoba është vendosur 13000 lekë për secilin kamion, ndërkohë që policia…

Read More

Toni Kros luajti ditën e djeshme ndeshjen e fundit si profesionist, pasi pati lajmëruar më herët largimin nga futbolli. Pas eliminimit dramatik të Gjermanisë nga Spanja, Kros ju është drejtuar me një letër lamturime të gjithë tifozëve besnikë të Gjermanisë dhe të atij personalë. “Më ra telefoni, ishte Julian Naglesmann, motivi i telefonatës? Rikthimi në kombëtare. Mendimi im i parë, që më kaloi ndërmend? Mos u trego naiv. Sa shumë krenari të mbash fanellën e kësaj kombëtare veshur. Gjermania është përsëri Gjermani. Ju lutem mos u dorëzoni”, tha ndër të tjera ish mesfushori madrilen.

Read More

Pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale mes Anglisë dhe Zvicrës është mbyllur në barazim pa gola. Dy skuadrat e kanë kontrolluar topin thuajse në mënyrë të barabartë, me anglezët që kanë një epërsi të lehtë. Edhe pse kanë pasur disa raste në zonë, asnjë goditje e të dyja skuadrave nuk ka shkuar drejt portës. Kujtojmë që fituesi i ndeshjes do të përballet me Holandën ose Turqinë, të cilat do të luajnë ndaj njëra-tjetrës në mbrëmje.

Read More

   Ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj ka kërkuar masë më të butë sigurie gjatë ditës së sotme në Gjykatë. Ai ka foruar garanci pasurore me vlerë 5 milionë lekë të rinj. Ilir Beqaj: Unë gjithmonë hipi pasagjer se skam patentë. Një makinë të tillë mund ta përdor pa problem me të ardhurat që kam, mund të përballoj jo shpenzimet e kësaj makine por disa të tilla me të ardhurat që kam, s’kam arsye ta fsheh. Kur është futur bashkëshortja te “Gzona”, ishte fat që një mik i përbashkët kishte interes për të bashkëpunuar në biznes. Kjo për faktin se shihej si…

Read More